Trump: Do të ishte nder ta takoja udhëheqësin suprem të Iranit nëse arrijmë marrëveshje
Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar se do të ishte i hapur për një takim me udhëheqësin suprem të Iranit, Mojtaba Kha...
Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar se do të ishte i hapur për një takim me udhëheqësin suprem të Iranit, Mojtaba Kha...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të premte në zonën e njohur si “Casa Italia”, ku nj&e...
Forcat elitare, agjentët e Mossadit dhe sistemet e inteligjencës dyshohet se u vendosën në vendet fqinje gjatë luftës me Iranin,...
Në Korçë po mbahen homazhe ndaj efektivit që humbi jetën një ditë më parë gjatë operacionit policor. ...
Dy persona, bashkëshortë, që udhëtonin në një motoçikletë, janë përplasur me një mjet tip “Rang...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka rrëzuar sërish kërkesën e kreu të Partis&e...
Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë këtë të premte një takim me banorët e Zvërnecit. Takimi është parashi...
Biznesmeni Pandeli Carapuli është thërritur ditën e sotme në SPAK. Carapuli është shoqëruar nga avokati i tij, por gja...
Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve, operacioni i koduar “Delivery”. Goditet një tentativë për të trafikuar ...
Nga Salvatore Riggio, CORRIERE DELLA SERA Igli Tare është nën hetim në Shqipëri për pastrim parash: ish-drejtori sportiv i AC M...
Një rezolutë e përbashkët mes pozitës dhe opozitës për procesin e integrimit europian, e miratuar së fundmi në Kuvendin e Shqipërisë, ka ngjallur debate mbi sinqeritetin dhe qëllimet e saj, mbi të gjitha nga ana e shumicës qeverisëse. Ndonëse në parim konsiderohet një tregues i vullnetit të përbashkët politik, analiza më të thelluara e shohin atë më tepër si një lëvizje “fasadë” nga ana e mazhorancës, veçanërisht në dritën e mungesës së Kryeministrit Edi Rama gjatë seancës.
Ish-ministri i Jashtëm, Aldo Bumçi tha se ky konsensus i papritur nuk ndryshon thelbin e qeverisjes. Sipas tij, rezoluta, duket se është pranuar nga Partia Socialiste për të fituar pikë në sytë e partnerëve ndërkombëtarë dhe për të krijuar një imazh bashkëpunimi, por ajo cilësohet si një akt thjesht deklarativ, që nuk e prek thelbin e mënyrës sesi funksionon pushteti aktual.
Mungesa e kryeministrit Rama në Kuvend, lexohet nga ana e ish diplomatit, si një simbolikë e fuqishme e “një pushteti pa kontroll”.
Kjo qasje, sipas Bumçit, e ka transformuar qeverisjen në një “sulltanat”, ku nuk ka më asnjë mekanizëm real kontrolli.
Në një kontekst më të gjerë gjeopolitik, Shqipëria po humbet një shans historik, dhe arsyeja kryesore, sipas ish ministrit të Jashtëm, është se qeveria aktuale nuk mund të sakrifikojë pushtetin e saj absolut për hir të integrimit europian.
Një rezolutë e përbashkët është treguesi i vullnetit të të gjitha palëve për procesin e integrimit. Kjo është në parim. Besoj që edhe Partia Socialiste kishte interes të kishte një rezolutë bashkë me opozitën, pavarësisht se fryma e rezolutës është kritike, sepse është bazuar mbi rezolutën e miratuar nga Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Europian, i para pak ditëve. Dhe duke qenë që ajo ishte baza, atëherë kjo rezolutë është kritike. Por, për të treguar që ka një mbështetje për të fituar sadopak pikë, qoftë edhe për fasadë, mendoj që këto kanë qenë arsyet që e kanë shtyrë Partinë Socialiste për të, kjo është deklarative, nuk është se ndryshon vullnetin e zotit Rama.
Mungesa e tij po mund ta marrim si një simbolikë e një pushteti pa kontroll. Ku parlamenti është tërësisht i zhvlerësuar. Kjo është prirja e zotit Rama në pushtet, për të shkatërruar çdo institucion dhe çdo qendër tjetër pushteti. Këtë e ka bërë me shkatërrimin e hapësirave të opozitës në parlament, gjë që vihet re, theksohet në rezolutën e miratuar nga komisioni i jashtëm i parlamentit Europian, që është thelbësore thotë kontrolli i ekzekutivit, transparenca, Po. dhe kjo nuk mund të kryhet nëse opozitës nuk i jepen të drejtat kushtetuese si komisione hetimore, transparencë për dhënien e informacionit, prania e ministrave dhe kryeministrit në interpelanca, në dëgjesa, moszbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me parlamentin.
Nuk ka më një President Republike Shqipëria, siç kishte që i qëndronte me ato hapësira që ka kushtetuta. Po. Dhe një pushtet vendor ku kryeministri i mbledh dhe i thotë, shkarkoni zëvendësit, shkarkoni administratorët, i bën planet rregulluese, hyn deri dhe te ngjyra e betratave. Tani, nuk ka asnjë pushtet, pra simbolikisht, mungesa e kryeministrit tregon që ai qeveris si një sulltanat. Që s'ka më asgjë që e kontrollon. Rezoluta është pozitive. Kjo rezolutë tregon vullnetin e opozitës, që ne jemi pro procesit të integrimit.
Në atë rezolutë janë përfshirë të gjitha shqetësimet e qenësishme që opozita ka në lidhje me zgjedhjet, me hapësirat demokratike në parlament dhe çështjet e tjera. Siç thashë është bazuar në rezolutën e Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian. Për shumicën, besoj e dhashë një shpjegim që unë besoj që është si fasadë për të paraqitur partnerëve apo për të thënë që urdhëro ne kemi dhe bashkëpunim me opozitën, nuk është e vërtetë që hapësirat janë të mbyllura tërësisht. Pra, një shenjë e një vullneti e cila nuk prek thelbin e mënyrës si funksionon Edi Rama. Pra nuk është thelbësore kjo gjë. Nëse është shenjë që gjërat do të ndryshojnë, kjo do ishte e mirëpritur, por nuk do ishim seriozë ta besonim këtë gjë. Shqipëria po humb një shans të jashtëzakonshëm.
Janë 33 kapituj që hyjnë në detaje teknike me prokurimet, me peshkimin, me bujqësinë, me mjedisin. Pra 360 gradë qeverisja e një vendi. Dhe ky është shansi i madh që na u ofrua dhe ky shans po digjet nga Edi Rama. Për t'ju referuar raportit të Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian, ku përfshihen pothuajse të gjitha çështjet. Aty përmendet, përmenden zgjedhjet. Flitet për presion, nuk ka vijë ndarëse mes partisë dhe shtetit dhe kjo është akuza më e rëndë, sepse nuk ka demokraci në Europë që të flitet për parti-shtet. Dhe nuk është folur për një parti-shtet as kur ishim ne në qeverisje dhe as para 2005-ës me Partinë Socialiste, por po flitet tani, që nuk ka vijë ndarëse, presion ndaj administratës, shfrytëzim i burimeve shtetërore dhe nuk ishte një garë e barabartë. Flitet për mosdhënien e hapësirave të opozitës në parlament, moskryerjen e funksionit të llogaridhënies. Parlamenti ka dy funksione bazë, hartim ligjesh dhe llogaridhënie.
Ligjet kalojnë me votat e shumicës, po llogaridhënien duhet t'ia japësh qytetarëve nëpërmjet opozitës. Dhe ky është një funksion që nuk e kryen sepse qeveria e Edi Ramës nuk do ta përmbushë këtë. Flitet për presion ndaj gjyqësorit dhe drejtësisë. Dhe qartazi duke iu referuar edhe rastit më të fundit që u bë publik edhe në vizitën, në fakt, mbledhëse të eurodeputetëve, për rastin e ish-zëvendëskryeministres Balluku, por nuk është vetëm ky rast.
Nëse ky është një rast flagrant, ku kryeministri ndërhyri publikisht në ushtrimin e presionit ndaj institucionit të drejtësisë SPAK-ut, Gjykatës Kushtetuese dhe Parlamentit, i cili nuk mblidhej, shkelte rregulloren, ligjin, për të hequr imunitetin, por flitet për një, për një qëndrim që i ushtron presion drejtësisë dhe rrezikon pavarësinë dhe funksionimin e drejtësisë. Flitet për koncesionet dhe prokurimet. Për shqetësimin e madh për zgjatjen për shembull të ligjit për investimet strategjike.
Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi nuk e ka kursyer ironinë pas vendimit të Apelit të GJKKO për r...
Nga foltorja e Kuvendit, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka lëshuar akuza të forta ndaj qeveris&eu...
Deputeti i Partisë Demokratike, Igli Cara, akuzoi qeverinë se projekti “Durrës Marina” po shfaq probleme serioze teknike dhe kër...
Një incident ka ndodhur ditën e sotme gjatë seancës plenare në Kuvend. Ministri i Jashtëm Ferit Hoxha, ndërsa po ko...
Nuk kanë munguar sërish replikat mes ish-ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja dhe kryetarit të Kuvendit Niko Peleshi, pas një...
Seanca parlamentare e dedikuar procesit të integrimit evropian u shndërrua në një arenë përplasjesh të ashpra politike, ku op...
Ne oborrin e Kuvendit, kryedemokrati Sali Berisha deklaroi: "Këta individë nuk kanë asnjë interes absolutisht në procesin e integrimi...
Deputetja demokrate Jorida Tabaku duke folur për procesin e integrimit në Kuvend tha se opozita e ka treguar qëndrimin e saj pro an&e...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, ka mbajtur një fjalim në Kuvend, ku ka akuzuar qeverinë për korrupsion, varfë...
Ulsi Manja ka kërkuar fjalën për replikë pas fjalës së kreut të PD Sali Berisha, me pretendimin se iu përmend emri pre...