POLITIKE

Rama tregon për herë të parë publikisht takimin me Berishën në 1992 në zyrën e Presidentit

Piranjat Përditësimi i fundit 13 May 2026, 23:20
Rama tregon për herë të parë publikisht takimin me

Kryeministri Edi Rama ka rrëfyer sot për herë të parë një takim me Sali Berishën në vitin 1992 kur kundërshtari i tij politik ishte President.

Në një intervistë për gazetarin Nikollë Lesi, Rama tha se në atë kohë i shkroi Berishës një letër që të priste piktorin e njohur shqiptar nga Mali i Zi, Gjelosh Gjoka, por Berisha, në atë kohë presidenti i vendosi kusht që të ishte edhe ai në takim.

Rama tregon se ndërkohë që bisedonte me piktorin, Berisha shprehu tha se deputetët e grupit të PD-së “janë të gjithë me lakrën e komunizmit në kokë”.

“E di çfarë më ke kujtuar? Më ke kujtuar një episod që mbase ta kam thënë dhe mbase që publikisht do ta them për herë të parë se s’e kam thënë ndonjëherë, po disa njerëzve ia kam treguar. Në fillimet fare të pushtetit të Partisë Demokratike vjen në Tiranë Gjelosh Gjoka. Gjelosh Gjoka, piktor i famshëm shqiptar nga Mali i Zi që jetonte në Gjermani edhe kishte ëndërr të takonte Doktorin (Berishën), e kishte ëndërr. Edhe i them unë, shiko i thashë “vetëm po t’i çoj unë një kërkesë, ti mund ta takosh ndryshe s’ka për të takuar”.

“Jo”, tha “mos u ngatërro ti me këtë punë se ngaqë unë kisha ato pozicionet e mia te “Koha Jonë” edhe dihej puna ime”. “Okej”, i thashë ti e di! Mirëpo tentoi, tentoi, tentoi, nuk e realizoi dot, u dëshpërua. E më tha mua: – Ti ma the me shaka mua atë? Jo i thashë: – unë jam i bindur që po të kërkoj unë, ai të jep takim.

“Po provoje njëherë”, tha, edhe i bëj letër unë për Gjeloshin. Prezantimi kush është, çfarë e tjerë, e tjerë dhe ja çoi nëpërmjet dikujt që e di që e çonte në dorë. Edhe më vjen ai dikushi edhe më thotë: “Po ja dhashë thotë, po ai ka një kusht”. “Çfarë kushti”, i thashë? “Ai mund ta presi Gjeloshin po të jesh dhe ti me të”.

I thashë: Unë? “Jo”, tha: – Kështu tha! “Po të vij bashkë me të”, tha “unë e pres!”. Edhe i them Gjeloshit, “dëgjo kjo është një çik e vështirë për mua tani të shkoj të takoj atë. Se takoj atë unë! Dava komunisti”. Tha: “Jo ky është rasti që ti duhet të vish patjetër”, e tjera e të tjera “ai po të fton e ç’rëndësi ka”.

T’i biem shkurt shkojmë të dy atje tek Presidenca, në zyrë me Gjelosh Gjokën surprizë. Edhe ulemi aty, ai i fliste i Gjeloshit unë fare. Por ndërkohë fliste që të dëgjoja unë kuptohet!

Edhe i thotë “profesor këto ditë që ke qenë këtu e ke parë ndonjëherë parlamentin?” Parlamenti ishte komplet PD atje, ke parasysh Parlamenti i parë në mbas ‘92 ishte, “e ke pa ndonjëherë parlamentin?”. Gjelosh ia futi kot “e kam parë tha!” –“Po si duket” i tha? “Po mirë tha fillimet janë tha mirë është! “Çfarë mirë? Si mirë? Ku ka mirë aty”, tha. Ou thashë unë, po çfarë po thotë ky!

“S’ka mirë aty”, tha. “Aty janë të gjithë me lakrën e komunizmit në kokë” – tha. Se s’dua të them gjithë detajet se foli dhe me emra që unë u habita fare, i ra atyre të vetëve, i bëri copash edhe çohet nga tavolina edhe shkon merr Koha Jonë. E kishte mbi tavolinë. “E shikon këtë ti”, – tha. Unë aty. I thoshte atij, – “këtu është ajka e trurit të këtij vendi”.

“Po në vend – tha – që të punojmë për këtë vend dhe të më ndihmojnë dhe të mbështesin këto procese, rrinë atje, edhe bëjnë gërr-gërr-gërr gjithë kohës dhe ankohen për ata”, tha. Për këta të vetët. “Kanë të drejtë”, tha “po ku t’i gjej unë, se mos vijnë këta”, tha. Unë thashë ky qenka një mashtro i një niveli më të lartë se s’ka mundësi. Kjo ishte në 1992″, rrëfeu Rama.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?