POLITIKE

"Rama, jepe dorëheqjen"/ Kryeministri ironizon protestuesit: Ajo këngë më pëlqen dhe më energjizon! Nuk largohem nga detyra

Piranjat Përditësimi i fundit 30 Korrik 2026, 17:50
"Rama, jepe dorëheqjen"/ Kryeministri ironizon protestuesit: Ajo

Teksa prej 2 muajsh shqiptarët i kërkojnë dorëheqjen, kryeministri Edi Rama ka qenë i bindur se kjo gjë nuk do të ndodhë, ndërsa shtoi se se kush do të jetë në qeveri e vendos populli.

Rama: Këtu vjen një pyetje që me siguri mbase se bën kush në këtë sallë, por e bëjnë njerëzit që na ndjekin; pse doni që të qëndroni ju më gjatë?! Po nuk e kuptoni që të thoni është koha boll dhe t’ia lini vendin të tjerëve. Por ta shprehin copë si dëshirë, zëre se po i lexoj në komentet që bëjnë. “Ishalla vdisni një orë me parë. Çohuni aty e shkoni nëpër shtëpia, s’jeni ju vetëm këtu”. Pas 13 vitesh në qeverisje; pse doni të qëndroni akoma, është pyetja më legjitime. Pse nuk largohemi ne sot?

Dhe pse duhet ta meritojmë vazhdimësinë nesër…

Së pari, duhet thënë, që kjo është demokracia dhe një parti politike as e trashëgon dot timonin e pushtetit, as e ka pronë me testament por aq ka të drejtë ta lëshojë rrugës pse disa të tjerë duan ta ngasin vetë makinën e pushtetit… PS ushtron pushtetin sipas Kushtetutës sa kohë populli ia ka dhënë votat dhe sa kohë ka votat në Kuvend. Ata thonë se flasin në emër të popullit, madje pretendojnë se janë populli. Ne jemi populli, dëgjoni popullin, ka dalë populli… Por që të jemi të qartë me ligj dhe zakon as ata dhe as ne këtu nuk jemi populli, jemi pjesë e tij dhe flasim në emër të popullit vetëm nëse ai na jep këtë mandat sipas Kushtetutës.

Përndryshe, ne flasim në emrin tonë dh të kujtdo që na ka mandatuar të përfaqësojmë ndonjë gjë, por jo në emër të popullit… As unë që e kam me vulë dhe firmë mandatin për të përfaqësuar Shqipërinë në emër të popullit nuk e kam tagrin të them në emër të popullit atë që mund ta thotë vetëm populli se kush duhet të jetë në qeveri dhe kush në opozitë. Këtë populli e thotë me votë dhe kur zgjedh të mandatuarit e tij.

Unë p.sh e kam tagrin të vendos për veten time t’i dëgjoj apo jo dëshirat dhe urdhrat e një pjese që këndon poshtë ztyrës time Rama jepe dorëheqjen… Ajo këngë më pëlqen dhe më energjizon aq shumë sa më gënjen mendja të bëj një tjetër këngë me të… Por në çdo çast dhe rrethanë, përtej këngës, të largohesh nga detyra që të ka ngarkuar shumica vetëm sepse një pakicë bërtet në kor, nuk është as tipar udhëheqës, as përgjegjshmëri institucionale dhe as modesti intelektuale, është vetëm braktisje e një përgjegjësie shumë të madhe.

Të largohesh pikërisht sot nga udhëheqja e vendit, duke lënë në rrugë misionin historik që fati e vuri mbi supet tona, do të ishte shpërfillje e pafalshme e një porosie shumë të madhe kombëtare. Kështu që, kush do le të këndojë, kur të dojë le të pushojë, po i erdhi sërish oreksi të rifillojë, misioni ynë do të vazhdojë deri kur të mbarojë me vendosjen e flamurit të Skënderbeut dhe të Ismail Qemalit në oborrin e Europës së bashkuar.

 

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan