POLITIKE

"Po bëhen krime zgjedhore dhe presione qytetarëve për votën", Doshi: Rama është marrë peng nga korrupsioni dhe krimi i organizuar

r.ll Përditësimi i fundit 10 Maj 2025, 09:07
"Po bëhen krime zgjedhore dhe presione qytetarëve për
tom doshi

TIRANË- Partia Socialdemokrate ka zhvilluar mbrëmjen e djeshme takimin përmbyllës të fushatës elektorale për zgjedhjet e 11 majit. Në takim mbajti fjalën e tij kryetari i PSD-së, Tom Doshi, i cili u shpreh se 12 maj, kryeministri Edi Rama dhe kryedemokrati Sali Berisha do ta shohin se sa e madhe është PSD si forcë politke.

Doshi u shpreh se qeveria aktuale është e korruptuar, me gjysmën e qeverisë në burg, ndërsa shtoi se pritet të arrestohen dhe të tjerë. Ai tha se po kryhen çdo ditë krime zgjedhore, ndërsa hodhi akuza edhe ndaj policisë duke thënë se është e lidhur me krimin. Sipas kreut të PSD-së, "Rama është marrë peng nga korrupsioni dhe krimi i organizuar"

“Me 12 maj do ta shohin edhe Rama edhe Berisha se sa e madhe është PSD si parti. Kurrë nuk do të ma merrte mendja se PS do të përfundonte në këtë korrupsion. Kemi gjysmën e qeverisë në burg, priten edhe të tjerë. Po bëhen krime zgjedhore, po i marrin lirinë njerëzve vetëm që të votojnë për PS, po pse PS ka frikë, nëse ka punuar mirë mund ta votojnë pa presione. Edi Rama tallet me shqiptarët, thotë marr 88 mandate. Nëse i merr 88 mandate pse bën presione, pse i heq njerëzit nga puna, pse fut policinë e shtetit duke bllokuar qytetarët për të mos votuar PSD.

Po e çojnë vendin në një kolaps që ndërkombëtarët jo të na japin pasaportën europiane por të mos njohin zgjedhjet prej krimit zgjedhor që po bëhet në Shqipëri. Është çuar i madh e i vogël për të blerë vota, policia e lidhur me krimin e organizuar. Më vjen keq që Rama është marrë peng nga korrupsioni dhe krimi i organizuar. Kemi një drejtues politik në Shkodër i cili i ka orët e numëruara.

Takohet çdo ditë me drejtorin e policisë që kemi atje. Ky drejtori i policisë paska thënë që Tom Doshi nuk nxjerr as veten deputet sepse ai është i lidhur me krimin e organizuar dhe nuk do t’i linte njerëzit për të votuar por doli i kundërta. Edhe këtë provokimin që na faturuan ne, nga 6 persona me fletë kontrolle ne kemi patur vetëm kryetarin e PSD të Malësisë së Madhe të cilit nuk i gjetën asgjë të paligjshme. Ju bëj thirrje kryetarëve të bashkive, ministriave, mos u merrni me blerje votash. Kanë premtuar se do të shkrijnë SPAK dhe kanë future gjithë njerëzit në Dubai duke punuar me telefona se do shkrijnë SPAK këta. Ne e kemi mbështetur SPAK”, tha Doshi.

Kreu i PSD-së nuk la pa rikujtuar në takim edhe për programin social të kësaj force politike, i cili sipas tij mbështet të gjitha shtresat në nevojë.

“Është 60 euro ndihma sociale për një familje. Thonë se rritja ekonomike është 5% ndërkohë kemi 1 milion shqiptarë që vuajnë për bukë. A e imagjinoni në 2025 t’ju hiqet ndihma ekonomike atyre që kanë televisor në shtëpi. Rama pensionistëve ju dha 100 euro në fakt Rama ju bleu votat por pensionistët të mos e votojnë. Të dyja partitë, PD dhe PS janë të korruptuara. Votoni PSD. Kemi 80 mijë familjeve të prekura me kancer që shteti i la pa ilaçe, pa aparatura. Jemi i vetmi vend në rajon që nuk ka PET skaner, është vetëm një në privat.

Ju premtoj se brenda vitit me buxhetin e shtetit do të sigurojmë 8 të tilla për qytetarët shqiptar që të mos shkojnë të bëjnë vizitën për kancerin me këtë paisje kund tjetër, vizitë që në privat kushton 1500 euro. Edhe administrata të votojnë PSD sepse prej 2 muajsh i çojnë ma autobuzë sa në një vend në një tjetër në mënyrë që të duken njerëz shumë. Erdhi kryeministri Rama në Shkodër dhe i detyruan që të bënin lista ku secili të silltë nga 10 vetë, a e din isa morën pjesë, vetëm 1900 vetë, aq dhe më shumë i pata unë në pallatin e sportit në Shkodër. Votoni PSD sepse jemi e vetmja shpresë për shqiptarët”, tha ai.

tom doshi zgjedhjet e 11 majit

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan