POLITIKE

‘Rama o do vdesë si diktator, o do shporret si diktator’, Bushati: PS, një bandë kriminale paramilitare

Piranjat Përditësimi i fundit 19 Tetor 2026, 21:45
‘Rama o do vdesë si diktator, o do shporret si diktator’,

Për analistin Andi Bushati, një alternativë e tretë nuk do të ekzistojë për kryeministrin Edi Rama, pasi ose do të vdesë si një diktator ose do të shporret si i tillë, teksa po përballet në ditën e 7 të protestës studentore.

I ftuar në ‘Çim Peka Live’, Bushati u shpreh se me protestat njëjavore  të studentëve, ‘dhuna’ nxori në pah fytyrën e vërtetë të Edi Ramës, pavarësisht se kryeministri po përpiqej ta fshihte sa mundte.

Sipas Bushatit, edhe thyerja e xhamave të selisë së Partisë Socialiste nga disa protestues, nxori gjithashtu në pah, bandën kriminale paramilitare të PS.

"Problemi si do sillej Rama e prisnim. Por, të jemi të vërtetë, jo 100% e shqiptarëve e mendojnë si ne këtu. Pra, shpesh, që prej dhjetë vjetësh, kur ne i thoshim ky nuk ikën pa zgjedhje. Pra, nuk është vetëm faji i njeriut të vetëm, është i sistemit që nuk funksionon e të tjerë. Ka pas njerëz që kanë pas shumë dilema. Dhe unë mendoj që sot është pika, jo për ne që e dinim, po edhe për të tjerët, kanë parë një fytyrë që në një mënyrë apo në një tjetër, Rama ishte munduar t'ua fshihte. Dhe po e them këtë për ta lidhur me debatin që është bërë këto pesë-gjashtë ditë kur shpërtheu ajo që u alarmua se ishte dhunë.

Unë mendoj që kjo që këta e quajtën dhunë, që në fakt çfarë dhune ishte? Prishje e dy semaforëve, prishje e tre kangjellave dhe e dy xhamave. Ishte e domosdoshme për të na nxjerrë këtë fytyrë të Ramës. Pra, çfarë pamë dje? Pamë ata njerëzit, nja 20 veta ishin, që shkuan thyen ca xhama të Partisë Socialiste. Por pyetja është: po mos të ishin thyer ato xhama të Partisë Socialiste nga këta pesë-gjashtë që këta i quajnë rrugaçë, a do zbulonim ne që Partia Socialiste është një bandë kriminale që mbrohet nga paramilitarë, dhe jo vetëm paramilitarë, po qenkan dhe punonjës shteti?

Pra, shpeshherë ky që këta e kanë quajtur dhunë, duke vënë kujen për dhunën e madhe që po ndodh, ka qenë një lakmues, thashë, jo për ne, por dhe për të tjerët, edhe për ata që kishin dyshime, për të kuptuar fytyrën e vërtetë kriminale të Edi Ramës dhe të këtij... të këtij regjimi. Dhe në këtë kuptim, kjo ishte gjëja më e madhe për të cilën ia vlejtën këto pesë-gjashtë ditë.

Këto pesë-gjashtë ditë mendoj unë e kanë shtuar numrin e atyre shqiptarëve, në mënyrë progresive, që mendojnë se tanimë, Edi Rama nuk është nga ata që largohet nga pushteti pa gjak, pa dhunë, dhe në mënyrë demokratike. Që i shohin me përbuzje ato përrallat e një jete të tretë si artist a si piktor me Koçon që e paroa, ku e di unë se çfarë. Domethënë, tani të gjithë e dinë që Rama o do vdesi si diktator, o do shporret si diktator. Këto janë dy alternativat e vetme që ka", tha ai. 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë