POLITIKE

‘Shkolla pa nxënës, spitale pa mjekë, familje të shpërbëra’/ Alimehmeti: Shpopullimi ka një emër, Edi Rama

Piranjat Përditësimi i fundit 10 Shkurt 2026, 18:43
‘Shkolla pa nxënës, spitale pa mjekë, familje të

Në protestën kombëtare që pasqyron revoltën dhe vendosmërinë e qytetarëve, Anëtar i Këshillit Kombëtar në PD, Ilir Alihemeti ngriti zërin përballë asaj që e quajti dështimin më të madh historik të një qeverie: largimin masiv të popullit nga vendi i vet.

Në fjalën e tij, ai denoncoi politikat e shpopullimit, abuzimin me pasuritë publike dhe shkatërrimin e vlerave themelore të shoqërisë shqiptare, duke vendosur përgjegjësinë aty ku sipas tij i takon te Edi Rama dhe Rilindja.

Ilir Alihemeti: Mirëmbrëma qendrestarë që s'u dorëzuat kurrë. Mirëmbrëma dhe të gjithëve ju që me zemër e me shpirt donit të ishit këtu po u dëbuat nga shteti juaj. U dëbuat nga shteti juaj nga krika e rilindjes me Edi Ramën në krye. Është fakt që mbi 1.6 milionë shqiptarë sot janë jashtë Shqipërisë. Është fakt që një ndër pesë shqiptarë që sot është në Shqipëri po mendon të largohet. Gjithë kjo për shkak të politikave që ndjek Edi Rama dhe Rilindja. Politika që bazohen në shpopullim dhe abuzim pasurive publike. Kujdes, këto abuzime në lekë, sado kolosale janë, nuk janë thjesht abuzime në numra, por janë abuzime që çojnë në shkolla pa nxënës. Janë abuzime që çojnë në spitale pa mjekë e pa ilaçe. Janë abuzime që çojnë në pronarë pa prona. Janë abuzime që çojnë në ekonomi pa të ardhmen. E për të gjitha këto, për të gjitha këto ka një emër, ka një përgjegjësi dhe ky është Edi Rama.

Një orë e më parë neve duhet t'i themi këtij njeriu që kishte pushtet absolut 13 vjet, që sot nuk ka më justifikime. Sot nuk ka më fajtorë, nuk ka kush i ha më dardha pas shpine. Kur ke të gjithë pushtetin, ke dhe të gjithë përgjegjësinë. Dhe ne sot ne mund të flasim për dështimin e qeverisë në shëndetësi, mund të flasim për dështimin e qeverisë në arsim, mund të flasim për dështimin e qeverisë në siguri publike, në siguri rrugore, në siguri ushqimore. Mund të flasim për dështimin e qeverisë në luftën kundër korrupsionit, mund të flasim për dështimin e qeverisë në luftën kundër narkotrafikut. Por nuk ka akuzë më të madhe historike për një qeveri sesa populli kur ikën. Kur populli të largohet, kur populli shkon rrugëve të botës, kjo është akuza më e madhe publike, shpopullimi i këtij vendi.

Këtu të jemi të gjithë të qartë miq, nuk kemi ardhur rastësisht. Kujtohemi pak ku ishim përpara e ku jemi sot. Unë kujtoj një vend, kujtoj një vend që kishim dy fjalë, nënë dhe baba. Sot kemi prindin një dhe prindin dy sipas asaj qeverie. Kujtoj unë një vend ku kishim dy gjini, mashkull dhe femër. Sot kemi dhjetëra e dhjetëra gjini që na flet kjo qeveri. Kujtoj një vend ku ne kishim pronat tona, tokat tona, e sot ne kemi një qeveri që flet për ish-pronarë. Kujtoj një vend ku neve ndërtonim rrugë kombëtare të sigurta, me rëndësi gjeostrategjike, e sot qeveria ndërton e abuzon rrugë e tunele që bien brenda vitit. Kujtoj një vend i cili hoqi vizat me vendet e Bashkimit Europian, u bë vend anëtar i NATO-s, e sot kemi një qeveri që shpërndan certifikata sigurie kombëtare bandave. Ky është realiteti. Kjo ishte e paimagjinueshme.

Po a imagjinoni juve ku ishim përpara? Absolutisht po, ne e kemi arritur këtë përpara. Imagjinoni t'i rikthehemi vlerave, ta kthejmë Shqipërinë në vlerën e familjes, ta kthejmë Shqipërinë në vlerën e shoqërisë, ta kthejmë Shqipërinë në vlerën perëndimore europiane e t'i rikthejmë ato dhjetëra mijëra, qindra mijëra emigrantë e të rinj që ikën, siç kemi bërë dhe më përpara. Po kjo ndodh me një hallkë të parë. Në radhë të parë, duhet të largohet Rilindja, Edi Rama.

Ky vend këtu duhet çliruar një orë e më parë me çdo përpjekje.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?