“Spiunët” brenda institucioneve nuk po funksionojnë, vetëm 2 raste sinjalizimi në ILDKPKI në 2025
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) raporton se gjatë vitit 2025 ka vijuar ...
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) raporton se gjatë vitit 2025 ka vijuar ...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Lozhan, ku mbeti i vrarë nj&e...
Kanë dalë pamjet nga ngjarja e rëndë e regjistruar mëngjesin e kësaj të enjte në Maliq, ku u vra me armë zjarri g...
Violand Braçellari, i cili vrau me armë zjarri efektivin e Forcave Shqiponja Enea Mekolli gjatë një operacioni mëngjesin e së ...
Presidenti Bajram Begaj ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur mëngjesin e kësaj të enjteje në Maliq, ku gjatë...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari ka dënuar ngjarjen e rëndë që ndodhi në Maliq ku gjatë një operacioni u vra nj...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv i Policisë humbi jetën gjat...
Violand Bracellari, autori i ngjarjes së rëndë Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Lozhanit në Maliq ku një efektiv i forcave ‘Shqiponjave’ ka mbetur i ...
Zbardhen detaje rreth profilit të autori ttë ngjarjes në Maliq, që vrau një polic dhe plagosi një tjetër. Violand Bracellar...
TIRANË- Deputetja e PD-së, Albana Vokshi ka mbajtur ditën e sotme një deklaratë para mediave ku ka folur në lidhje me shëndëtësinë falas në vend. Gjatë fjalës së saj Vokshi u shpreh se shëndetësia falas është mashtrimi më i madh i Edi Ramës. Sipas saj pacientët jo vetëm nuk arrijnë të marrin shëndetësi falas, por nuk marrin as shërbim shëndetësor në pjesën më të madhe.
Ajo më tej shtoi se sektori i Shëndetësisë është i nënfinancuar, dhe ai buxhet shkon kryesisht në 4 koncesionet e panevojshme, abuzive e korruptivë që në total shkojnë rreth 450 mln Euro. Vokshi komentoi edhe deklaratën e pak ditëve më parë të Drejtoreshës së QSUT dhe shefes së shërbimit të onkologjisë ku sipas saj kanë pranuar pa u skuqur e pa u zverdhur pa asnjë ndjesi njerëzore për mungesën e medikamenteve.
DEKLARATA E DEPUTETES SE PD, ALBANA VOKSHI:
Shëndetësia falas është mashtrimi më i madh i Edi Ramës! Pacientët jo vetëm nuk arrijnë të marrin shëndetësi falas, por nuk marrin as shërbim shëndetësor në pjesën më të madhe. Sektori I Shëndetësisë është i nënfinancuar, dhe ai buxhet shkon kryesisht në 4 koncesionet e panevojshme, abuzive e korruptivë që në total shkojnë rreth 450 mln Euro.
Pak ditë më parë thirra në dëgjesë në komisionin për Shëndetësinë për skandalin të onkologjiku, Ministren e Shëndetësisë, Drejtoreshën e QSUT dhe shefen e shërbimit të onkologjisë. Ministrja Koçiu tha: kemi arritur sukses me reformat në shëndetësi! Shëndetësia po ecën vetëm përpara! Çfarë thanë Drejtoresha e QSUT dhe shefja e shërbimeve?
E kanë pranuar pa u skuqur [a u zverdhur pa asnjë ndjesi njerëzore mungesën e medikamenteve:
– Erlotinib është në mungesë. Ka qenë donacion, por nuk ka më në gjendje! Nuk bëhet tenderi se duhet bërë pazari që të bëhet tenderi. Pacientëve ju është dhënë dozë e reduktuar cdo 10 ditë
– gencitabina është në mungesë
– jodi është më mungesë që nga janari
Kush është përgjegjës për mungesat?
Kush mban përgjegjësi që edhe pas raportit të KLSH që ngrinte alarmin që vonesa e tenderimit të medikamenteve në onkologjik disa ditë sillte efekt negativ të menjëhershëm në shëndetin dhe jetën e pacientëve??
Referuar Open data Albania janë rreth 4 mln lekë tendera që nga 1 janari e deri më sot, që nuk bëhen sepse më parë duhet bërë pazari?? E nëse nuk bëhen tenderat ka mungesë… dhe askush nuk mban përgjegjësi!!!
Kush mban përgjegjësi që një vit pas raportit të KLSH që thoshte: ka një numër të kufizuar shtretërish, ka një numër të kufizuar poltronash, ka numër të kufizuar stafi, ende sot asnjë masë nuk është marrë nga ministria e Shëndetësisë, Drejtuesit e QSUT dhe të shërbimeve?
Kush mban përgjegjësi për trajtimin në mënyrë çnjerëzore të pacientëve që marrin kimion në karrike, në një sallë të vogel, madje edhe të pakondicionuar, dhjetëra pacientë të ulur si mos më keq, me vigona e tuba në duar, që rrinë me orë të tëra orë në kushte të tmerrshme??
Ndërkaq raporti i KLSH, thotë se shpenzimet financiare nga buxheti I shtetit për trajtimin e sëmundjeve tumorale, nuk janë rritur, por janë mbajtur pothuajse të pandryshueshme, ndërkohë që numri i pacientëve të diagnostikuar dhe të trajtuar me sëmundje tumorale është në rritje.
Ka një bashkëpunim mes qeveritarëve, drejtuesve të sektorit shëndetësor në publik dhe atij privat të qëllimshëm të mos vënë në funksion pajisje e aparatura që pacientët të orientohen në privat e të ndajnë fitimin.
Kush mban sot përgjegjësi për mungesën e medikamenteve? Për mungesën e kurave të pacientëve?
Çfarë ndodh me pacientët që nuk ju respektohet protokolli?
Çfarë ndodh me pacientët që nuk marrin dot trajtimin?
Çfarë ndodh me pacientët që nuk marrin dot kimion?
Çfarë ndodh me pacientët që ju përgjysmohen apo reduktohen dozat?
Po ju referoj një tjetër shqetësim që e kam ngritur edhe në komisionin për shëndetësinë. Behët fjalë për medikamentin FEIBA përdoret për pacientët me hemofili. KËrkova informacion edhe në QSUT me anë të një shkrese zyrtare për të marrë informacion në lidhje me këtë medikament. Në përgjigje, asnjë informacion i kërkuar.
Në informacionin që ka ardhur në PD, me urdhër të Albana Fico, në atë kohë Drejtoreshë e QSUT, është bërë një ndërhyrje në sistemin e farmacive brenda QSUT, për kalimin e këtij medikamenti, edhe pse i skaduar (data e skadencës 31.12.2024), nga farmacia qendrore në një farmaci tjetër.
Sasia: 1,137 flakonë të medikamentit FEIBA që përdoret për pacientët me hemofili
Data e skadencës: 31/12/2023
Vlera totale: 135,924,438 lekë (rreth 1.35 mln EURO)
Sot po i bëj edhe një herë pyetjet Ministres së Shëndetësisë dhe Drejtueses së QSUT:
• A ka sasi të skaduara në QSUT të medikamentit FEIBA?
• Ku ndodhet momentalisht sasia prej 1137 flakonë të medikamentit FEIBA me datë skadence 31 dhjetor 2023?
A është futur kjo sasi FEIBA e skaduar në farmacinë e pediatrisë ndërkohë që sistemi SISP nuk e lejon?
Pse është bërë ndërhyrja nëse nuk është procedurë e rregullt?
• A e ka dhënë urdhërin për këtë ndërhyrje ish drejtoresha e QSUT Albana Fico?
• Çfarë ndodh me këtë sasi të skaduar medikamentesh që qarkullon me urdhër të drejtuesve nga një pavion në tjetrin??
Përgjegjësit për këtë situatë në shëndetësi janë Edi Rama, Ministrat e Shëndetësisë ndër vite (Beqaj, Manastirlliu dhe Koçiu) si dhe Drejtuesit e QSUT ndër vite. Duhet të ndryshojmë situatën në shëndetësi në mënyrë që qytetarëve t’u respektohet e drejta kushtetuese për një shërbim shëndetësor të denjë. Duhet të reagojmë, të marrim fatin tonë në duar, për të mbrojtur shëndetin! Për të mbrojtur jetën!
Olta Xhacka TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka zbardhur vendimin e plotë të arsyetuar për mandatin e ish-ministres, Olta Xhaçka. N&e...
TIRANË- Tre ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë Redi Molla, Taulant Tushe dhe Mariglen Qato do vijojnë qëndrimin në qeli. ...
Në terma për frymë, Shqipëria ka marrë më shumë asistencë ndërkombëtare për të luftuar korrupsioni...
Beleri FIER- Seanca e radhës për ish-kryebashkiakun e Himarës, Fredi Beleri është shtyrë sërisht ndërsa bëhet ...
Mediu TIRANË- Ditën e sotme do të mbahej seanca e radhës gjyqësore për çështjen Gërdeci për ish-mi...
Mediu TIRANË- Ditën e sotme do të mbahet seanca e radhës gjyqësore për çështjen Gërdeci për ish-mi...
fredi beleri FIER- Ish-kryebashkiaku i Himarës, Fredi Beleri ka mbërritur në gjykatën e Fierit për seancën ku do të shq...
Kuvendi TIRANA- Kuvendi i Shqipërisë i ka miratuar të martën ndryshimet në Qeverinë e udhëhequr nga kryeministri Edi Ram...
Foto ilustruese TIRANA- Në Kongresin e Partisë Socialiste të zhvilluar dy ditë më parë janë zgjedhur edhe 157 an&eu...
Grafiku TIRANA- Eksperti i Terra Data Analitix, Blerim Gjeladini ka publikuar të dhënat e grafikut të mësipërm lid...