POLITIKE

Protesta në Divjakë kundër shkrirjes së bashkisë, qytetari: Duan bregdetin dhe Parkun e Karavastasë

Piranjat Përditësimi i fundit 8 Gusht 2026, 21:10
Protesta në Divjakë kundër shkrirjes së bashkisë,

Banorët e Divjakës janë në ditën e 9-të të protestave kundër kundër reformës territoriale të propozuar nga qeveria Rama, që çon në shkrirje këtë bashki dhe e bashkon me Lushnjen.

Një prej qytetarëve ngriti pikëpyetje të forta mbi arsyet që fshihen pas kësaj reforme, duke e lidhur atë me potencialin ekonomik të zonës, bujqësinë dhe pasuritë natyrore të Divjakës.

Sipas tij, Divjaka ka një potencial të jashtëzakonshëm bujqësor dhe një rol të rëndësishëm në eksportet e produkteve bujqësore shqiptare.

Ai ngriti dyshime se në qendër të reformës mund të jetë interesi për pasuritë natyrore dhe bregdetin e zonës. ‘Tek pasuria jonë që është bregdeti apo Parku Kombëtar i Divjakës e Karavastasë, që ka një potencial shumë të madh, që është në perspektivë. Pra, mendoj se qëllimi është ai’, deklaroi ai.

‘Ne e dimë shumë mirë çfarë potenciali ka Bashkia Divjakë me bujqësinë. E kemi thënë shumë herë. Por, por siç duket qëllimi nuk është se kujt i intereson bujqësia në fund, qëllimi është tjetërkund.

Tek pasuria jonë që është bregdeti apo parku kombëtar i Divjakës e Karavastasë, që ka një potencial shumë të madh, që është në perspektivë. Pra, mendoj se qëllimi është ai. Le t'i kthehemi pak bujqësisë. Po të marrësh, ne e dimë që Divjaka ka një eksport shumë të madh.

Madje, madje, aq të madh sa ndihmon në bilancin e qeverisë së Shqipërisë për eksport-import. Është kjo një gënjeshtër?

Për të mos thënë diçka tjetër, që një pjesë e produkteve tona bujqësore merren nga tregtarë apo pika grumbullimi nga Lushnja edhe qendër, pastaj vazhdojnë eksportin. Do të ngrija një pyetje atyre atje lart.

A e dinë ato se sa prodhon...? Flasin me shifra, me numra, me këto gjëra, me studime. A e dinë ata se sa ton eksporton Divjaka?

Kjo është diçka sa është potenciali jonë. I kthehemi pak pjesës së demografisë. Aty faktikisht preket një diçka tek numri i popullsisë dhe tek largimi në emigrim.

Mua do më pëlqente ta studioja në këtë aspekt, në qoftë se do të thoshim migrim, pra të ishin lëvizje brenda vendit. Do të dal dhe te arsyeja pse. Divjaka ka një popullsi, pra duke bërë atë analizën në mes, që i kalon ca bashki të tjera që prapë ruhen dhe ne na thonë që nuk do të jemi më.

Nuk e di nga e kanë gjetur atë algoritëm po mbase i është prishur algoritmi, i kanë bërë ca llogaritje. I kthehem prapë te pjesës së migrimit dhe emigrimit, sepse kjo është, efekti është shkak-pasojë. Çfarë do të thotë? Pse kanë ikur këta vëllezër, motra, nëna, dhe kanë lënë familjarët këtu, në Divjakë? Pra pse kanë ikur në emigrim, jashtë? Kanë ikur nga qejfi?

Cili nga ata nuk do të kthehej këtu dhe të jetojë pranë nënës dhe babës së tij? Pranë fëmijëve të tij. Cili? Ne e dimë shumë mirë që emigrantëve i qan zemra të kthehen këtu. Por nuk kanë një të ardhme.

Janë larguar për shkak të një shëndetësie... janë shumë ata që janë larguar për këtë aspekt dhe nuk e marrin një shërbim këtu, nuk janë të sigurt. Dhe marrin... ikin rrugëve të botës. Pra, le të themi sikur faji... kush e ka këtë faj? Pra, kemi shkak-pasojë.

Pasojën ne e dimë, pasoja është që të gjithë njerëzit largohen. Nuk analizohet pasoja, analizohet shkaku. Dhe shkaku nuk është ky popull. Shkaku janë ata atje lart, që i largojnë rininë këtij vendi dhe sot fillojnë e na numërojnë. Pra numërojnë pasojën, nuk thonë shkakun.

Ju faleminderit.’, tha qytetari nga Divjaka në protestën e sotme.  

Artikuj te sugjeruar

video

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

SOCIALE 6 Gusht17:27

Tre vite pa fondet IPARD në bujqësi

Në fillim të vitit, ministri i Bujqësisë, Andis Salla, deklaroi se fondet e programit IPARD III do të hapeshin brenda gjashtëmujor...