Pak para protestës, Policia “rrethon” Parlamentin
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...

TIRANË- Deputetja demokrate Dhurata Çupi tha se protestat nuk do të ndalen nga ana e opozitës, sa kohë që PD është pranë qytetarëve dhe shqetësimeve të tyre. Çupi e ftuar në A SHOW me Adi Krastën në Syri Tv, tha se përgjatë tre orëve protestë, u konfirmua sot se ndodhemi në një ‘quasi’ diktaturë, dhe kjo sipas saj, përmes shtetit policor.
Gjithashtu Çupi, tha se policia e këtij pushteti është sjellë në mënyrë harbute dhe poshtëruese me qytetarët, duke i sulmuar e provokuar, në një kohë kur vendi ynë pretendon të aderojë në BE. Sipas Çupit, një shtet policor nuk pranon një shtet demokratik dhe me prezencë opozite, që të mos jetë e nënshtruar ndaj pushtetit.
"Jemi në një ‘quasi’ diktaturë dhe shtet policor, edhe këtë e konfirmoi sot. Për 3 orë policia e këtij shteti është sjellë në mënyrë harbute e poshteruerse me qytetarët. Keni parë qytetarë të sulumuar e provokuar në një vend ku pretendojmë BE, kjo është e rendë. Kemi një shtet policor ku nuk pranon një shtet demokratik që të ketë opozitrë dhe të mos jetë e nënshtruar ndaj pushtetit. Ka një opozitë që denoncon këtë pushtet hajdut dhe abuziv. Ne jemi në këto kushte dhe ka një opozitë dhe gjysmën e shqiptarëve që mendon ndryshe nga ky pushtet.
Në protestë, në aksion, në përballje më këtë të keqe, kemi pensionistët, rininë, shtresën e mesme, profesionet e lira i kemi në krah, ndaj një pushteti që vjedh e korrupton, që e ka kthyer vendin në një plaçkë të Ramës. Kemi një opozitë që e ka natyrore të protestojë e t’i qëndrojë përballë këtij pushteti.
Kishim mbështetje qytetare me të madhe se herët e tjera, sepse po shohin një opozitë që mbron interesin qytetar. Shoqërimet në komisariat, janë frikë nga ana e pushtetit. Protestuesit janë provokuar dpd nga policia e këtij pushtetit. Sipas paralajmërimit të protestës, policia ka shantazhuar gjatë protestës dhe tashmë vijon të shoqërojë persona. Ka shoqëruar anëtarë të kryesisë dega 9 dhe të tjerë që po mjekohen. Sjellje e një policie politike nën hyqmin e pushtetit.
S’mund të pranojnë opozitën, që i qëndron përballë këtij pushteti. Do vazhdojmë protestat, s’janë vetëm politike të organizuara nga PD, dy rezolutat kuptimplotë dhe domethënëse që s’ka pasur kaq ashpërsi dhe realitet për situatën politike në Shqipëri. Do të na bashkohen qytetarë që kanë hallin e tyre, pensionistë që mbijetojnë, keqeverisja, që s’kanë ndihmë e përkrahje sociale….familje që janë shpopulluar. Në një Shqipëri që e ka kthyer Rama në plaçkën e tij. I kupton çdo shqiptar këto, dhe e kanë të qartë se çfarë po bën kjo qeveri".
TIRANË- Nënkryetari i PD-së, Agron Gjekmarkaj tha se jemi në vitin e 12 që Edi Rama është në qeveri, ndë...
TIRANË- Nënkryetar i PD-së, Agron Gjekmarkaj i ka drejtuar një thirrje Komisariatit nr6 të Policisë së Tiranë...
pamje nga shoqerimi i fatmir myrtes TIRANË- Pas tre orësh mosbindje civile dhe përplasje të ashpër mes përfaqësuesv...
Protesta TIRANË- Deputeti i PL-së, Tedi Blushi gjatë protestës së opozitës te "Sheshi Willson" ka hipur sipër autob...
TIRANË- Deputetja e PD Dhurata Çupi, është shprehur se opozita është në të drejtën e saj për të prote...
pamje nga marshimi TIRANË- Protestuesit dhe përfaqësuesit e Partisë Demokratike po zhvendosen nga "Sheshi Willson" drejt bashkisë...
TIRANË- Nënkryetari i PD-së, Agron Gjekmarkaj është shprehur se Policia e Shtetit është treguar brutale duke dhunuar depute...
proteste TIRANË- Që në nisje të protestës, policia ka shoqëruar disa persona. Raportohet se Fatmir Myrta, kryetari i degë...
TIRANË- Drejtuesi politik i PD për Tiranën, Blelind Këlliçi është shprehur se sot në protestën e opoz...
Xhixho TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho u është bashkuar pensionistëve të cilët j...