
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi sot në një konferencë për shtyp se kryeministri Edi Rama do të mbyllë Tik Tok-un se nuk duron kritikat. Berisha tha se media vizive marrin lista me emra, se kë duhet të ftojnë në studio. Ai shtoi se dhe nëse Facebook do kishte një përfaqësues ai do ta ftonte në konferencat e tij për shtyp.
"Mund të ju duken të habitshme, por janë të vërteta, janë nga gazetarët që i kanë njohur në lëkurën e tyre këtë. Nuk bëhet fjala për ju këtu. Tani siç e shihni një rol të veçantë po luajnë edhe portalet dhe podcastet. Janë një realiteti i ri podcastet. Mos e gjykoni nga podcasti mërzia i Edi Ramës. Nëqoftëse ai është podcasti neveria, ka të tjerë podcaste të pavarur, njerëz të cilët tregojnë talentin dhe pasionin e tyre për komunikim dhe po ecin. E unë bëj vlerësim.
Është normale besoj, që tu japim hapësirë", tha Berisha.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Tani ka një transformim. Jo se ju keni censuruar, ju që keni qenë unë kam respekt për punën që keni bërë, por unë nuk mund të mohoj, unë i kam bërë deklarata e mia, i censurojnë. Ato marrin politikat editoriale të Edi Ramës dhe jo vetëm politika, editoriale, por më e keqja, dhe e kam marrë vesh nga gazetarët, marrin lista se, cilin person mund të ftoni në studio dhe cilin nuk duhet ta ftoni. Kjo është llahtar.
Dhe se, cilin duhet ta ftoni dhe ta denigroni në studio. Kjo është transformim i medias në armë të qeverisë. Këto janë të vërteta. Mund të ju duken të habitshme, por janë të vërteta, janë nga gazetarët që i kanë njohur në lëkurën e tyre këtë.
Nuk bëhet fjala për ju këtu. Tani siç e shihni një rol të veçantë po luajnë edhe portalet dhe podcastet. Janë një realiteti i ri podcastet. Mos e gjykoni nga podcasti mërzia i Edi Ramës. Nëqoftëse ai është podcasti neveria, ka të tjerë podcaste të pavarur, njerëz të cilët tregojnë talentin dhe pasionin e tyre për komunikim dhe po ecin. E unë bëj vlerësim.
Është normale besoj, që tu japim hapësirë.
Tani nëse Facebook do kishte një përfaqësues unë do ta ftoja këtu, ose Instagrami, apo Tik Tok. Më fal, ndalu pak te Tik Tok. Ua them me sinqeritetin më të madh se Edi Rama më duket xhelat si i ati, sepse i ati kur ka firmosur për Havzi Nelën, i ati i tij ishte skulptor, intelektual, dhe i vetmi që nuk duhej të firmoste, se ka të tjerë që nuk kanë firmosur nga anëtarët e presidiumit. Ky ka firmosur i dyti pas Ramiz Alisë. Pse? Sepse mendime armiku. Edhe ky tani, të mbyllë Tik Tokun sepse e kritikojnë dhe nuk i duron dot kritikat, se i konsideron si gjilpëra helmi siç i ka shprehur e shoqja e vet në fjalën më të lig që ka njohur ndonjëherë Pallati Presidencial për shtypin. U tha gazetarëve mos ma kritikoni burrin, se i fusni gjilpëra helmi me ato kritika.
pd
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
5 Shkurt12:38
Berisha: Falënderoj kancelarin e ardhshëm për ftesën, mbështetja e CDU-së është nxitje për fitoren e PD
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke folur në konferencë me gazetarët theksoi rëndësinë e ...
b.z
POLITIKE
5 Shkurt12:30
Emigracioni/ Berisha: Me PD-në në pushtet nuk do ketë emigrantë që të përdorin territorin e Shqipërisë për të ecur drejt Perëndimit
Sali Berisha
TIRANË - Kreu i PD, Sali Berisha gjatë një konference për shtyp me gazetarët, u ndal te emigracioni. Berisha u shpreh...
M.B.
POLITIKE
5 Shkurt10:57
Dosja “Partizani”, shtyhet sërish seanca ndaj Berishës dhe Malltezit
TIRANA- Është shtyrë sërish seanca paraprake për kreun e Partisë Demokratike Sali Berishën dhe 4 të pandehurit e ...
b.z
POLITIKE
5 Shkurt10:34
KESH padit në GJKKO Gazmend Bardhin për shpifje dhe fyerje
Gazmend Bardhi
TIRANË - Shoqëria Korporata Elektroenergjitike Shqiptare (Sh.a KESH) SH.A. ka paditur kreun e Grupit Parlamentar Gazmend Bard...
M.B.
POLITIKE
5 Shkurt10:29
“Mbushim ujë me bidona si në Somali!” Rama-komentuesit: Mos shiko gjërat me gjyzlykët e “bretkosave të kënetës”, Shqipëria po merr vlerësime
TIRANA- Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur një komentuesi në rrjetet sociale i cili thotë se nuk ka ujë të ...
M.B.
POLITIKE
5 Shkurt10:26
Vendimi i Apelit të Posaçëm legjitimoi kontrollet ndaj saj, Ajola Xoxa rekurs në Gjykatën e Lartë
TIRANA- Bashkëshorta e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, Ajola Xoxa ka bërë rekurs në Gjykatën e lartë kund...
e. d
POLITIKE
5 Shkurt10:15
Reforma e pensioneve, Rama: Vazhdojmë me bonuse, ndërhyjmë në skemë pa prishur themelet
TIRANË- Kryeministri Edi Rama duke folur për reformën e sistemit të pensioneve tha se duhet të udhëhiqet nga tre udhërr&eum...
M.B.
POLITIKE
5 Shkurt10:05
Rama: Banka Botërore na kërkoi të ulnim pensionet dhe rrisnim çmimin e energjisë, përgjigjja jonë ishte JO!
TIRANA- Kryeministri Edi Rama në Konferencën Ndërkombëtare për reformën e pensioneve deklaroi se Banka Botërore i ka kë...