POLITIKE

Rama e ka vendosur/ Ja rrjedha qe do të marrë afera Balluku

Piranjat Përditësimi i fundit 3 Dhjetor 2025, 16:59

Rama e ka vendosur/ Ja rrjedha qe do të marrë afera Balluku

Vetë e zonja e punës, se ka hiç të qartë si do shkojë çështja e saj. Tetë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese që duhet të ishin “zotër” të situatës, janë ende me sy e vesh nga godina përbri, për të dëgjuar dhe lexuar çfarë vendimi do marrë Ai, kryeministri, kryegjyqtari, kryeprokurori, kryeredaktori dhe kryepropagandisti i gjithçkaje…

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës Belinda Balluku u mor e pandehur për shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera ose ankande publike, gjithashtu iu komunikua edhe masa pezullim nga detyra dhe ndalim për dalje jashtë vendit. Në një situatë normale, vetë e akuzuara duhet të kishte dhënë dorëheqjen dhe në rast se nuk do e bënte diçka të tillë, kryeministri do e shkarkonte, por asnjë nga të dyja nuk ndodhi.

Tashmë Rama duket se ka vendosur të presë çdo të ndodhë për të vënë sërish në provë dhe lojë “drejtësinë e re të pavarur në letra”. Rama ishte mëse i informuar se ndaj Ballukut kishte nisur një procedim penal. Kudo në ambiente të ngushta qarkullonte ky lajm, por në mënyrë të beftë ai e rikonfirmoi në postin e zëvendëskryeministres dhe Ministres së Infrastrukturës dhe Energjitikës. Nuk e mbajti për ta mbrojtur, por për çështje adrenaline personale, ndërsa luan me gjithëkënd. Rama sido të shkojë do të dalë i fituar.

Nëse Gjykata Kushtetuese vendos (vetë ose me diktim nga Ai), që pezullimi nga detyra i Ballukut është konform ligjit dhe se nuk ka ndërhyrje në pushtete e ndara sikurse e ka reklamuar, kryeministri do të dalë i fituar. Së pari ai do krijojë përshtypjen publike këtu, madje edhe ndërkombëtare, se nuk e ka nën kontroll drejtësinë e re sikurse e akuzon kryesisht opozita. Gjithashtu për ta mbajtur në gjumë të thellë “Belën e tij”, do i tregojë anën institucionale, duke i treguar se u ezeurua gjithçka, por edhe anën shpirtërore se për të bëri gjithçka mundi.

Varianti tjetër, i një vendimi (të marrë vetë, ose me ndikim nga Ai), që kushtetuesja të shprehet se pezullimi bie ndesh me ligjin themeltar të vendit, çka do të thotë rikthim në detyrë i Ballukut, Rama sërish do dalë fitimtar, por me ca lodhje me shumë për të përballuar të paktën një javë zhurmën që do ngrihet për “kapjen e drejtësisë”. Në të dyja rastet Rama do jetë në skenën e tearit absurd që ka ndërtuar vetë dhe herë pas here është regjisor dhe aktor i një shfaqjeje që mban publikun të ndarë përçarë dhe pret ti hidhet bukë për të shijuar këtë shfaqje.

Rama do mbahet me idenë se nëse do e kishte të kapur Gjykatën Kushtetuese atëherë nuk do i rrëzonte vendimin për shkarkimin e Veliajt. Gjithashtu do jepte shembuj të krijuar nga “Gëbelsianët Fug-istë”, se edhe Komisioni i Venecias dhe Gjykatat Ndërkombëtare kanë trajtuar precedent të ngjashëm që nuk lejojnë pezullimin nga detyra të një ministry, si pasojë e ndërhyrjes në një pushtet tjetër të pavarur. Fitoret i ka në të dyja xhepat. Vendimi i Kushtetueses nuk do jetë gjë tjetër përveçse një skenar më shumë në shfaqjen e tij të radhës. Sigurinë për të dalë i futuar gjithnjë ia jep opozita e tulatur dhe mbi të gjitha krimi dhe korrupsioni që thirren në apel një herë në dy vite për zgjedhjet lokale ose të përgjithshme.

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?