POLITIKE

Rama e nxorri nga konferenca/ Reagon gazetarja Ambrozia Meta

Piranjat Përditësimi i fundit 13 Mars 2026, 16:30

Një pyetje për standardin e dyfishtë të drejtësisë mes qytetarëve të zakonshëm dhe ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, ka shkaktuar një reagim të paprecedentë nga kryeministri Edi Rama, i cili ka përjashtuar nga konferenca për shtyp gazetaren e Syri TV, Ambrozia Meta.

Gazetarja e pyeti kryeministrin se përse retorika e tij ndëshkuese me burg për qytetarët nuk zbatohej në rastin e Ballukut, e cila është nën hetim nga SPAK për shkelje të barazisë në tendera në 11 episode. Në vend të një përgjigjeje, kryeministri kaloi në sulme personale ndaj gazetares dhe televizionit ku ajo punon. Përplasja verbale u përshkallëzua kur kryeministri urdhëroi personalisht gazetaren të largohej nga salla.

Arnold Kariqi: Ndoqëm një insert ku zoti Rama fliste për burgun me mijëra herë i cili është drejtuar qytetarëve shqiptarë, ndërsa e kundërta ndodhi kur bëhet fjalë për zëvendëskryeministren, bashkëpunëtoren e tij Belinda Balluku. Ishte kjo pyetja e cila nervozoi kryeministrin Rama. Pyetja e bërë nga gazetarja Ambrozia Meta dhe ai zgjodhi sulmin e drejtpërdrejtë ndaj televizionit tonë, si dhe duke nxjerrë gazetaren Ambrozia Meta nga konferenca. Unë e kam pikërisht në studio Ambrozian. Çfarë ndodhi në këtë konferencë? Ne e dëgjuam, por kishte ca momente që nuk dëgjohej pasi ju mbyllën mikrofonin.

Ambrozia Meta: Në fakt, gjithë thelbi është ai insert që neve sapo pamë në këto momente, që lidhet me gjithë narrativën ose mënyrën se si kryeministri Edi Rama e ka ndërtuar pushtetin e tij dhe ka ndërtuar, si të thuash, ndëshkimin ndaj qytetarëve. Ne kemi parë, në fakt në vitin 2014 ka pasur edhe qytetarë të cilët në pamundësi për të paguar dritat dhe janë futur në burg dhe kanë vrarë madje edhe veten. Ndërkohë që ajo që shikojmë në rastin, dhe të gjitha episodet e tjera që ju i përmendët, ka qenë një refren i vazhdueshëm i kryeministrit, i cili gjithmonë është munduar që zgjidhjen ta gjejë te burgu. Ndërsa në rastin e Belinda Ballukut, ku janë shkelur të gjitha standartet, edhe ndoshta ato standartet që ishin sa për sy e faqe, që Edi Rama i kishte vendosur publikisht edhe në raport me drejtësinë, por edhe në raport me me këtë çështje, pikërisht tani kryeministri shqetësohet për numrin e lartë të paraburgimeve që neve kemi dhe madje për këtë çështje po bëhen edhe ndërhyrje në Gjykatën e Lartë.

Ka qenë kjo në fakt, gjithë kontrasti dhe arsyeja se pse unë e kam bërë pyetjen për të kuptuar që pse kryeministri është i ndjeshëm kur vjen puna për të bërë burg Belinda Balluku e cila akuzohet për shkelje të barazisë në tendera në 11 episode, sepse Rama mundohet ta paraqesë sikur nuk ka akuzë për korrupsion, por zonja është duke u hetuar. Ka hetim pasuror ndaj saj dhe për sa kohë që këto shkelje të barazisë në tendera, SPAK ka dyshime që janë favorizuar biznesmenë, atëherë ne nuk e dimë se deri në çfarë pike do të shkojë hetimi dhe mbi të gjitha, një kryeministër i cili nuk e ka lexuar, pretendon se nuk i ka lexuar 16 mijë faqet që SPAK ka vendosur në dispozicion. Nga ana tjetër, bën këtë lloj sjellje dhe thotë që nuk jemi në kushtet kur Belinda Balluku duhet të shkojë në burg me rolin e gjykatësit dhe me rolin e prokurorit.

Dhe ky ka qenë kontrasti që unë jam munduar të bëj me pyetjen. Dhe më pas, arsyeja pse në fakt është përshkallëzuar situata ka qenë një tendencë e kryeministrit, për të cilën unë në fakt në të gjitha rastet që ai e ka bërë, i jam kundërpërgjigjur ose i kam kthyer përgjigje, që është tendenca për të përmendur drejtuesin e televizionit.

Arnold Kariqi: Çfarë i thatë atij Ambrozia, sepse nuk e dëgjuam dot, ju fikën mikrofonin disa herë.

Ambrozia Meta: Po. Në fakt në momentin që ka përmendur emrin e Çim Pekës me ironi ose siç e përdor gjithmonë me term fyes, unë i kam kërkuar që ta lërë jashtë drejtuesin e televizionit dhe të kthejë përgjigje për pyetjen. Më pas ai ka nisur një sulm sa i përket Syri-t, pra televizionit, duke pretenduar se ka një dosje për pastrim parash në prokurori, gjëra të tjera, për të cilat unë i kam thënë, ajo dosje për të cilën ju flisni, i keni kërkuar ish ministrit të Financave Arben Ahmetaj që ta hetojë dhe nuk ka gjetur gjë nga ai lloj hetimi.

Në këto momente Rama është acaruar akoma më shumë, ka vijuar le të themi përplasja dhe ka fokusuar gjithë sulmin tek televizioni dhe duke e referuar pikërisht këtë gjë. Në ato momente që ka nisur sërish të flasë për hetimin ndaj televizionit, unë i kam thënë që kjo është një çështje që duhet ta zgjidhë prokuroria. Në momentin kur ka nisur të flasë për paratë me të cilat mbahet televizioni, i kam kujtuar që ai është njeriu që ka shpallur investitor strategjik tre pronarët e mediave kombëtare, Vizion Plus, Top Channel edhe TV Klan, për të mos kaluar pastaj tek biznesmenët e tjerë të televizioneve që i dalin në dosjen Balluku që i ka favorizuar me tendera, dhe në momentin që ai është shprehur i shqetësuar për paratë me të cilat mbahet televizioni, unë i kam kujtuar paratë që qytetarët kanë humbur në tunelin e Llogarasë dhe i kam thënë, ju lutem meqë shqetësoheni, na thoni ku shkuan 50 milionë eurot e tunelit të Llogarasë. Kjo e ka acaruar pak më shumë situatën. Në këto momente kryeministri, siç ju e keni parë, ka ndërprerë konferencën për të kaluar në një pushim.

Në momentin që ka ndërprerë konferencën, ka dalë dhe më ka thënë që duhet të dalësh jashtë nga konferenca. Në momentin që unë kam shkuar për të dalë jashtë, për të mos e agravuar më shumë situatën, ka qenë një punonjës i gardës që nuk donte të më lejonte të dilja, sepse në ato momente Rama ishte duke kaluar në korridor. Dhe unë i kam kërkuar ta hap derën sepse për sa kohë që më kërkoi daljen nga konferenca, unë doja të largohesha. Dhe në këto momente ne jemi përballë sërish në korridor, ku kryeministri më ka thënë që je e përjashtuar përgjithmonë nga konferencat. Pra më ka nxjerrë jashtë. Pra kam marrë karton të kuq në kryeministri, nuk mund të hyj më në konferencat e tij. Nuk është hera e parë në fakt që kryeministri bën këtë gjë….

Ky ka qenë debati im i përhershëm me Ramën që tetë vjet dhe Rama e di shumë mirë që unë nuk e lejoj asnjëherë në momentin që unë bëj një pyetje për çështje të interesit publik, ta anashkalojë këtë gjë duke u munduar të sulmojë dhe duke kujtuar televizionin, drejtuesit e televizionit apo duke hyrë në sulme personale. Dhe kjo ka qenë pak a shumë gjithë kronologjia e sherrit edhe e situatës që u krijua në kryeministri.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë