U arrestua në flagrancë, SPAK jep detaje për prangosjen e drejtuesit të inceneratorit në Elbasan. Ja shuma që mori ryshfet
Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), nën drejtimin e prokurorit të çështjes, sot, më 5.10.2026 arrestuan n&eu...
Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), nën drejtimin e prokurorit të çështjes, sot, më 5.10.2026 arrestuan n&eu...
SPAK dhe BKH kanë zhvilluar një aksion në Elbasan gjatë ditës së sotme. Mësohet se është shoqëruar në ko...
Avokatja e njohur Adrian Kalaja ka paralajmëruar se neser do të depozitojë sërish dokumente në SPAK. Kësaj herë, Kalaja, k...
Një kapitull i rëndësishëm mbyllet për Valon Berishën dhe Përfaqësuesen e Kosovës. Mesfushori i dha sot lamtumir&...
Përshkallëzohet tensioni/ Kievi nën sulm me 205 dronë, Estonia forcon kufirin me Rusinë Rusia ka lëshuar 205 dronë kund&eum...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka paralajmëruar se një protestë rinore dhe qytetare, pa simbole politike, pritet të zhvill...
Një barkod i vendosur në Kalanë e Libohovës, i cili duhej t’u ofronte vizitorëve informacion mbi monumentin, i orientonte ata d...
Deputetja Marjana Koçeku bëri publike votën e saj kundër reformës së re territoriale që pritet të votohet në kuve...
Projekti i rrugës Milot Balldren është gati trefishuar në kosto dhe në kohëzgjatje nga 2018 deri në fund të 2025. ...
Mbledhja e Përgjithshme e Gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë ka zgjedhur me 14 vota pro dhe asnjë kundër Ilir Pandën...
Shqipëria mund t’i mbyllë kapitujt e negociatave me BE-në në vitin 2027, por përpara ka ende shumë punë, veçanërisht në luftën kundër korrupsionit.
Kështu deklaron për DW Anton Hofreiter, kryetar i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman, i cili ndodhej për një vizitë në Tiranë. Ai kërkon që SPAK të punojë pa ndërhyrje nga politika, “madje as verbalisht”, dhe e lidh respektimin e standardeve mjedisore me shtetin e së drejtës. Hofreiter paralajmëron se kundërshtarëve të anëtarësimit të Shqipërisë në BE nuk duhet t’u jepen argumente për ta penguar procesin.
DW: Shqipëria është përballur me një nga protestat më të mëdha në historinë e saj për mbrojtjen e mjedisit. Cili është qëndrimi juaj për këtë protestë?
Anton Hofreiter: Për mua, çështja është shumë e thjeshtë. Shqipëria dhe shumica dërrmuese e qytetarëve duan që vendi të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian. Dhe kur dëshiron të bëhesh anëtar i Bashkimit Evropian, duhet të zbatosh ligjet evropiane. Ligjet evropiane kanë në themel, para së gjithash, shtetin e së drejtës. Por edhe çështjet mjedisore janë pjesë e shtetit të së drejtës. Prandaj, ju lutem, respektoni shtetin e së drejtës.
DW: Çfarë reformash konkrete pret Gjermania nga Shqipëria përpara se ajo të bëhet anëtare me të drejta të plota e Bashkimit Evropian?
Anton Hofreiter: Reformat që janë vërtet të rëndësishme lidhen me vazhdimin e luftës kundër korrupsionit. Ndër çështjet themelore janë liria e fjalës, demokracia dhe shteti i së drejtës. Më pas, duhet të trajtojmë edhe një sërë çështjesh teknike, siç është siguria ushqimore, por edhe çështje të tjera politike që lidhen me mjedisin. Shqipëria ka nevojë për investime dhe, natyrisht, ka të drejtë të tërheqë investime. Por, nëse dëshiron të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian, këto duhet të jenë në përputhje me legjislacionin evropian.
DW: Ju e përmendët korrupsionin, i cili, sipas statistikave, mbetet një problem madhor në Shqipëri. A mendoni se ai mund të ngadalësojë procesin e negociatave?
Anton Hofreiter: Korrupsioni është problem në shumë vende, por këtu kemi parë raste të profilit të lartë, gjë për të cilën, nga njëra anë, mund të thuhet se është pozitive. Askush nuk është i paprekshëm. Por ne presim gjithashtu që SPAK-u të mund të bëjë punën e tij dhe që askush nga politika të mos ndërhyjë, madje as verbalisht. Dhe, për të qenë të qartë, korrupsioni është një nga çështjet më të rëndësishme kur një vend synon të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian.
DW: Si mund ta ndihmojë Gjermania Shqipërinë në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian?
Anton Hofreiter: Ne në Gjermani e mbështesim shumë Shqipërinë. E mbështesim në çështjet që lidhen me legjislacionin dhe infrastrukturën. Gjithashtu, ofrojmë mbështetje financiare dhe këshillim, sepse duam që Shqipëria të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian. Megjithatë, mbetet ende shumë punë për t’u bërë dhe mbyllja e të gjithë kapitujve deri në fund të vitit të ardhshëm është një objektiv shumë ambicioz. Ne do ta ndihmojmë Shqipërinë, por qeveria dhe parlamenti kanë ende shumë punë për të bërë, si në aspektin e legjislacionit, ashtu edhe në zbatimin e tij.
DW: Ju thoni se mbyllja e kapitujve në vitin 2027 është një objektiv shumë ambicioz. Sa realist është ky afat?
Anton Hofreiter: Kjo është e mundur. Por më pas kemi ende procesin e ratifikimit dhe të gjitha çështjet e tjera që lidhen me të. Prandaj, gjëja më e mirë që mund të bëjnë politikanët dhe të gjithë ata që duan që Shqipëria të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian është ta bëjnë punën e tyre sa më mirë. Sepse edhe brenda BE-se ka njerëz që nuk duan që Shqipëria të bëhet anëtare, veçanërisht populistët e djathtë. Nëse atyre nuk u jepen argumente kundër anëtarësimit, atëherë është më e lehtë për miqtë e Shqipërisë, dhe unë e konsideroj veten një mik të Shqipërisë, të sigurojnë shumicat e nevojshme që Shqipëria të bëhet realisht anëtare e Bashkimit Evropian. Prandaj, të gjithë politikanëve u them: bëjeni punën tuaj sa më mirë që të mundeni. Atëherë kemi një shans që Shqipëria të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian./DW
Në ditën e 127-të të protestës në Tiranë kundër qeverisë së Edi Ramës, pedagogu i Universitetit të A...
Në Tiranë është zhvilluar protesta e 127-të, ku qytetarët kanë përcjellë mesazhe kundër qeverisë dhe kl...
Thirrje për protesta dhe bllokimin e Parlamentit janë bërë gjatë tubimit kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Një...
Aktivisti Edison Lika në protestën e 127 kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama u shpreh se revolta nuk do të ndalet deri në l...
Ka nisur protesta e 127-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Pas organizimit në sheshin “Skënderbej”, protestues...
Analisti i sigurisë, Drizan Shala ka publikuar dëshmi se ushtria shqiptare po vëzhgohet prej kohësh nga një llogari serbe. Në nj&e...
Demokratët kërkojnë rikthimin e balotazhit për zgjedhjen e kryetarëve të Bashkive. Një model i tillë parashikon q&eum...
I ftuar në një intervistë në edicionin e mesditës ka qenë eksperti i ekonomisë Dorjan Teliti Gjtë bisedë me mode...
Një analizë e publikuar në median spanjolle The Objective e vendos Shqipërinë në qendër të vëmendjes përball...
Lideri i opozitës shqiptare Sali Berisha ka njoftuar nëpërmes një postimi në faqen e tij në facebook ditën e protestë ...