Pas finales së Botërorit, Tapia shuan teoritë konspirative: Humbëm me meritë ndaj Spanjës
Finalja e Kupës së Botës 2026 do të mbahet mend gjatë, jo vetëm për festën madhështore në Spanjë pas tr...
Finalja e Kupës së Botës 2026 do të mbahet mend gjatë, jo vetëm për festën madhështore në Spanjë pas tr...
Teksa vazhdon seanca parlamentare mësohet se policia ka shoqërua 12 protestues pas tensioneve gjatë tubimit para Kuvendit....
Federata Norvegjeze e Futbollit pritet të paraqesë një ankesë zyrtare në Komitetin e Etikës së FIFA-s për një ven...
Një mesazh goditës që vjen nga protesta para Kuvendit. Qese me mbetje, janë vendosur nga qytetarët, te kordoni policor, ndërsa ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shpërthyer me akuza dhe fyerje ndaj deputetit socialist Blendi Klosi gjatë seancës plenar...
Mosfunksionimi i sistemit të frenimit apo një kolaps shëndetësor i drejtuesit të mjetit dyshohet se mund të jetë shkaku i a...
Dita e nesërme pritet të jetë e ethshme për familjen e madhe socialiste, teksa në korridoret e kësaj force politike përflit...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka reaguar në Kuvend pas deklaratave të ministrit të Brendshëm, Besfort Lamallari, d...
Deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Hoxha është sulmuar me vezë nga protestuesit. Këta të fundit i kanë zënë pr...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur për mediat para Kuvendit, ku ka kundërshtuar mënyrën se si, sipas tij, po proc...
Ish-presidenti i vendit, Ilir Meta i është drejtuar publikisht me një letër drejtuesit të INFOÇIP, Gerti Shella, duke ngritur shqetësime e tij për mënyrën e funksionimit të drejtësisë dhe kushtet në bugje. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Meta kërkon t'i jepet një vendimi zyrtar i Komisionit Disiplinor të IEVP “Jordan Misja”, marrë në 2 korrik 2025, se për çfarë shkeljesh është dënuar.
Ai ka kërkuar që gazetarët dhe aktorë të medias të mos pengohen nga qeveria me pretekstin se nuk ka kushte, ndërsa shton se qelia e tij është shumë komode për të pritur edhe një panel analistësh.
Meta është ndalur edhe tek kushtet në institucionet e vuajtjes së dënimit, për të cilat tha se kushtet e gardianëve dhe punonjësve në burgje janë tejet problematike. Në fund, presidenti i Partisë Liria tha se për të patur shtet ligjor të drejtë dhe funksional, duhet të mbrohet Kushtetuta si gjëja më të çmuar e vendit.
Reagimi:
I nderuar drejtues i Qendrës për Çështjet e Informimit Publik (INFOÇIP), Z. Gerti Shella, Duke ju përgëzuar për qëndrimet tuaja parimore për mbrojtjen e shtetit të së drejtës, për më shumë se një dekadë, por edhe si monitorues i paanshëm, që keni qenë, i funksionimit të institucioneve të drejtësisë, dhe meqënëse dje ishit te emisioni “Off The Record” në A2 CNN, të gazetarit, Z. Andrea Danglli, kam këto lutje për ju:
Mos e ngrini më çështjen e lirimit tim nga paraburgimi, se kjo nuk vlen për Reformën e “Plepave 2”, të cilën ju e dini që unë e kam paralajmëruar prej kohës se çfarë pasojash do të sillte për shqiptarët. Së dyti, po ta kisha kaq të domosdoshme lirimin nga burgu do e kisha futur emrin tim në listat e sigurta për deputetë.
Por ju e dini, që kam qenë kundër këtij sistemi të listave të mbyllura, që në vitin 2008, kur u bënë ndryshimet katastrofike kushtetuese.
Ju lutem juve, Z. Lavdrim Lita, që ishte me ju e të tjerëve, të kërkoni publikisht të më jepet vendimi zyrtar i Komisionit Disiplinor të IEVP “Jordan Misja”, marrë në 2 korrik 2025, se për çfarë shkeljesh jam dënuar unë. A është normale që një qytetari të mos i dorëzohet edhe pas 10 muajsh vendimi i dënimit? Po kështu, a është normale që ky qytetar të mos ushtrojë të drejtën e ankimit? Por a mund të ushtrohet kjo e drejtë kushtetuese nëse nuk ke në dorë një vendim zyrtar?
Ju lutem i nderuar Z. Shella, Z. Lita dhe gjithë të tjerëve, që të kërkoni publikisht që Z. Andrea Danglli dhe kolegët e tjerë si ai që kanë marrë edhe leje nga SPAK-u, për të më intervistuar mua këtu, të mos pengohen më në mënyrë arbitrare dhe me justifikime skandaloze, se gjoja nuk paskan kushte këtu për të realizuar një intervistë. Nëse nuk kanë ata kushte, ju siguroj se mund ta bëjmë te qelia ime se është shumë komode për të pritur jo një gazetar me kameraman, por edhe një panel analistësh.
Paska kushte Rusia, që i lejoi mediat ndërkombëtare të intervistojnë kundërshtarët e Putinit në burgjet e Siberisë dhe nuk paska kushte Shqipëria që ka hapur gjithë kapitujt e negociatave me Bashkimin Europian për të realizuar një intervistë në mes të Tiranës!!! Ndërsa për sa i takon standardeve të paraburgimit me të cilat ju si përfaqësues i shoqërisë civile jeni marrë seriozisht, nëse gjeni kohën dhe merrni lejen, unë ju pres në çdo moment që të diskutoj me ju.
Kuptohet, jo për mua, por për qindra të pafajshëm që janë harruar këtu për vite të tëra. Po kështu, të flasim edhe për kushtet e gardianëve dhe punonjësve në burgje, që janë tejet problematike. Pastaj përsa i takon justifikimit të dështimeve dhe standardeve antieuropiane se ja Reformën e kemi bërë me “aleatët”, të mos harrojmë se edhe Reformën “Plepat 1” me “aleatët” e bëmë.
Problemi është se edhe për shkak të pasigurisë juridike në këto 10 vite janë larguar 1 milion shqiptarë e jo 1 milion “aleatë”. Rreziku i këtij vendi është të mos mbetet pa shqiptarë se “aleatë” ka patur përherë. Ndaj për të patur shtet ligjor të drejtë dhe funksional na duhet të mbrojmë Kushtetutën tonë si gjënë më të çmuar se Kim Filbët dhe McGonigalët kanë ekzistuar në çdo kohë i nderuar Z. Shella.
Deputeti demokrat Saimir Korreshi, ka reaguar ashpër ndaj qëndrimit të Ministrisë së Shëndetësisë, pas akuzave të t...
Në seancën e kësaj të enjte në Kuvendin e Shqipërisë, deputeti i PD, Saimir Korreshi u përplas me ministrin e Energjis&e...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbajtur një deklaratë nga foltorja e Kuvendit, ku ka komentuar zhvillimet lidhur me fondet e IPARD...
Nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë janë lëshuar akuza të rënda ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e lidhur atë me nj...
Deputeti demokrat Eno Bozdo, akuzoi mazhorancën për projektligjin e fundit që votoi në Parlament, mbi portet turistike, duke i kërkua...
Deputeti i PD Saimir Korreshi ka listuar ditën e sotme një sërë problematikash që po përballet sistemi i shëndetësis&e...
Në seancën plenare të kësaj të enjte ishte parashikuar një interpelancë me Edi Ramën e kërkuar nga deputët A...
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka ngritur shqetësimin për protestën e studentëve shqiptarë në Maqedonia e Veri...
Kreu i PD-së, Sali Berisha ka replikuar nga vendi i tij ndaj fjalës së ministrit të Bujqësisë, Andis Salla. Ai ‘sfidoi&rs...
Kreu i PD Sali Berisha ka akuzuar mazhorancën se ka vjedhur fondet e IPARD duke mos ua shpërndarë fermerëve. Ai iu përgjigj deputeti...