Konflikt mes disa të rinjve në Korçë, plagoset me thikë 19-vjeçari, autori theu arrestin e shtëpisë
Ngjarja ka ndodhur këtë pasdite në lagjen nr. 11 të qytetit, ku i plagosur me thikë ka mbetur 19-vjeçari me iniciale M.A. Pak mi...
Ngjarja ka ndodhur këtë pasdite në lagjen nr. 11 të qytetit, ku i plagosur me thikë ka mbetur 19-vjeçari me iniciale M.A. Pak mi...
Deklaratat e Edi Ramës, i cili u shpreh se ishte kujdesur që Erjon Vishkulli, i riu që mbeti i plagosur rëndë në sy gjatë p...
“Vrasës me pagesë” është mesazhi që protestuesit kanë shkruar në asfalt në Rrugën e Durrësit, n&...
Protestuesit kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë, pasi u grumbulluan fillimisht përpara Ministrisë së Arsimit në Tiran&eum...
Protestuesit janë mbledhur sot para Ministrisë së Arsimit, në kuadër të protestës së njoftuar për orën 14:00...
Antikushtetuese e ka cilësuar kreu i grupit demokrat Gazment Bardhi kundërshtuar paketën ligjore të prezantuar nga kryeministri Edi Rama p...
Protestat studentore në Shqipëri kanë marrë mbështetjen e Demokratëve Evropianë, të cilët nga kongresi i tyre n&e...
Franca është përfshirë nga një tjetër valë protestash masive kundër shtrenjtimit të jetesës dhe kushteve t&e...
Studentët dhe të rinjtë vijojnë protestat për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Pas tubimit të djes...
Kreu i degës së Partisë Demokratike në Krujë, Aulon Kalaja, ka denoncuar publikisht presione të dyshuara të policisë n...

Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar sot në lidhje me atë çfarë u diskutua dhe qëndrimin që mbajti Partia Socialiste në mbledhje për të vijuar që të mbrojë zv/kryeministren Belinda Balluku me procedurë apo me ndryshime të ligjit.
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se do e vazhdojë betejën me drejtësinë, teksa ka lënë sot edhe porosi në grupin e PS për strategjinë që do të ndjekin. Në lidhje me këtë zhvillim politik, Bardhi ka renditur disa nga “të vërtetat” siç i quan ai, që kreu i mazhorancës po i bën presion drejtësisë për të fituar kohë dhe mbrojtur Belinda Ballukun.
“Kur një Kryeministër ndryshon ligjin ndërkohë që po hetohet bashkëpunëtorja e tij më e afërt, ai nuk po mbron ndonjë parim kushtetues apo ligjor. Po mbron pushtetin e vet të korruptuar. Rregullat nuk ndryshohen në mes të hetimit për të shpëtuar veten. Kur Qeveria dhe Kuvendi bashkohen për të goditur vendimin e dy gjykatave në lidhje me një hetim penal aktiv, kemi dy pushtete që përpiqen të ndikojnë të tretin. Kjo nuk është ndarje pushtetesh. Është presion i organizuar kundër drejtësisë. Kur thuhet se “nuk ka urgjencë” për kërkesën e SPAK-ut për arrestimin e Belinda Ballukut, mesazhi është i qartë: Drejtësia duhet të presë. Pushteti ka nevojë për blerje kohe”, shprehet ai mes të tjerash në postimin e tij në Facebook.
Deputeti opozitar kujton se tashmë SPAK ka sjellë prova se Balluku po intimidon dëhsmitarë dhe prish prova, teksa vendimi i Kushtetueses nuk komentohet, pasi duhet zbatuar tashmë ligji që t’i hiqet imuniteti dhe t’i hapet rruga arrestimit të Ballukut.
“Arresti kërkohet kur rrezikohet hetimi përmes intimidimit të dëshmitarëve apo cenimit të provave. SPAK ka sjellë prova se këto rreziqe janë konkrete në rastin e Belinda Ballukut. Pra, janë dy masa paralele. Njëra mbron procesin penal, tjetra mbron institucionin. T’i ngatërrosh ato, siç bën Edi Rama, është deformim i së vërtetës me qëllim pengimin e drejtësisë. Ligji është i qartë. Nuk ndryshohet sepse prek pushtetin”, nënvizon deputeti.
Në fund Bardhi i bën thirrje ehe kryeparlamentarit Peleshi, që “ose të zgjedhë ligjin, ose të pengojë drejtësinë”.
Reagimi i plotë i Gazment Bardhit:
“3 të vërteta për ndërhyrjen e Ramës në një hetim aktiv:
Pezullimi nga ushtrimi i funksionit publik nuk është shpikje e SPAK-ut. Është i shkruar në Kodin e Procedurës Penale. Ai vlen për çdo funksionar publik.
Për ministër. Për zëvendëskryeministër. Për kryeministër.
Kur ekzistojnë kushtet ligjore, mund të pezullohet kushdo, sepse pezullimi nuk paralizon shtetin. Paralizon vetëm personin nën hetim për të shmangur ndikimin përmes funksionit.
Arresti kërkohet kur rrezikohet hetimi përmes intimidimit të dëshmitarëve apo cenimit të provave. SPAK ka sjellë prova se këto rreziqe janë konkrete në rastin e Belinda Ballukut. Pra, janë dy masa paralele. Njëra mbron procesin penal, tjetra mbron institucionin.
T’i ngatërrosh ato, siç bën Edi Rama, është deformim i së vërtetës me qëllim pengimin e drejtësisë.
Ligji është i qartë. Nuk ndryshohet sepse prek pushtetin.
Këshilli i Mandateve duhet të mblidhet pa justifikime, pa shtyrje artificiale, pa manovra politike. Kryetari e Kuvendit duhet të zgjedhë: ose në anën e ligjit, ose në anën e pengimit të drejtësisë”.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë një konference me gazetarët kritikoi Gjykatën Kushtetuese, se gjykatësit e sa...
Në mbledhjen e grupit parlamentar te PS, burime bëjnë me dije se kryeministri Rama ka deklaruar se do të vijojnë betejën ligjore...
Kryeministri Edi Rama ka mbledhur këtë të hënë grupin parlamentar. Kjo mbledhje vjen para nisjes së kryeministrit në Bruks...
Deputeti i Partisë Demokratike Gjin Gjoni gjatë një intervsitë në emisionin e mëngjesit Kafe Shqeto në Syri tv e cilës...
Gjykata e Posaçme, gati 1 vit pas arrestimit të tij, pritet të vendosë sot fatin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, n&e...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka siguruar shqiptarët qëndrestarë të cilët nuk i janë përkulur regjimit ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pas dhunimit të avokatit Kujtim Cakrani. Në reagimin e tij, Berisha e ka cilësuar ...
Në një reagim të fortë në rrjetet sociale, deputeti i Partisë Demokratike, Besart Xhaferri, ka denoncuar veprimet e Kryeministri...
Në një intervistën e ditës në Syri TV, diplomati Agim Nesho komentoi situatën politike dhe shëndetin e demokracis&...
Kryetari i partisë Demokratike Sali Berisha u ka bërë thirrje përmes një mesazhi shqiptarëve që të marrim fatin e Shqip&...