Aksident në kryqëzimin e Vasil Shantos, motori përplas në tokë këmbësorin
Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në kryqëzimin e Vasil Shantos, në Tiranë. Një motor ka p&e...
Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në kryqëzimin e Vasil Shantos, në Tiranë. Një motor ka p&e...
Kuvendi i Kosovës e ka miratuar të hënën vonë një rezolutë që bën thirrje për hetim parlamentar të vras...
Erjon Vishkulli, protestuesi i plagosur me plumb gome nga policia në Tiranë gjatë protestave studentore, është transferuar kët&e...
Një e moshuar është përplasur nga një automjet mëngjesin e kësaj të marte në aksin rrugor Fier–Patos, pran&...
Fitorja e Listës Studentore në zgjedhjet parlamentare në Serbi ka hapur një kapitull të ri politik, me përgatitjet për form...
Të dielën në darkë, sheshi kryesor i Beogradit u kthye në një arenë gëzimi për mijëra të rinj dhe qytet...
Kryeministri Edi Rama ka vijuar provokimet, duke përsëritur ftesën për dialog ndaj studentëve dhe të rinjve që protestojn&e...
Izraelitët po përgatiten të votojnë në zgjedhje që konsiderohen ndër më të rëndësishmet në histori...
Të rinjtë shqiptarë janë ndër më të varfrit në Europë për sa u përket të ardhurave të familje...
Vendi ynë do të ndikohet ditën e sotme nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme, me mot të kthjellët në pjes&eu...
Gazetari gjerman, Michael Martens ka deklaruar se fajësimi i faktorëve të huaj për protestat dhe pakënaqësitë qytetare është një strategji tipike e liderëve autokratë për të shmangur përgjegjësinë për gabimet e tyre. I ftuar në emisionin “Ora 19” në Syri Tv, ai komentoi situatën politike në Shqipëri dhe zhvillimet në rajon.
Martens theksoi se protestat burojnë nga pakënaqësia e vetë qytetarëve dhe nuk mund të shpjegohen me pretendime për ndërhyrje të jashtme. Ai solli si shembull Serbinë, ku presidenti Aleksandër Vuçiç ka fajësuar vende të huaja për protestat kundër tij. Martens u shpreh se ashtu si në Serbi, edhe në Shqipëri qytetarët janë ata që vendosin të kërkojnë ndryshim kur ndiejnë se pushteti nuk u përgjigjet më shqetësimeve të tyre. Gazetari gjerman nënvizoi gjithashtu rëndësinë e shoqërive të forta demokratike, të cilat kanë mundësinë të ndryshojnë drejtimin politik të vendeve të tyre përmes zgjedhjeve dhe pjesëmarrjes qytetare.
Michael Martens: Martens kundërshtoi deklaratat se protestat mund të jenë rezultat i ndërhyrjeve të huaja, duke theksuar se është vetë shoqëria ajo që vendos të kërkojë ndryshim kur pakënaqësia ndaj pushtetit arrin një pikë të caktuar.
Kemi dy diktatura që është Bjellorusia dhe Rusia në Evropë, kemi Turqinë, që është një sistem autokratik, ose në qoftë se doni mund ta quani dhe diktaturë, sepse futen në burg kundërshtarët politikë.
Por nga ana tjetër ka vende të vështira të cilat kanë mangësi të mëdha si Serbia, si Shqipëria, si Mali i Zi më përpara kur mbështetej Gjukanoviç. Megjithatë, ka shoqëri të cilat mund të sjellin një ndryshim dhe unë shpresoj që shoqëria të vazhdojë ta sjellë këtë ndryshim në Evropë.
Dhe në Evropë të vazhdojmë të kemi sisteme që edhe kur gjërat për disa vite mund të mos shkojnë mirë, shoqëritë të jenë të fuqishme demokratikisht dhe nëpërmjet zgjedhjeve të ndryshojnë fatet e tyre.
Është loja tipike e një autokrati. Vuçiç thoshte se Kroacia ose Gjermania ose forca të tjera janë mbrapa protestave kundër tij. Dhe kur e kam intervistuar një herë, i kam thënë: ‘A keni mundësinë që tani lexuesve të gazetës sime t'u thoni se kush është mbrapa këtyre protestave? Unë nuk do t'ju ndërpres, por do ta botoj përgjigjen tuaj. Më thoni konkretisht, kush qëndron mbrapa protestave ndaj jush?’.
Dhe në fakt nuk mora asnjë përgjigje. Sepse nuk ka asnjë institucion, nuk ka asnjë shërbim sekret që të jetë duke organizuar protestat në Beograd. Dhe do të ishte e palogjikshme të mendohej se institucione të jashtme mund të vënë në lëvizje miliona serbë që të votojnë në këtë apo në atë drejtim.
Janë vetë serbët të cilët vendosën se mjaft është mjaft... Dhe në shqip në fakt e di fjalën ‘mjaft’, sepse keni pasur dhe një organizatë të quajtur ‘Mjaft’ para shumë vitesh. Dhe kështu që njerëz vendosën që, tani mjafton, mjaft me kaq, dhe kjo nuk mund të instrumentalizohet nga të huajt.
Dhe tani populli shqiptar thotë të njëjtën gjë për institucionet e huaja. Por do të ishte qesharake ta thoshim këtë. Dhe nuk duhet të merret seriozisht, sepse vetë lëvizja ndodh prej popullit dhe fajësimi i forcave të errëta është tipike e atyre regjimeve të cilat nuk duan të pranojnë gabimet e tyre dhe duan të shpërqendrojnë vëmendjen.
Gazetari Armand Shkullaku, i ftuar në emisionin ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, deklaroi se dhuna ndaj protestuesve dhe arrestimet q&eu...
Deputeti i Partisë Demokratike, Ivi Kaso akuzoi Policinë e Shtetit për përdorim të forcës së tepruar dhe keqtrajtim të p...
Gazetari Armand Shkullaku, i ftuar në emisionin ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, deklaroi se kryeministri Edi Rama nuk mund t’i sh...
Analisti Andi Bushati thotë se vetë Rama ka frikë se mos bie nga qeveria. Kjo është arsyeja pse lajmëroi paketën ligjore ...
Gazetari Osman Stafa ka deklaruar se protestat studentore përbëjnë një moment vendimtar për të ardhmen e Shqipërisë, duk...
Historiania dhe pedagogia Elena Kocaqi ka folur për situatën politike në vend, tha se angazhimi i saj ka qenë shumë serioz. Ajo kritik...
Kryeministri Edi Rama prezantoi ditën e djeshme një paketë masash ligjore me gjashtë pika, për të gjithë ata që kanë...
Kryetari i PD Krujë, Aulon Kalaja, ka reaguar përmes një videomesazhi ndaj akuzave të Taulant Ballës dhe disa faqeve në rrjetet so...
Gazetari i njohur gjerman Michael Martens, i ftuar në emisionin ‘Ora 19’ në SYRI TV, me moderatoren Armela Ferko, deklaroi se anëtar&...
Deputeti i PD-së, Luçiano Boçi, e ka cilësuar bashkëpunimin e kryeministrit Rama dhe ish-presidentit serb Aleksandër Vuç...