Pak para protestës, Policia “rrethon” Parlamentin
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Pak orë para protestës së paralajmëruar, Policia ka rrethuar me barriera metalike perimetrin pranë Parlamentit, nga Xhamia e Namazgja...
Forcat e armatosura të SHBA-së dhe Izraelit po planifikojnë të rifillojnë sulmet ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të man...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se, hetimi ndaj tij ka nisur nga Prokuroria e Posaçme pas denoncimit mashtrues të Taulant Ballës. Në konferencën për gazetarët, Berisha theksoi se privatizimi i klubit Partizani ka nisur nga ministrat e PS-së gjatë qeverisjes së Fatos Nanos. Berisha shtoi se privatizimi i klubit Partizani ka filluar në korrik të vitit 2005 nga Anastas Angjeli, Blendi Klosi dhe Pandeli Majko dhe më pas ka vazhduar nga qeveria e tij.
"Por sot, pas katër vitesh hetimesh shterruese, ata që projektuan, ata që u angazhuan, që porositën, që ndërmorën hetimin ndaj Sali Berishës dhe dhëndrit të tij, nuk gjetën asnjë provë, asnjë fakt, asnjë dokument, asnjë dëshmi të vetme që të fajësojë Sali Berishën dhe Jamarbër Malltezin. Kështu që atyre do u mbetet turpi njëherë e përgjithmonë për aktet e tyre. Le t’i marrim pak, siç thashë më sipër, kjo akuzë është një piramidë mashtrimi, e cila bazohet në shtyllat kryesore që vijojnë. Së pari, bazohet në denoncimin e Taulant Ballës me urdhër të Edi Ramës katër vite më parë, sipas të cilit, toka e klubit Partizani ka qenë e shpronësuar nga autoritetet italiane, për rrjedhojë tokë publike dhe Sali Berisha ia ka dhënë dhëndrit të vet dhe familjeve të tjera.
Ky është një mashtrim që përbën vepër penale, sepse Fletoret Zyrtare të vitit 1944, 1943, faktojnë se kjo tokë ka qenë e pronarëve që e kanë marrë sot. Kjo tokë nuk është shpronësuar kurrë nga autoritetet italiane por vetëm është vënë në rekuizitë dy herë nga gjashtë muaj dhe këto janë dekretet mbretërore të publikuara në gazetën zyrtare të kohës.
2. Mercenarët e organizatës politike kriminale Skapi i partisë, pretendojnë se procesi i njohjes dhe kthimit të tokës, parablerjes së objekteve të klubit Partizani, u kthye me shpejtësi për favor të Jamarbër Malltezit. Dokumentet zyrtare tregojnë se ky proces ka zgjatur nga viti 1993 gjer në vitin 2007. Kurse procesi i parablerjes së objekteve ka filluar në vitin 2005 dhe ka përfunduar në vitin 2009. Pra, kjo është shpejtësia me të cilën është kryer. Pretendohet se Sali Berisha për të pasuruar dhëndrin e tij, privatizoi klubin Partizani. Një mashtrim i denjë vetëm për mercenarë si Edi Rama, Altin Dumani, Arben Kraja dhe Millonai. Privatizimi i klubit Partizani ka filluar në korrik të vitit 2005 nga Anastas Angjeli, Blendi Klosi dhe Pandeli Majko dhe ka filluar për një subjekt tjetër privat që nuk kishte asnjë lidhje me pronën e klubit Partizani. Ky proces ka vazhduar më vonë nga qeveria e Sali Berishës në përputhje dhe pa asnjë shkelje ligjore. Kështu që procesi i nisur nga Anastas Angjeli, Blendi Klosi në përputhje me ligjin e pronave 9231 të vitit 2004, përmbante detyrimin ligjor të rikthimit të kësaj prone tek të shpronësuarit," tha Berisha.
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka akuzuar Gabriel Eskobar dhe Juri Kim si diplomatë të korruptuar amerikanë...
Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha nuk do të paraqitet vetë fizikisht këtë të mërkurë n&...
Rama TIRANË- “Shqipëria u shpall dikur vendi i parë ateist në botë. Tani, me nxitjen e kryeministrit Edi Rama, aty do të...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka bërë një reagim pas komenteve mbi krijimin e një shteti bektashi në Tiranë, ide të ci...
KURBIN- Drejtues politik i Partisë Demokratike në Qarkun e Lezhës, Agron Gjekmarkaj, ishte sot në Kurbin, ku zhvilloi një takim ...
NEW YORK- Kryeministri Edi Rama ka takuar në New York ministër i Industrisë dhe Teknologjisë së Avancuar të Emirateve t&eum...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokrartike Sali Berisha gjatë fjalimit të tij mbrëmjen e sotme ka paralajmëruar kryemi...
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ndal sot gjatë fjalës së tij dhe te debati që ka shkaktuar deklarata e kryem...
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ndal sot gjatë fjalës së tij dhe te debati që ka shkaktuar deklarata e kryem...
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, përkujtoi në fjalën e tij sot sulmin në Banjskë të Kosovës t&eu...