Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, foli sot për tensionet në rritje mes kryeministrit Edi Rama dhe ish-kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Ai tha se përplasja mes tyre ka nisur që pas vizitës së Veliajt në SHBA, ku ky i fundit u fotografua me nënpresidenten Kamala Harris – një moment që, sipas Berishës, ka shkaktuar irritim tek Rama, i cili nuk ka arritur ta realizojë një takim të tillë.
Berisha akuzoi Ramën për ndëshkim të atyre që i konsideron rrezik politik dhe për privilegjim të rrethit të ngushtë familjar dhe biznesor. Ai përmendi një sërë projektesh urbane që, sipas tij, janë bërë me dijeninë e Veliajt, por pa ia ngarkuar përgjegjësinë atij.
Në veçanti, përmendi projektin e një hoteli 20-katësh në pronësi të Redi Mollës, që sipas Berishës lidhet me familjen Rama. Ai u shpreh se Molla përfitoi trajtim të veçantë dhe doli nga burgu, pikërisht për shkak të këtyre lidhjeve.
Berisha: Por, historitë e tyre nuk kanë fund.
Tani rikthehemi ne tek problemi ynë.
Cili është qëndrimi i tyre ndaj opozitës?
U shpreh në mënyrën më të qartë se kurrë këto javë të parlamentit që kulmuan me ditën e djeshme. Gjatë këtyre javëve të parlamentit, çfarë u provua? U provua se për t’i mohuar fjalën opozitës, ata ishin të gatshëm të sakrifikojnë parlamentin. Ishin të gatshëm de facto të asgjësonin parlamentin dhe parlamentarizmin.
Nuk kishte ndodhur kurrë kjo.
Ishte hera e parë. Se si mundesh të pranosh kryeministër të miratosh programin 4-vjeçar dhe programin për 28 minuta, tregon se je një pasardhës besnik i Enver Hoxhës, një bastard i Kim Jong Unit apo Gedafit se kush në botë nuk e bën këtë akt të tillë. Jo, Enver Hoxha nuk e bënte një akt të tillë. E patë, dy ditë ka zhvilluar parlamenti që kur është hapur. Dhe ato dy ditë u shpëtuan nga duart, se doli Taulant Balla e tha, o këto, ose do i votojmë. Por kulmi i tyre arriti dje.
Ne paraqitëm të drejtën në përputhje me Kushtetutën, kërkuam të ushtrojmë të drejtën e komisioneve hetimore, mision kryesor i opozitës, kontrolli. Kaq ka opozita. Kontrollin po, e ka, e ka mision kryesor. Ajo opozitë që nuk bën kontroll, ajo nuk është opozitë. Ajo është pseudo-opozitë. Është letër kot. Në qoftë se nuk kontroll dot sistemin, çfarë bën aty? Filloi me refuzimin e ministrave për t’u paraqitur para jush në komisione, me refuzimin e interpelancave të Ramës, me refuzimin e komisioneve dhe kulmoi me refuzimin e dy komisioneve hetimore parlamentare të një rëndësie themelore për shoqërinë shqiptare. jo vetëm për opozitën. McGonigali është i një rëndësie të jashtëzakonshme. Emri i Edi Ramës, sipas medieve amerikanë më serioze, të bazuar në dosjen e gjykatës së Uashingtonit, në atë dosje citohet 13 herë. Edi Rama, publikisht ka deklaruar krenarinë e tij për miqësinë me McGonigalin. Tani duhet të jemi të hapur dhe të vërtetë. Edi Rama e korruptoi njeriun kryesor që kishte mision kryesor të mbronte kombin amerikan nga korrupsioni. E thotë gjykatësi në vendimin e tij, nuk e them unë.
Edi Rama e pagoi atë për aksionin direkt kundër opozitës. Edi Rama e futi atë në hetime të pista, të turpshme, të padenja. Me Tom Doshin dhe Durim Bamin, i çoi në Vjenë që t’i hetonte. Se e ka porositur Durimin, Ilir Meta ta vriste Tomën apo të mos e vriste. E kuptoni? Presidenti i Republikës tani të hetohej për një trillim të mirëfilltë dhe merrej, paguhej kryezbuluesi i SHBA për hetimin në Vjenë, vend neutral. Ka akt më të turpshëm?
Dorian Duçka dhe Agron Neza, bashkë me McGonigalin takonin prore këtu biznesmenë që kanë pasur kurajën të dalin publikisht dhe t’i denonconin dhe u kërkonin 1-2 milionë për t’u hequr sanksionet. 5 milionë e me radhë.
Kjo është veprimtari e fuqishme kriminale e Edi Ramës, McGonigalit, Dorian Duçkës, Agron Nezës, por e vërteta, edhe e kompanisë që solli mbrapa dhe e kontraktoi Edi Rama për t’u marrë me opozitën. Siç vërtetohet nga dokumentet.
A ka opozitë në botë që nuk do kërkonte hetimin e këtij problemin? Nuk besoj që një opozitë i thotë vetes opozitë dhe nuk merr përsipër hetimin.
Dosja shqiptare nuk ka dalë e tëra në gjykatën amerikane dhe ne mund të kontribuonin më shumë me hetimin tonë parlamentar.
Sigurisht që kjo do damkoste më shumë Ramën dhe do zemëronte miqtë e Ramës në Europë dhe SHBA. Por ne nuk e bëjmë as për të zemëruar, ne e bëjmë që t’i japim Edi Ramës dhe McGonigalit atë që meritojnë për qëndrimin në Shqipëri dhe të kontribuojmë në hetimin e tij, apo në njohjen e plotë të veprimtarisë së tij kriminale në Shqipëri.
Refuzuan, nuk lejuan. Kjo është hera e dytë, nuk e lejuan edhe njëherë tjetër.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
31 Tetor13:09
“Veliaj shkoi në SHBA dhe takoi Kamala Harris, ndërsa Rama jo”/ Berisha tregon si lindi përplasje mes tyre: Ish-kryebashkiaku i di të gjitha vjedhjet!
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka treguar si ka nisur përplasja mes Edi Ramës dhe Erion Veliajt, për të cilin thotë se...
POLITIKE
31 Tetor12:47
Berisha: Veliaj tha një të vërtetë sot në Gjykatën Kushtetuese
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë mbledhjes së grupit parlamentar komentoi edhe deklaratat e Erion Veliajt në Gjykatën K...
POLITIKE
31 Tetor12:46
“Nuk kam vdekur, as dorëheqje nuk kam dhënë'/ Veliaj rendit arsyet pse duhet të vazhdojë detyrën
Ish-kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj renditi argumentet e tij para Gjykatës Kushtetuese se pse duhet të vazhdojë ushtrimin e detyr&eu...
POLITIKE
31 Tetor12:38
Berisha zbardh mesazhin kërcënues të Ramës ndaj prokurorit që firmosi hetimet ndaj Ballukut
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha denoncoi kërcënimet e kryeministrit Edi Rama ndaj prokurorit Dritan Prençi që firmosi dosjen...
POLITIKE
31 Tetor12:12
''Kryebashkiaku i Tropojës u la në arrest shtëpie''/ Erion Veliaj në Kushtetuese: A janë qytetarët të gjithë të barabartë?
Në fjalën e tij në kushtetuese Veliaj bëri dhe një krahasim mes tij dhe kryebashkiakut të Tropojës.
Pse tolerenca n&...
POLITIKE
31 Tetor11:58
U krijua një precedent/ Veliaj flet për shkarkimin: Nesër mund të jenë ata viktima të padrejtësive
Erion Veliaj teksa po flet në seancën që po mbahet në Gjykatën Kushtetuese, tha se duhet të ishte thirrur nga këshilli i Ba...
POLITIKE
31 Tetor11:42
''Jam këtu si kryetar bashkie''/ Veliaj prek në sedër Gjykatën Kushtetuese: Nuk dua mëshirë nga kjo gjykatë, demokracia po vihet në provë
Erion Veliaj ka mbajtur fjalën e tij në seancën që po zhvillohet në Gjykatën Kushtetuese.
Ai e quajti këtë proces t&e...
POLITIKE
31 Tetor11:47
Veliaj shpërthen ndaj Ramës: Vota po tjetërsohet për të sunduar
Erion Veliaj shpërtheu në seancën e Gjykatës Kushtetuese, duke deklaruar disa herë se sulmi ndaj tij është sulm ndaj votë...
POLITIKE
31 Tetor11:36
Veliaj thumbon Ramën në GJK: I zhgënjyer, fyerja më e madhe erdhi nga bashkëpunëtorët, Zoti i faltë!
Erion Veliaj ka shprehur sot një zhgënjim të madh që bashkëpunëtorët e tij votuan pro shkarkimin. Ai tha se ata as e pyet&e...
POLITIKE
31 Tetor11:21
“9 muaj për 9 minuta” – Veliaj ironizon në Kushtetuese: Më shumë policë se avokatë!
Gjatë seancës në Gjykatën Kushtetuese, Erion Veliaj nkomentoi shkurt kohëzgjatjen e përballjes me drejtësinë: “9 m...