Qytetarët nuk e ndalin revoltën, ulen në rrugë dhe bllokojnë kryqëzimin e “21 Dhjetorit”
Protestuesit vijojnë revoltën në ditën e 102-të të protestës kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, duke vijua...
Protestuesit vijojnë revoltën në ditën e 102-të të protestës kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, duke vijua...
Një pjesë protestuesish kanë përshkallëzuar aksionin e tyre në Tiranë, duke bllokuar qarkullimin në kryqëzimin pran...
Një prej aktivistëve të protestës para Kryeministrise ka vijuar akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama, duke komentuar zhvillimet e fundit lidhu...
Ka nisur menjëherë mbrëmjen e sotme në 9 shtator aksioni i protestuesve. Tashmë aksioni është përqendruar tek bllokimi ...
Fluturojnë vezë dhe domate, disa persona mbahen të ndaluar: Në Tiranë protesta kundër një projekti ndërtimi në breg...
Ngjarja e ndodhur në Komisariatin e Policisë Sarandë bëhet edhe më e rëndë nga detajet që po dalin në dritë. ...
Nënkryetari i Partisë Demokratike Belind Këlliçi ka reaguar me një shënim në rrjetet sociale pas publikimit të p&eum...
Punonjësit e Administratës së Gjykatës së Tiranës, i janë drejtuar me një peticion ministrisë së Financave s...
Detaji më i çuditshëm është se klubi norvegjez, Viking, ka dy trajnerë kryesorë. Morten Jensen dhe Bjarte Aarsheim e drej...
Në ceremoninë përkujtimore të 80-vjetorit të Kryengritjes së Postribës, deputeti i PD-së, Bardh Spahia, vlerësoi ...

Pa një skenar të qartë, por me të njëjtat mjete dhe retorikë, opozita shqiptare u rikthye në protestë këtë të diel, më 22 mars, në Tiranë.
“Kjo do të jetë kryengritja paqësore e shqiptarëve” – e cilësoi tubimin kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha. Megjithatë, protesta që zgjati rreth tre orë u shoqërua me molotovë, fishekzjarre, gaz lotsjellës dhe përplasje mes protestuesve dhe policisë. Gjatë protestës nuk pati fjalime, por u përsëritën thirrjet për qeveri teknike dhe zgjedhje të lira.
Marshuesit kaluan përpara disa prej institucioneve kryesore në kryeqytet, duke nisur nga Kryeministria dhe duke vijuar drejt Ministrisë së Infrastrukturës, selisë së Partisë Socialiste dhe Parlamentit. Vetëm pak minuta pasi protestuesit mbërritën pranë Kryeministrisë, nisën përplasjet e para.
Një pjesë e protestuesve hodhën molotovë dhe mjete piroteknike drejt godinave institucionale, ndërsa policia u kundërpërgjigj me ujë dhe gaz lotsjellës. Pesë efektivë policie mbetën të plagosur dhe u dërguan në Spitalin e Traumës.
Mesazhe përmes simbolikës
Flamujt amerikanë, të pranishëm në protestat e mëparshme të opozitës, munguan këtë të diel. Në krye të marshimit, pankartave dhe flamujve të Partisë Demokratike, u panë flamuri i Bashkimit Evropian dhe ai i Gjermanisë. Një ndryshim i dukshëm, që vjen në një moment kur opozita ka shtuar akuzat ndaj qeverisë për bllokimin e procesit të integrimit evropian. Në daljet e tij të fundit, Berisha ka deklaruar se disa vende evropiane, përfshirë Gjermaninë, kanë ngritur pikëpyetje për ecurinë e Shqipërisë drejt BE-së, pas zhvillimeve të fundit politike në vend. Opozita e lidh këtë me refuzimin për heqjen e imunitetit të ish- zëvendëskryeministres Belinda Balluku.
Ndërkaq, edhe data e protestës mbart një simbolikë të veçantë politike. 22 marsi përkon me fitoren e Partisë Demokratike në zgjedhjet e vitit 1992, pas rënies së komunizmit, një referencë që opozita e përdor për mobilizim politik.
Në përfundim të protestës, nga selia e Partisë Demokratike, Berisha u shpreh se “beteja do të vijojë”. “Nuk ka paqe me Edi Ramën, vetëm betejë. Do të vijojmë deri në fitoren e plotë që t’i shporrim këta kusarë” – tha Berisha./DW
Ish-presidenti Ilir Meta deklaron se ’22 Marsi i Demokracisë u shndërrua në një ditë triumfi të lirisë”. Në...
Në përfundim të një proteste prej tre orësh, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mbajti një fjalim në selinë ...
Para godinës së Parlamentit të Shqipërisë, protestuesit e opozitës u përplasën me forcat e rendit. Deputeti dhe nën...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbetur i lënduar në protestën që po mban sot opozita. Në një moment tensioni mes...
Deputeti Belind Këlliçi ka deklaruar se protesta e opozitës do të vijojë, pavarësisht tensioneve të shënuara gjatë...
Protestuesit paqësorë kanë marshuar drejt një prej zonave më të frekuentuara të Tiranës dhe më të shtrenjt&eum...
Protestuesit i janë drejtuar selisë së PS, pas Ministrisë së Brendshme. Me thirrje “Parti e krimit!”, dhe “O Edvin...
Teksa kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha po ecte përgjatë Bulevardit Dëshmorët e4 Kombit, për t’iu bashkuar protestues...
Ka nisur protesta e Partisë Demokratike ndërsa kreu i PD Sali Berisha, i shoqëruar nga protestues dhe deputetët e PD po marshojnë drejt...
Deputeti demokrat Belind Këlliçi paralajmëroi se aksioni opozitar do të përshkallëzohet, duke përmenduar ngujimin e deputet...