Alarm në qytetin e Vlorës, qytetari “ngre në këmbë” Policinë: Më kanë vendosur lëndë plasëse në makinë!
Një alarm për lëndë plasëse të vënë poshtë një automjeti ka ngritur në këmbë policinë e Vl...
Një alarm për lëndë plasëse të vënë poshtë një automjeti ka ngritur në këmbë policinë e Vl...
Vijon revolta në rrugët e kryeqytetit. Pas përfundimit të tubimit përpara Kryeministrisë, mijëra protestues kanë zbritur...
Ka përfunduar protesta e shtatë e mbajtur në kryeqytet kundër projektit në Zvërnec. Prej më shumë se tre orësh, mi...
‘Tifozët Kuqezi’ kanë bojkotuar sot ndeshjen miqësore të kombëtares ndaj Luksmburgut, në stadiumin “Air Albania&...
Një projektvendim i Këshillit të Ministrave, siguruar nga BIRN, parashikon transferimin e ishullit të Sazanit nga administrimi i Ministris...
Një ngjarje e rëndë, e mbajtur e fshehtë për më shumë se një muaj dhe e raportuar fillimisht si vdekje natyrale, ës...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në rrjetet sociale, ka reagua...
Rrjeti i madh televiziv CNN, në një kronikë të zgjeruar për protestat në Shqipëri, thekson se ndryshe nga sa pretendon kryemi...
Nj-vjeçar i akuzuar për rrëmbimin, vrasjen dhe fshehjen e trupit të të riut nga Burreli, Klevis Lleshi, u ekstradua nga Italia. Sajmi...
Një seri manovrash janë përdorur nga Belinda Balluku, për të përfituar një vilë luksoze me pishinë në një...
Mbledhja e fundit e Komisionit për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes, nxori në pah përplasjen e kryetarit Bledi Çuçi me ministrin e Drejtësisë, Besfort Lamallari, pasi ky i fundit paraqiti detaje nga projektligji për krijimin e një agjencie të re, për mbikëqyrjen e sistemit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale.
Ministri i Drejtësisë, argumentoi se duke qenë se mban përgjegjësi politike për burgjet, duhet të ketë rol në emërimin e drejtorit të agjencisë. Çuçi kundërshtoi argumentin e Ministrisë së Drejtësisë se ndryshimet e propozuara do të zbehnin fuqinë apo kontrollin e ministrit mbi agjencinë, duke i konsideruar argumentet si jo të vërteta.
Nga ana tjetër, Lamallari theksoi se ky është “meraku i qeverisë”, duke nënvizuar se Ministria e Drejtësisë ka rikonfirmuar qëndrimin e Këshillit të Ministrave. Në përfundim, projektligji për agjencinë kaloi, sipas udhëzimeve të drejtuesit të komisionit, i cili e konsideroi një debat të “tejkalur” dhe të “ezauruar”. Agjencia e re pritet të jetë një hallkë kyçe në sistemin penitenciar.
Bledi Çuçi: E vetmja gjë që nuk është rakorduar dhe që nga këshilltarët e Kuvendit dhe komisionit më është thënë në lidhje me rakordimin është thjesht mënyra e emërimit të drejtorit të agjencisë. Të tjerat janë të gjitha të ezauruara, se u la përshtypja sikur ju nuk pranoni asnjë nga sugjerimet e variantit të konsoliduar. Pra, përveç faktit se si emërohet drejtori, për të tjerat jeni dakord ju si ministër me variantin që është rënë dakord me përfaqësuesit tuaj të Ministrisë së Drejtësisë, apo jo?
Besfort Lamallari: Po deri në këtë moment që diskutuam jemi dakord, pa përfshirë pjesën e emërimit, dhe ky ka qenë qëndrimi i përfaqësuesve të ministrit në grupin e punës.
Bledi Çuçi: Ju sollët si argument që bie fuqia e kontrollit të ministrit, apo e përgjegjësisë që ka ministri në lidhje me agjencinë, absolutisht nuk është e vërtetë sepse këtë fuqi ia jep ligji, dhe piramida që është ngritur padiskutim, që nga punonjësi më i ulët i nivelit të burgjeve deri tek ministri dhe nuk e jep fuqinë mënyra si emërtohet drejtuesi, por fuqinë ia jep seti i kompetencave që ka gjithsecili sipas hierarkisë në sistemin e Ministrisë së Drejtësisë. Përgjegjësinë politike që ka ministri e ushtron 100 për qind në bazë të ligjit dhe akteve ligjore dhe nënligjore që ka në dispozicion, por e vetmja gjë është që të unifikojmë të gjitha sistemet e emërtesave të agjencive të kësaj natyre në Republikën e Shqipërisë. Nuk mund të ketë drejtues institucioni që të emërohet pa patur një propozues për organin e emërtesës dhe binomi ministër-kryeministër, është binomi më i mirë dhe filtrin e drejtuesit të agjencisë e bën ministri, ai që propozon, ai është filtri i personit që do emërohet si drejtues institucioni.
Besfort Lamallari: Ndërhyrja ime ishte vetëm për efekt të transparencës. Grup i punës që përfaqëson Ministrinë e Drejtësisë nuk ka shprehur dakordësi për këtë gjë, duke i qëndruar argumenteve që kanë përcjellë, duke marrë në referencë edhe ligje të tjera që janë në fuqi sot. Qëndrimi i përfaqësuesve të Ministrisë së Drejtësisë rikonfirmon qëndrimin e Këshillit të Ministrave që ka shqyrtuar më herët këtë akt, dhe i qëndron këtij versioni. Qëndrimi i qeverisë është i njëjtë si dje kur është përcjellë drafti, si sot që unë po e mbroj këtu.
Bledi Çuçi: Ka agjenci të tëra që janë në emërtesë o me kryeministrin o me Këshillin e Ministrave. Por në rastin konkret ka rëndësi standardi, duhet të çojmë drejt standardit edhe ato që janë jashtë standardit, jo të zhbëjmë standardin. Por meraku që ju keni që zbehet fuqia apo kontrolli, apo përgjegjësia që ka mbi agjencinë forca e ministrit nuk qëndron.
Besfort Lamallari: Nuk është ky meraku i Ministrisë së Drejtësisë. Ky është meraku i qeverisë, qeveria ka shprehur këtë standard dhe s’ka ndryshim mes dje apo sot. Kushdo që ka qenë apo do jetë ministër Drejtësisë, qeveria ka shprehur se ky duhet të jetë atribut i ministrit të Drejtësisë.
I ftuar në TASK FORCE në SYRI TV me Sonila Meçon, avokati Genc Gjokutaj ka folur për zhvillimet dramatike me prishjet e rrugëve t&eum...
Kryetari i grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi reagoi pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama për shembjen e një...
Kryeministri Edi Rama reagoi sërish ndërsa rrugë të tëra të ndërtuara vitet e fundit kanë pësuar shembje dhe dë...
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi, ka bërë me dije se grupi i PD u takuan sot në Kryesinë e Kuvendit...
Zëdhënësja e Antikorrupsionit në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli, ka deklaruar se të paktën 956 milionë euro nga t...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, reagoi pas situatës së rënduar në juglindje të vendit, duke e cilësuar izol...
Gjatë fjalë së tij për mediat, kreu i PD-së, Sali Berisha, akuzoi Partinë Socialiste se po mbron Belinda Ballukun përball&e...
Kreu u PD, Sali Berisha, ka zbardhur detaje nga takimi i zhvilluar me përfaqësues të Partisë Popullore Europiane, ku pjesëmarrës...
Në konferencën e sotme me gazetarët, kreu i PD-së, Sali Berisha, komentoi protestën e radhës, që do të mbahet më ...
Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste zhvillon ditën e enjte (nesër) një mbledhje të zgjeruar me ministrat e kabinetit qeveritar, e ...