POLITIKE

"Pensionistët shqiptarë sot janë më të varfër se në vitin 2013", Blushi: Buxheti 2025 është buxheti i thellimit të varfërimit!

n.f Përditësimi i fundit 13 Nëntor 2024, 18:36
"Pensionistët shqiptarë sot janë më të varfër
Blushi

TIRANË- Sekretari i Përgjitshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka mbajtur një konferenë për mediat pasditen e sotme. Gjatë fjalës së tij Blushi tha se buxhetin e 2025 është qartësisht buxheti kundër 791 mijë pensionistëve të cilët vitin e ardhshëm do të diskriminohen, do të përjashtohen dhe do jenë edhe më të varfër se këtë vit. Ai shtoi se buxheti 2025 është buxheti i thellimit të varfërimit dhe mjerimit të pensionistëve, që sot mezi shtyjnë javën dhe jo më muajin, për shkak se fondi për politika të reja pensionesh për vitin 2025 parashikohet vetëm 1.6 miliard lekë ose rritje me 0.9% të fondit total të sigurimeve shoqërore.

Sipas Blushit, pensionistët shqiptarë që sot janë më të varfër se në vitin 2013 kur “Rilindja” erdhi në pushtet dhe se vitin e ardhshëm do të jenë edhe më të varfër sepse mbështetja me 170 lekë në muaj kur niveli inflacionit është parashikuar në 3%. Blushi theksoi se kjo nuk është gjë tjetër veçse tallje dhe poshtërimi më i madh që i bëhet kategorisë më të varfër, por aq shumë ka kontribuar për zhvillimin e vendit. Ai shtoi se çdo pensionist duhet ta dijë se Qeveria e Edi Rama në buxhetin e vitit 2025 parashikon për ta vetëm 170 lekë mbështetje në muaj, e përsëris vetëm 170 lekë në muaj. Blushi shtoi se Kosova me buxhet 2.3 herë më të vogël se Shqipëria, me vendimin e miratuar tashmë do të rritë me 20% pensionet.

Nuk ka tregues më të vërtetë se sa pensionet për të kuptuar batërdinë që Edi Rama dhe “Rilindja” kanë bërë me taksat e shqiptarëve në 11 vite në pushtet dhe veçanërisht korrupsionin e përbindshëm që parashikon të realizojë në kurriz të pensionistëve dhe të të gjithë qytetarëve vitin e ardhshëm, duke vijuar pagesat e çmendura për PPP-të, koncensionet korruptive, inceneratorët, tenderat sekretë dhe rrugët e florinjta.

Buxheti i vitit 2025 është qartësisht buxheti kundër 791 mijë pensionistëve të cilët vitin e ardhshëm do të diskriminohen, do të përjashtohen dhe do jenë edhe më të varfër se këtë vit. Buxheti 2025 është buxheti i thellimit të varfërimit dhe mjerimit të pensionistëve, që sot mezi shtyjnë javën dhe jo më muajin, për shkak se fondi për politika të reja pensionesh për vitin 2025 parashikohet vetëm 1.6 miliard lekë ose rritje me 0.9% të fondit total të sigurimeve shoqërore.

Kjo do të thotë se pensionet nuk do të rriten as 1% kur vetëm niveli i inflancionit i parashikuar për vitin 2025 është 3%. Buxheti i vitit 2025 është tregues real i mashtrimit të radhës të Kryeministrit mbi premtimin se do të ketë indeksim të plotë për çmimet dhe një rritje për shkak të rritjes reale të ekonomisë për pensionistët.

Pensionistët shqiptarë që sot janë më të varfër se në vitin 2013 kur “Rilindja” erdhi në pushtet, vitin e ardhshëm do të jenë edhe më të varfër sepse mbështetja me 170 lekë në muaj kur niveli inflacionit është parashikuar në 3%, nuk është gjë tjetër veçse tallje dhe poshtërimi më i madh që i bëhet kategorisë më të varfër, por aq shumë ka kontribuar për zhvillimin e vendit.

Qeveria do të duhet të konsideronte në rritjen e pensioneve rritjen reale ekonomike në periudhën 2013-2023 përfshi dhe rritjen e vitit 2024 në masën 40.8%, si dhe indeksimin e pensioneve në rreth 43% për të mbuluar rritjen e çmimeve, përfshi të atyre ushqimore për periudhën deri në shtator të vitit 2024. Në total indeksimi dhe rritja reale e pensioneve do të duhej të ishte në masen 84% deri në fund të vitit 2024 krahasuar me fundvitin 2013.

Kjo do të thotë që aktualisht në zonat urbane pensioni mesatar i pleqërisë do të duhej të ishte në nivelin 28,638 lekë në muaj kur ndërkohë është 19,092 lekë në muaj. Ndërsa në zonat rurale pensioni i pleqërisë aktualisht do të duhej të ishte në nivelin 17,256 lekë në muaj kur ndërkohë është 11,504 lekë në muaj.

Qeveria i ka borxh secilit pensionist në zonat urbane mesatarisht në çdo muaj 9,546 lekë dhe në zonat rurale në 5,752 lekë për shkak të mos indeksimit të plotë mbi bazën e inflacionit të artikujve ushqimore dhe rritjes së munguar të pensionit nga rritja ekonomike. Dhe vitin e ardhshëm ky borxh do të thellohet edhe më shumë.

Në raport me masën e pensionit, pritet gjithashtu të thellohet ndjeshëm edhe diferenca në raport me vendet e rajonit, që edhe aktualisht është shumë e madhe. Masa e pensionit mesatar të pleqërisë urbane dhe rurale aktualisht në Shqipëri është 170 Euro, ndërsa në Kosovë është 340 Euro, në Malin e Zi është 450 Euro, në Maqedoninë e Veriut është 325 Euro dhe në Serbi është 390 Euro.

Çdo pensionist duhet ta dijë se Qeveria e Edi Rama në buxhetin e vitit 2025 parashikon për ta vetëm 170 lekë mbështetje në muaj, e përsëris vetëm 170 lekë në muaj. Ndërkohë Kosova me buxhet 2.3 herë më të vogël se Shqipëria, me vendimin e miratuar tashmë do të rritë me 20% pensionet.

Pra ndërsa mirëqenia e pensionistëve në Kosovë do vazhdojë të rritet, varfëria e pensionistëve në Shqipëri do të vazhdojë të thellohet. Partia e Lirisë i është përulësisht mirënjohës brezit, që ka bërë kaq shumë për Shqipërinë ndaj dhe dyfishimi i pensioneve është jo vetëm një nga 5 Prioritetet tona madhore, por një domosdoshmëri.

Partia e Lirisë nesër në qeverisje do të bëjë të mundur:

1. Dyfishimin e pensioneve dhe rritjen e tyre të barabartë me mesataren e rajonit, bazuar në nivelin e rritjes reale ekonomike.

2. Indeksimin e plotë të masës së pensioneve duke e llogaritur indeksimin mbi bazën e inflacionit të artikujve ushqimorë.

3. Indeksimin e shpeshtë brenda vitit të masës së pensioneve në rastet e krizave apo pandemive për shkak të rritjes së shpejtë të çmimeve.

Ne angazhohemi gjithashtu për: Mbulimin e plotë financiar të të gjithë barnave, që përdoren nga pensionistet dhe të përshkruara me recetë mjekësore. Mbulimin e të gjitha shërbimeve mjekësore dhe të infermierisë në banesë për të pensionistët me probleme shëndetësore. Dhënien e shërbimit mjekësor me prioritet për pensionistët për evitimin e pritjeve të gjata në qendra shëndetësore apo spitale.

Sigurimin e shërbimeve mjekësore pa pagesë për rehabilitimin dhe fizioterapinë për pensionistët me sëmundje invalidizuese.Sigurimin pa pagesë të materialeve mjekësore të trajtimit të pacienteve pensionistë në banesë si dhe artikujve mjekësore (paterica, karroca, shtreter ortopedike), që mundësojnë lëvizjen dhe pavarësimin jetësor të pensionistëve. Zbatimin e detyruar të protokolleve të geriatrisë në qendrat shëndetësore për pacientët pensionistë.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan