Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
POLITIKE
Ministrja Artificiale ndez debat kushtetues – Presidenca: Begaj ka dekretuar vetëm Kryeministrin Rama
PiranjatPërditësimi i fundit 12 Shtator 2025, 14:24
Presidenca ka reaguar zyrtarisht në lidhje me dekretin për krijimin e një Ministreje të Inteligjencës Artificiale në përbërjen e qeverisë së re.
Në një përgjigje për median, zyra e Presidentit Bajram Begaj thekson se aktualisht është dekretuar vetëm Kryeministri Edi Rama dhe jo ministrat apo ndonjë emër specifik.
“Sot Presidenti i Republikës ka dekretuar vetëm Kryeministrin. Ministrat do të dekretohen në një ditë të mëvonshme.”
Sa i përket bazës kushtetuese të dekretit, Presidenca thekson se ajo gjendet në rreshtin hyrës të dokumentit, i cili i referohet nenit përkatës që i jep të drejtën Presidentit të mandatojë Kryeministrin pas zgjedhjeve, sipas propozimit të forcës fituese.
“Dekretimi i Kryeministrit bëhet sipas propozimit të partisë fituese në zgjedhje. Neni 2 i dekretit e ngarkon Kryeministrin me një funksion specifik, gjithashtu sipas të njëjtit propozim.”
Lidhur me shqetësimin nëse pika 2 e dekretit për “Ministren Artificiale” bie në kundërshtim me nenet 96, 97, 102 dhe 103 të Kushtetutës, Presidenca sqaron se dekretimi i ministrave ende nuk ka ndodhur, ndërsa Kryeministri i mandatuar plotëson të gjitha kriteret kushtetuese të përcaktuara në këto nene.