Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike dhe avokatja Adriana Kalaja nga SPAK është shprehur për mediat se çështja për pronës në Surrel që sipas saj është vjedhur nga Rama dhe Linda lë vend për dyshim pasi shorti del vetëm për një gjykatëse.
“Kallëzimi mbetet në dyert e SPAK pa filluar hetim, deri më sot nuk kemi informacion se çfarë bëhet me këto dosje. Vijojnë sulmet ndaj opozitës dhe qytetarëve. Prona e grabitur në Surrel i kalon gjithmonë Irenës me 3 mbiemra- Maneku - Spata - Gjoka. Kjo gjykatëse duhet të ishte e shkarkuar ose në hetim.“ u shpreh Kalaja
Sipas Kalasë, projektet e miratuara në mënyrë të përsëritur nga figura të larta të qeverisë janë në kundërshtim me ligjin dhe shërbejnë për të legjitimuar burime të paligjshme financiare. Ajo kërkon hetim të plotë nga SPAK për të gjitha lejet e ndërtimit të lidhura me studio projektimi të përzgjedhura në mënyrë të dyshimtë, si dhe për rolin e Bankës së Shqipërisë, që sipas saj duhet të japë llogari për rritjen e pazakontë të investimeve të huaja në pasuri të paluajtshme në vetëm gjashtë muajt e parë të vitit 2025.
"Kemi sjellë argumente dhe fakte bindëse sesi për përçundimi i Tiranës dhe jo vetëm por edhe objekte të cilat janë miratuar leja edhe nga kryeministri dhe shumicën e rasteve nga zëvendës kryeministra, kanë përçunduar edhe bregdetin e Shqipërisë. Të gjitha këto veprime që janë bërë në kundërshtim me dispozitat ligjore në kundërshtimin nga subjektet ndërtuese për të justifikuar burimin e ligjshëm të parave, na ka çuar në dyshimin e arsyeshëm se e gjitha kjo bëhet me nismën dhe bekimin e kryeministrit Rama dhe zëvendëses së tij, Belinda Balluku, për qëllime personale dhe në dëm të interesit publik.
Të inkoperuar në këtë kallëzim penal ne kemi kërkuar që nga SPAK të hetohen të gjitha lejet e ndërtimit që rastësisht po e themi këtë janë të lidhura me studio-projektuesin të cilët janë në listën e Edi Ramës dhe asnjë kompani tjetër që projekton një ndërtim në Tiranë dhe jo vetëm. Nëse i drejtohet kryetarit të Këshillit të Rregullimit të Territorit që është zoti Rama për nxjerrjen e lejes së caktuar, refuzohet dhe orientohet që gjithë këto kompani të shkojnë tek lista e studiove të huaja që lidhen në këndvështrimin tim me pastrimin e produkteve të veprës penale.
Ndërkohë kemi kërkuar edhe hetimin nga ana e SPAK edhe të Bashkës së Shqipërisë në këtë proces të paligjshëm. Rol i cili duhet të ketë një vëmendje të caktuar edhe për shkak të statistikave që jep banka e Shqipërisë ku deklarohet se mbi 250 mln euro janë blerë nga shtetas të huaj. Dhe kjo vlerë i takon vetëm 6 mujorit të parë të 2025. Ndërkohë kemi kërkuara nga ana e SPAK që të evidentohen edhe denoncimet që tashmë janë bërë publike, qoftë për çështjen ‘Aruba’, janë denoncime që nuk janë thjesht denoncime nga gazetarë investigativë, por janë denoncime që lidhen me fakte dhe prova të antimafias italiane, qoftë edhe me dy kronikat e dhëna nga Rai3, ku korenspondojnë në mënyrë të habitshme dhe të çuditshme deklarimet në këto emisione me deklarimet apo hetimet e mafias italiane.
Të gjitha provat që ne depozitojmë sot në SPAK lidhin jo vetëm zotin Rama me zëvendësen e tij Balluku në një krim shumë të madh që është pastrimi i parave."
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
2 Tetor11:02
Korrupsioni/ Gazetarët në Danimarkë “gozhdojnë” Ramën për ministren ‘Diella”: Është nën kontrollin tuaj (VIDEO)
Kryeministri Edi Rama u pyet në Danimarkë ku po merr pjesë në samitin e Bashkimit Evropian për ministren e inteligjencës artificia...
POLITIKE
2 Tetor11:01
“Diella ka ndërvepruar me rreth 1 mln njerëz"/ Rama: Irani s’po arrin të na thyejë, ne kemi një nga mbrojtjet më të forta kibernetike në Europë
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Danimarkë ku po mbahet Komuniteti Politik Europian. Në fjalën e tij për mediat para nisjes së sam...
POLITIKE
2 Tetor10:54
Vëllai po i arrestohej nga SPAK, deputeti i PS live në emision: U njoftova mbrëmë! Gjithkush përgjegjës për vendimet
Deputeti i PS, Loer Kume ka pranuar live se është njoftuar mbrëmjen e djeshme për arrestimin e vëllait të tij ditën e sotme, ...
POLITIKE
2 Tetor10:56
“Europa mund të mësojë shumë nga Shqipëria”, Rama nuk përmbahet në samitin e Komunitetit Politik në Danimarkë
Në Kopenhagën të Danimarkës, udhëheqësit evropianë – përfshirë nga Shqipëria dhe Kosova po marrin pjese ...
POLITIKE
2 Tetor10:04
Ilir Meta: ‘Shakaxhiu i integrimit’, si shkaktari i divergjencës ekonomike me Bashkimin Europian
Nga Ilir Meta
Raporti i Konvergjencës ekonomike për Ballkanin Perëndimor për 2025, i financuar dhe konfirmuar nga Presidenca polake e...
POLITIKE
2 Tetor08:37
Mblidhet samiti i 7-të i Komunitetit Politik Evropian në Kopenhagen, çfarë pritet të ndodhë?
Në kryeqytetin danez, Kopenhagen, mbahet këtë të enjte Samiti i 7-të i Komunitetit Politik Evropian, që mbledh së bashku udh&...
POLITIKE
2 Tetor08:08
Veliaj kërkon ndryshimin e masës së sigurisë në Gjykatën e Lartë
Gjykata e Lartë do të shqyrtojë sot, 2 tetor 2025, rekursin e bërë nga ish-kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.
Veliaj kër...
POLITIKE
1 Tetor22:58
“Aruba si filmi “Padrino” ku mafiozët mblidhen e bëjnë politikë”/ Avokati: Ka regjistrime nga Antimafia italiane dhe DEA amerikane
Avokat Kujtim Cakrani ka deklaruar se takimi i Arubas i ngjason mbledhjeve të mafiozëve amerikanë në Kubë në filmin “Padri...
POLITIKE
1 Tetor22:36
“Do vareni në pemët e Pyllit Orbital”/ Shokon deputeti: Si i kërcënoi Rama këshilltarët bashkiakë
Demokrati Ilir Alimehmeti, ka bërë një deklaratë të fortë, teksa tha se kryeministri Edi Rama ka kërcënuar këshil...
POLITIKE
1 Tetor22:24
Danimarkë/ Rama shfaqet pranë liderëve europianë! Batuta me Melonin dhe Macron (VIDEO)
Nesër në Danimarkë do të mbahet Samitit i Komunitetit Politik Evropian, ku do të marrin pjesë 47 kryetarë shtetesh dhe...