VIDEO/ Protesta e dhunshme, policia shpërndahet në disa zona të Tiranës, shoqërohen disa persona
Policia është shpërndarë në disa zona të kryeqytetit dhe ka nisur shoqërimin e disa personave, pas tensioneve dhe incidente...
Policia është shpërndarë në disa zona të kryeqytetit dhe ka nisur shoqërimin e disa personave, pas tensioneve dhe incidente...
Një incident është regjistruar në zonën pas stadiumit "Dinamo" në Tiranë, gjatë një aksioni të forcave "Shqi...
Policia ka ndërhyrë në lulishten pranë stadiumit “Selman Stërmasi”, duke nisur shoqërimet e protestuesve. Gjat&...
Prej orës 14:30 të kësaj të shtune (24 tetor) vijon përleshja mes protestuesve dhe policisë në rrugët e Tiranës. S...
Një pedagoge universitare pretendon se është goditur me plumb gome nga policia gjatë protestës së sotme në Tiranë, tek...
Protestuesit i kanë vënë flakën një prej hyrjeve të godinës së Ministrisë së Bujqësisë në Tiran...
Protestuesit janë shpërndarë pas hedhjes së ujit te Bulevardi. Protestuesit janë ‘strehuar’ te Parku ‘Rinia’...
Situata e protestës në Tiranë është tensionuar sërish, teksa një grup të rinjsh kanë djegur disa kazanë mbet...
Studentët e mbledhur në protestën para Ministrisë së Arsimit kanë përcjellë mesazhe të forta, duke kërkuar l...
Ashtu siç pritej, me të mbërritur te kryeministria, ka nisur përplasja mes policisë dhe protestuesve. Kanë qenë kë...

Kreu i PD, Sali Berisha iu përgjigj kritikave të një komentuesi, lidhur me efektivitetin e protestave kombëtare në Tiranë, duke theksuar se opozita nuk synon të vijë në pushtet përmes dhunës.
Opozita është përballur me kritika të shumta lidhur me mungesën e rezultateve konkrete nga protestat, ndërsa Berisha përsërit se ndryshimi do të vijë përmes mjeteve paqësore dhe angazhimit qytetar.
Një mbështetës i Berishës në rrjetet sociale e pyeti kreun demokrat se cila është arsyeja që protestat e PD nuk kanë sjellë asnjë ndryshim, pavarësisht se janë zhvilluar 7 tubime kombëtare në një hark kohor të shkurtër.
Lideri i opozitës u shpreh se protesta mbetet një mjet demokratik dhe se rruga e ndjekur nga opozita është e qartë. “Nuk pranojmë kurrë të vijmë në pushtet me dhunë. Jemi të vendosur për rrugën paqësore”, deklaroi ai.
Sipas tij, qëllimi i protestave është të rrisin presionin ndaj Ramës si dhe të pasqyrojnë në mediat ndërkombëtare pakënaqësitë e qytetarëve ndaj qeverisë.
Salisha Berisha: Protestat kanë qenë të shpeshta, jam dakord. Lidhur me rezultatin besoj se duhet të analizojmë me gjakftohtësi dhe objektivitet. Mendoni pak ku ishim në dhjetor dhe ku jemi sot. Në rrafshin ndërkombëtar protestat tona mbrojtën dinjitetin e kombit shqiptar. Ju e keni dëgjuar se si zyrtar të paguar, lobistë antishqiptarë, në mbrojtje të Edi Ramës kanë guxuar dhe janë shprehur se korrupsioni është pjesë e kulturës së shqiptarëve. Pra, vjedhja është pjesë e kulturës së shqiptarëve. Dhe këto deklarata ata i kanë bërë vetëm për të mbrojtur Edi Ramën. Me protestat tona ne i faktuam botës se shqiptarët nuk janë komb që kanë kulturë korrupsionin, shqiptarët nuk pranojnë korrupsionin dhe ju them një gjë që ato protesta kanë patur jehonën më të madhe, ato protesta kanë vendosur në epiqendër të opinonit publik botëror si figurat më të zeza pas Ajatollahëve të Teheranit, Edi Ramën, Lubi Ballukun. Lubi Ballukun si hajdute me dosje të faktuar dhe Edi Ramën si njeriu që mbron korrupsionin për të mbrojtur veten e tij. Nëse nuk do të protestonim, unë mund t’ju them se do të ishte një gjëmë e madhe për shqiptarët…
E dyta, ngritja e zërit tonë bëri që prozhektorët të vendosen mbi Shqipërinë dhe të shihet realiteti shqiptar jo ashtu siç ua paraqisnin lobistët e korruptuar nga Edi Rama, por ashtu siç është në të vërtetë.
Protestat nuk kanë patur efektin maksimal që ne do të donim përmbysjen, por ato kanë patur një efekt shumë të madh, damkosjen e regjimit të korruptuar. Ne jemi përcaktuar për rrugë paqësore, si rruga, për ne, më e sigurt, si rruga e vetme për rikthimin, për largimin e Edi Ramës nga qeveria dhe rikthimin e votës së lirë të shqiptarëve. Të mos ketë askush iluzion, ne si PD nuk pranojmë kurrë të vijmë në pushtet me dhunë. Ne jemi themeluar mbi vlerat e lirisë, votën e lirë dhe të drejtat e njeriut. Ne do të vazhdojmë protestat paqësore deri në largimin e Edi Ramës. Është e mundimshme, kërkon durim, persistim, por ne i kemi të gjitha këto.
Kreu i PD, Sali Berisha tha se 9 shtete anëtare të BE kanë bllokuar negociatat me Shqipërinë. Gjatë një bashkëbisedim...
Kryetari i PD, Sali Berisha, në një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetin social facebook, u shpreh se është emergjente p&e...
Deputeti Erion Braçe, prej disa ditësh ka konfirmuar se kërkon të kandidojë në zgjedhjet për kreun e Bashkisë së ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ka bërë thirrje qytetarëve të bashkohen në protestë. Lideri i opozitës theks...
Kryetari i PD, Sali Berisha teksa ka folur lidhur me ngritjen e ndërmarrjes shtetërore të naftës, ka zbuluar se kryeministri Edi R...
Nga Basir Çollaku Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka dhjetëra vendime të pazbardhura për mbi dy vite, ndonëse ligji parashi...
Gjatë fjalës së mbajtur në takimin e organizuar nga departamenti i Burimeve Natyrore në PD, kryedemokrati Sali Berisha u shpreh se, Edi...
Gjatë takimit për rritjen e çmimit të karburanteve, kryetari i PD-së, Sali Berisha është shprehur se, dhjetëra mij&eum...
Negociatat e Shqipërisë me Bashkimin Europian janë futur në një fazë frenimi, që i dedikohet votimit të datës 12 ma...
Çmimi i naftës në Shqipëri ka arritur një tjetër nivel rekord, duke u fiksuar në 2240 lekë të vjetra për lit...