POLITIKE

Ç’po ndodh me Sazanin? Rama: Akoma nuk i kemi mbyllur negociatat, sepse...

Piranjat Përditësimi i fundit 13 Prill 2026, 16:34
Ç’po ndodh me Sazanin? Rama: Akoma nuk i kemi mbyllur negociatat,

Në mes të një vale lajmesh dhe spekulimesh, qeveria ka hedhur dritë mbi të ardhmen e ishullit të Sazanit, duke përgënjeshtruar kategorikisht zërat për shitjen e tij tek familja e ish-presidentit amerikan, Donald Trump.

Ishte vetë kryeministroi Edi Rama i cili theksoi se Sazani nuk është shitur dhe nuk do të shitet, pasi ai është dhe do të mbetet pronë e patjetërsueshme e Republikës së Shqipërisë. Projekt-marrëveshja për zhvillimin e ishullit është ende në fazë negocimi dhe nuk ka arritur në një përfundim.

Rama: “Shiko, se këtu flitet shumë për gjithçka edhe për fat të keq, bëhen fakte gjëra të pavërteta, marrin dhenë edhe bëhen të vërteta, edhe s'ka zot pastaj që i ndryshon ato gënjeshtra që janë bërë të vërteta. Më lër të mbaroj, se është hapur gjithandej edhe kur shkruajnë mediat e huaja thonë që qeveria ka shitur, ia ka shitur ishullin e Sazanit familjes së Trumpit. Kjo është e pavërtetë.

Ne nuk e kemi shitur dhe nuk e shesim ishullin, sepse Sazani është pronë e Republikës së Shqipërisë, do të mbetet pronë e Republikës së Shqipërisë, e para. E dyta, ne nuk e kemi përfunduar akoma sot që flasim negociatën për Sazanin. Pse dhe nuk e kemi përfunduar dhe çfarë po negociojmë ne? Sepse Republika e Shqipërisë, shteti shqiptar do të jetë pjesë e kompanisë së përbashkët që do të investojë dhe do të administrojë ishullin. Kështu që edhe në këtë pikë, domethënë, si të thuash, shqiptarët janë të përfaqësuar nga shteti në këtë iniciativë.

E treta, nuk bëhet fjalë për të mbyllur ishullin. Pra nuk do jetë një resort i mbyllur, siç mund të ketë resorte të vogla që janë të mbyllura me mure dhe që hyjnë vetëm ata që banojnë ose ata që ftohen. Nuk do të jetë i mbyllur. Se nuk do bëhet rezervat i privilegjuar.

E katërta, projekti i Sazanit ka ndryshuar në proces, si projekt ndërtimi. Pra, aty do të ketë shumë pak ndërtime dhe do të ketë një profil kulturor, artistik të rëndësishëm. Dhe unë besoj që do jetë një nga projektet më të bukura që janë zhvilluar në Mesdhe. Dhe bashkë me pjesën përballë Sazanit që është pjesa private, por që zhvillimi po ndodh në të njëjtën dorë, ku janë përfshirë arkitektë nga më të mëdhenjtë e botës, do jetë vërtet një zhvillim që do t'i rrisë vlerën në mënyrë të jashtëzakonshme e gjithë investimeve këtu”.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?