10 vjet burgim Millorad Gjokoviçit për krime lufte ndaj popullsisë civile
Kryetarja e trupit gjykues, Donika Shala-Abdyli shpalli fajtor Millorad Gjokoviçin për krime lufte ndaj popullsisë civile. Ai në Gjykat&...
Kryetarja e trupit gjykues, Donika Shala-Abdyli shpalli fajtor Millorad Gjokoviçin për krime lufte ndaj popullsisë civile. Ai në Gjykat&...
Studentët e Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë kanë bojkotuar edhe ditën e sotme auditorët, në vijim t...
Pedagogët janë ndaluar na forca policie për t’ju bashkuar protestës së studentëve para Kuvendit të republikës s&...
Gjykata e Posaçme ka vendosur që gjyqi Meta-Kryemadhi të zhvillohet pa avokat nga data 29 tetor. Procesi gjyqësor ndaj Ilir Metës ...
Bashkimi Evropian deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllokun evropian, duke iu përgjigjur paralajmërimeve t&eum...
Kongresmenja demokrate amerikane Alexandria Ocasio-Cortez ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë sh...
Një zë i rëndësishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, republikania Alexandria Ocasio Cortez ka rea...
Një raport i ri ndërkombëtar mbi shtetin e së drejtës, i publikuar nga World Justice Project (WJP), e rendit Shqipërinë n&e...
Belind Këlliçi në fjalën e tij në Kuvend u shpreh Grupi Parlamentar i PD mbështet protestën dhe dënon dhunën sh...
Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres ka reaguar lidhur me revoltat studentore dhe dhunën që policia ka ushtruar ndaj të rinjve, duke k&eu...
TIRANË- Komisioni i Posaçëm Parlamentar “Për Thellimin e Reformave për Mirëqeverisjen, Sundimin e Ligjit dhe Antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian”, zhvilloi paraditen e sotme mbledhjen e radhës, në të cilën shqyrtoi dhe miratoi 3 projektvendime.
Pas miratimit të procesverbalit të mbledhjes së kaluar, Sekretariati Teknik informoi mbi draft- Dokumentin Analitik (jo përfundimtar) të përgatitur nga Grupi i Ekspertëve të Nivelit të Lartë, i cili përmban një draft të analizës së situatës aktuale në të 3 fushat objekt i punës së komisionit: i)Mirëqëverisja, ii)Antikorrupsioni dhe iii)Sundimi i Ligjit.
Draft- Dokumenti Analitik bazohet kryesisht në vlerësimet, gjetjet dhe rekomandimet e shprehura në Raportet e BE-së, si dhe një sërë raportesh dhe dokumentesh të tjera zyrtare vendase dhe ndërkombëtare. Draft- Dokumenti Analitik është një material voluminoz me 12 komponentë/kapituj dhe me rreth 20 nënkomponentë.
Me qëllim përmbushjen e 4 parimeve kyçe mbi të cilat është ndërtuar ky proces reformimi: gjithëpërfshirjen; transparencën; profesionalizmin dhe standardet më të mira të BE, do të zhvillohet një proces i gjerë konsultimi. Në përfundim të këtij procesi, vlerësimet, gjetjet dhe propozimet e mbledhura do t’i jepen Grupeve të Ekspertëve për t’i reflektuar në Dokumentin Analitik dhe vetëm në përmbyllje të këtij procesi, drafti do t’i kalojë për diskutim dhe miratim Komisionit të Posaçëm Parlamentar.
Më pas Komisioni shqyrtoi 3 vendime të natyrës organizative, përgatitur nga Sekretariati Teknik të cilat u miratuan nga anëtarët e pranishëm në mbledhje. Më konkretisht: Vendimi i parë lidhet me miratimin e hapave për organizimin e procesit të konsultimit publik, sipas masave të propozuara nga Grupi i Ekspertëve të Nivelit të Lartë dhe Sekretariatit Teknik, ku përfshihet: organizimi i tryezave tematike publike, forumeve të dialogut qytetar me fokus çështjet e ndjeshme për qytetarët; konsultimeve me grupet e interesit, përfshi edhe institucionet shtetërore dhe agjencitë ekzekutive ligjzbatuese; si dhe konsultimi i draftit të Dokumentit Analitik me ekspertë e konsulentë ndërkombëtarë për të marrë vlerësimet dhe komentet e tyre lidhur me përputhshmërinë me standardet ndërkombëtare, si dhe reflektuar përvojat më të mira ndërkombëtare në këto fusha.
Vendimi i dytë lidhet me miratimin e ndryshimeve në përbërjen e Grupit të Ekspertëve të Nivelit të Lartë. Vendimi i tretë lidhet me miratimin e listës së ekspertëve dhe konsulentëve të jashtëm ndërkombëtarë, të cilët do të atashohen pranë Komisionit, për të mbështetur dhe kontribuar në përmbushje të objektit të veprimtarisë së komisionit të posaçëm.
Anëtarët e komisionit, përfaqësues të opozitës, nuk morën pjesë në këtë mbledhje.
TIRANA- Grupi i Partisë Demokratike është takuar me delegacionin e Parlamentit Europian, që ndodhet në Tiranë. Në k&eu...
Djegia e karrigeve TIRANË- Kuvendi ka shpallur procedurën e tenderimit për karriket e reja të Parlamentit, për të zëvend...
TIRANA- Eurodeputeti austriak Thomas Waitz u tha gazetarëve se kryeministri Edi Rama u kishte thënë në takimin e sotëm se po i vë...
FIER- Kryeministri Edi Rama në kuadër të zgjedhjeve të përgjithshme që do të mbahet vitin e ardhshëm ka nisur tak...
TIRANË- Një situatë e paprecedent ka ndodhur mëngjesin e sotëm me eurodeputetin Fredi Beleri gjatë vizitës në Tiran&eu...
FIER- Ish-deputeti opozitar i burgosur, Ervin Salianji, u ka dërguar një letër nga burgu i Fierit ambasadave perëndimore në Tiran&eum...
TIRANË- Kreu i Bashkisë së Devollit Eduard Duro ka reaguar pasi Prokuroria e Posaçme e ka marrë të pandehur për shp&...
TIRANË- Eurodeputeti Fredi Beleri është përballur me një incident të pakëndshëm mëngjesin e sotëm....
TIRANA- Sot dhe nesër do të mbahet në Tiranë takimi i 18-të i Komisionit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipë...
TIRANA- Ditën e sotme dhe të nesërme në Tiranë do të zhvillohet takimi i 18-të i Komisionit Parlamentar të Stabil...