Skandali i zjarreve, Guri: Po digjen qëllimisht pyjet e vendit për të mbuluar vjedhjet me tenderat dhe drurin
Zjarret që po shkatërrojnë pyjet dhe zonat e mbrojtura në Shqipëri nuk janë dukuri natyrore, por një skemë e pastë...
Zjarret që po shkatërrojnë pyjet dhe zonat e mbrojtura në Shqipëri nuk janë dukuri natyrore, por një skemë e pastë...
Deti i Zi po përballet me një zonë të re të vlerësuar me rrezik të lartë, pas goditjes ukrainase ndaj infrastruktur&eu...
Rrjetet energjetike, rrjetet e të dhënave, tregjet e aksioneve: sa e lehtë është të paralizohet bota moderne duke sulmuar sistem...
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me 78.6 lekë, në shitje me 79.6 lekë. Euro do të blihet me 91...
Qytetarët do të mblidhen këtë të enjte në sheshin përpara Kryeministrisë, ndërsa shënojnë ditën e ...
Edhe për ditën e enjte, vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga e njëjta situatë meteorologjik. Moti parashikohet me k...
Shqipëria po përballet me mungesë gjithnjë e më të theksuar të fuqisë punëtore për shumë sektorë t...
Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani një ambient sa me te ngrohte ne jetën tuaj ne çif...
Protestuesit vijojnë revoltën në ditën e 102-të të protestës kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, duke vijua...
Një pjesë protestuesish kanë përshkallëzuar aksionin e tyre në Tiranë, duke bllokuar qarkullimin në kryqëzimin pran...
Kryeministri Edi Rama pretendoi se Mirlinda Karçanaj jeton në një shtëpi me qira. Verifikimet e Faktoje tregojnë se ish-drejtoresha e AKSH-it zotëron katër apartamente dhe një ullishte 1,500 m², përkatësisht dy në bashkëpronësi dhe dy në pronësi të plotë.
Dhjetorin e shkuar, Prokuroria e Posaçme goditi një grup të dyshuar kriminal në krye të AKSHI-t, mes të cilëve edhe drejtoreshën Mirlinda Karçanaj, aktualisht në arrest shtëpie, e dyshuar për shkelje të barazisë në tendera në bashkëpunim si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal.
Në një “esencë hetimi” prej 206 faqesh, SPAK përshkruan një rrjet të mirëorganizuar brenda agjencisë, i cili dyshohet se ka përvetësuar qindra milionë euro nga tenderat publikë, përmes shantazhit, pengmarrjes dhe përfshirjes së zyrtarëve të lartë shtetërorë dhe policorë.
Kjo konsiderohet një nga dosjet më të rënda të SPAK, pasi AKSHI është një ndër institucionet më sensitive në vend, që menaxhon pothuajse të gjithë sistemin e qeverisjes digjitale përmes e-Albania dhe shërben si ndërmjetës mes qytetarëve dhe institucioneve për qindra shërbime.
Megjithatë, kryeministri Edi Rama i doli në mbrojtje ish-bashkëpunëtores së tij të ngushtë, duke deklaruar se Mirlinda Karçanaj gëzon “respekt të padiskutueshëm”. Ai madje i qau hallin Karçanajt, e akuzuar për shpërdorimin e miliona eurove, duke theksuar se ajo jeton në një shtëpi me qira.
“Linda Karcanaj, e cila sot është në masë sigurie në një shtëpi me qira, ku jeton pasi ka jetuar deri pak vite më parë në shtëpinë e prindërve, në një apartament që ishte i kohës së komunizmit…,” deklaroi Rama fundvitin e kaluar.
Kjo deklaratë shkaktoi reagime të forta në media dhe rrjetet sociale, duke hapur një debat të gjerë publik. Nuk munguan as reagimet ironike, ku disa faqe të njohura në rrjete sociale sugjeronin me sarkazëm hapjen e një “GoFundMe” për Mirlinda Karçanajn.
Por përtej zhurmës, faktet kërkojnë verifikim. Ndaj Faktoje iu drejtua Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, ILDKPI-së, për të parë çfarë deklaron vetë Karçanaj për pasurinë e saj të paluajtshme.
Sa prona zotëron Karçanaj?
Analiza e deklaratave të saj pasurore mbi 21 vite tregon një panoramë shumë më të pasur se ajo që e paraqet kryeministri. Në 2007, kur ishte drejtoreshë e Teknologjisë së Informacionit në Bashkinë e Tiranës, Karçanaj deklaronte 25% të një apartamenti 3+1, 94 m² në Tiranë.
Në 2013 (kohë kur merr edhe detyrën e re si drejtoreshë e AKSHI-t) , e njëjta pronë shihet e saj me 50% bashkëpronësi. Në 2016, ky apartament rivlerësohet në mbi 13 milionë lekë apo 135 mijë euro.
Në të njëjtin vit, Karçanaj deklaron edhe blerjen e një apartamenti tjetër 136 m² në Tiranë për 65 mijë euro, ku 50% i përket bashkëshortit, Artan Babaramo.
Po në 2016, çifti blen edhe një apartament 60 m² në Qerret për 17,340 euro. Të dyja blerjet, sipas deklaratave, janë financuar nga kursimet ndër vite dhe pagat.
Një vit më vonë, apartamenti i Tiranës i blerë 65 mijë euro rivlerësohet në rreth 24,5 milionë lekë apo 240 mijë euro.
Në 2022, Karçanaj bëhet pronare e vetme e apartamentit 3+1 në Tiranë me vlerë 135 mijë euro, trashëgimi nga prindërit, dhe shton pasuri të tjera: një apartament 73.5 m² dhe një ullishte 1,500 m², po përmes trashëgimisë, pa specifikuar vendndodhjen dhe vlerën.
Pra, ndryshe nga sa deklaroi kryeministri, Karçanaj zotëron katër apartamente, 2 në bashkëpronësi me bashkëshortin dhe 2 të tjera në pronësi të plotë si dhe një ullishte 1500 m², pa përfshirë këtu kursimet e deklaruara në euro dhe lek ndër vite.
Përfundim
Verifikimi i deklaratave të pasurisë së Mirlinda Karçanajt tregon qartë se ajo zotëron katër apartamente dhe një ullishte 1,500 m², përkatësisht dy në bashkëpronësi me bashkëshortin dhe dy në pronësi të plotë. /faktoje.al/
Kreu i Opozitës, Sali Berisha, zhvilloi një takim zyrtar me Presidentin e Parlamentit të Rajonit të Brukselit, z. Bertin Mampaka. Beris...
Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka kërkuar miratimin me procedurë të përshpejtuar të projektligjit të ...
Gjykata Kushtetuese ka njoftuar se ka vendosur kalimin për shqyrtim në seancë plenare të disa çështjeve, mbi bazë dokumente...
Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, deklaroi se Shqipëria është e sigurtë dhe nuk intimidohet nga kërcënimet, përfshirë de...
Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi ka reaguar pas publikimit të raportit të fundit të Freedom House. Aty cilës...
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, pjesë e fotos zyrtare familjare të 50-vjetorit të Partive Popullore Europiane (PPE...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka bërë një deklaratë nga Berlini për takimet që...
Partia Demokratike ka bërë sot një denoncim ku akuzon OSHEE për mbifaturim. Në një dalje për mediat, zëdhënë...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka zhvilluar një takim në Bundestagun gjerman me deputetin Peter Beyer, ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka marrë pjesë në samiti e 50 vjetorit të Partisë Popullore Europiane (PPE). Gjat...