Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...
TIRANA- Përfaqësues diplomatikë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Bashkimit Europian i kërkuan sot autoriteteve shqiptare, që të shtojnë më tej rezultatet në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Diplomatë nga shtete dhe organizata donatore, me në krye SHBA-të dhe BE-në, diskutuan sot me përfaqësues të qeverisë shqiptare për të bashkërenduar ndihmën dhe mbështetjen për Shqipërinë në luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, një fushë ku, siç u theksua në tryezën e rrumbullakët, priten rezultate më të larta.
Zëvendës shefja e Misionit në detyrë e Ambasadës së SHBA-ve, Kathryn Hammand, theksoi në fjalën e saj se sundimi i ligjit nis së pari nga llogaridhënia, dhe se duhet bërë shumë më tepër për këtë detyrë të rëndësishme, në të cilën Shqipëria ka mbështetjen e SHBA-ve dhe BE-së. Ajo tha se SHBA po investojnë në forcimin e sundimit të ligjit në Shqipëri, por shtoi se kjo është një detyrë që nuk mund të bëhet vetëm dhe kërkon veprime dhe përpjekje nga të gjithë institucionet dhe aktorët.
“Zyrtarë të korruptuar janë duke dhënë llogari para drejtësisë, anëtarë të krimit të organizuar po shkojnë në burg dhe po humbin pasuritë. Ky është një proces shumë i fuqishëm, që po ecën përpara, - tha Hammand. - SHBA-të, - shtoi ajo, - do të vazhdojnë ta mbështesin fort Shqipërinë dhe përpjekjet e saj, të cilat janë thelbësore për anëtarësimin në Bashkimin Europian, çka populli shqiptar dëshiron”.
SHBA kanë dhënë në këtë fushë shumë trajnime dhe ekspertizë mbi hetimin e antikrimit, si dhe në analiza kibernetike.
Ndërsa drejtuesi i Delegacionit të BE-së në Shqipëri, ambasador Silvio Gonzato, theksoi në takimin e donatorëve me autoritetet shqiptare se procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në BE përfshin luftën kundër krimit të organizuar, rendin publik, sigurinë dhe menaxhimin e integruar të kufijve dhe migrimit, të cilat janë shumë të rëndësishme për sigurinë e Shqipërisë, rajonit dhe BE-së.
“Reformat në fushën e sundimit të ligjit duhet të përmirësojnë standardet dhe praktikat në krijimin e një shteti më efikas, të garantojnë mbrojtje për gjithë qytetarët dhe turistët, si dhe të garantojnë më shumë respekt për të drejtat e njeriut”, tha ambasadori Gonzato.
Ai shtoi se Shqipëria po përballet me sfida si infiltrimi i grupeve kriminale sa i takon pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, ku janë identifikuar banka dhe institucione financiare të përfshira në transaksione shitblerje pronash të brendshme dhe të jashtme.
Ambasadori Gonzato theksoi se lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit kërkojnë një përgjigje të koordinuar të shumë aktorëve, duke përfshirë sektorin privat, dhe shoqërinë civile.
Shqipëria është duke hartuar një strategji kombëtare për të luftuar pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit për periudhën 2024-30, po ashtu si edhe një ligj të ri për policinë e shtetit, që pritet të rritë profesionalizmin, integritetin, bazuar në meritat e karrierës.
Në takimin koordinues me donatorët, ministri i Punëve të Brendshme, Taulant Balla, tha se vitin e kaluar janë goditur 54 organizata kriminale, 38 nga të cilat në fushën e narkotikëve, 7 grupe në fushën e krimit ekonomik e financiar, 7 grupe në fushën e pronës dhe 2 grupe në fushën e krimeve kompjuterike, ndërsa po forcohet nga viti në vit bashkëpunimi me Europol dhe Interpol-in.
“Kemi kryer 1 mijë e 380 hetime proaktive dhe kemi hartuar në bashkëpunim me vendet partnere 80 çështje penale. 523 operacione policore u zhvilluan vitin e kaluar, nga të cilat 107 u kryen me partnerë ndërkombëtarë dhe 54 operacione të përbashkëta me Interpolin”, tha Balla.
Shqipëria është duke përshtatur ligjet e saj me standartet e BE-së, ndërsa diplomatët theksuan se zbatimi i plotë i tyre është po aq thelbësor, ndaj Tirana po mbështetet edhe me fonde edhe me ekspertizë nga SHBA-të dhe BE-ja, sepse një vend më i sigurtë, sipas tyre, bëhet edhe më tërheqës për investuesit e huaj dhe për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik./ VOA
Teliti TIRANË- Këshilltari për Çështjet Ekonomike në PD, Dorian Teliti ka mbajtur ditën e sotmë një deklarat...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dhënë një intervistë për median rumune NCN, pas sh...
Wisner dhe Nephew TIRANË- Ambasada amerikane në Tiranë për mes një njoftimi ka bërë të ditur se ka mbërri...
Albana Vokshi TIRANË- Kryetarja e Komisionit Hetimor të Shëndetësisë, Albana Vokshi ka folur për punën e Komisionit dhe ...
Edison Memolla TIRANË- Gjykimi për kryebashkiakun e Rrogozhinës Edison Memolla në Gjykatën e Posaçme ka nisur ditë...
Safet Gjici dhe Alma Kaçi TIRANË- Seanca gjyqsore në Apelin e GJKKO-së ka nisur përish-kryebashkiakun e Kukësit Safet ...
Sali Berisha TIRANA- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar sot se rënia në rezultatet e programit arsimor PISA, ka...
Kryeministria TIRANA- Qeveria ka miratuar kuotat e përgjithshme të kredive të reja, për kategoritë prioritare të të...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në fjalimin e tij të përnatshëm para mbështetësve u s...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë demokratike Sali Berisha në fjalimin e tij të përnatshëm ka akuzuar drejtuesin ...