POLITIKE

Shkullaku: Qëndrimi i Berishës dhe tundja e flamurit në drejtim të kryeministrisë, futi në panik Ramën

Piranjat Përditësimi i fundit 26 Janar 2026, 21:30
Shkullaku: Qëndrimi i Berishës dhe tundja e flamurit në drejtim

Gazetari Armand Shkullaku, i ftuar në emisionin ‘Çim Peka LIVE’, ka komentuar protestën e opozitës më 24 janar, duke e cilësuar reagimin e forcave të rendit si një shenjë të qartë paniku të qeverisë, dhe jo thjesht nervozizëm politik.

Sipas Shkullakut, përdorimi masiv i gazit lotsjellës, ujit me piper dhe dhuna ndaj qytetarëve e gazetarëve tregojnë se shteti reagoi në mënyrë kaotike, sapo skenari i zakonshëm i protestës doli nga e zakonshmja.

Gazetari theksoi se deri më sot protestat kishin një skenar të parashikueshëm, i cili nuk e shqetësonte pushtetin. Por këtë herë, sipas tij, mjaftoi vetëm një devijim i vogël për të shkaktuar reagim ekstrem.

Shkullaku vuri në dukje se, ndryshe nga protesta të tjera, në këtë rast kishte më pak shashka, por një reagim shumë më të dhunshëm nga policia.

Sipas Shkullakut, elementi i vetëm i ri në protestën e 24 janarit ishte fakti që Sali Berisha nuk u largua nga tribuna, duke qëndruar deri në fund dhe duke tundur flamurin në drejtim të Kryeministrisë.

Ai e cilësoi urdhrin për ndërhyrje si të pakuptimtë dhe disproporcional. Gazetari denoncoi dhunën e ushtruar jo vetëm pranë Kryeministrisë, por edhe pranë Parlamentit, ku sipas tij nuk kishte asnjë përplasje serioze.

Unë nuk e pashë këtë reagim si shenjë të nervozizmit të mazhorancës, por si shenjë të një paniku të papritur. Pra, çfarë kuptova unë nga kjo protestë? Unë nga kjo protestë kuptova që sikur vetëm një moment, një minutë, dy minuta skenari i protestës të dali jashtë raportimeve të agjentëve të Ramës brenda radhëve të opozitës, shtetin e kap, shtetin domethënë, qeverinë, Partinë Shtet e kap paniku.

Ku e pamë këtë? Deri më sot protestat, se pse duhesh përdorur gaz lotsjellës te kjo protestë dhe jo te tjetra, fjala vjen. Çfarë ndodhi? Biles këtu kishte më pak shashka se në çdo protestë tjetër. Dhe s'kemi parë gaz lotsjellës që nga koha e Sandër Kimikut.

Këtu tashti pamë gaz lotsjellës, makinat me ujë, ujë me piper, pra një sulm disproporcional ndaj qytetarëve që protestonin, madje dhe ndaj fëmijëve. Pse ndodhi kjo gjë? Kjo gjë ndodhi se në qoftë se protestat e tjera skenari i opozitës ka qenë i qartë. Mbaheshin fjalimet, hidheshin ca shashka, shkonin në shtëpi.

I vetmi element që këtu qe i ri në këtë protestë, ishte mos ikja e Sali Berishës nga tribuna. Pra, një burrë në atë moshë, qëndroi në tribunë deri në fund. Fakti që Berisha qëndroi në tribunë dhe tundja e flamurit në drejtim të Kryeministrisë, ka krijuar panik tek Edi Rama dhe aty kuptohet që është dhënë një urdhër i pakuptimtë. Shkrehni gjithë gazin që keni, gjithë ujin, gjithçka, sepse qe disproporcional dhe i panevojshëm.

Por e lëmë Kryeministrinë. Çfarë ndodhi te parlamenti? Se te Kryeministria u luajtën 5 shashka. Ju e patë që dhe në krahun e xhamisë, dhe nga krahu tjetër i Toptanit, turma policësh që turreshin dhe godisnin kë kishin afër, gjuanin me gaz lotsjellës edhe mbi trupa njerëzish.

Kjo shpjegon që urdhri ka qenë kaotik. Urdhri ka qenë, shpërndajeni me çdo çmim, me çdo mjet, me çdo formë. Shikoni arrestimet që ndodhën mbrapa. Mund të shoqërohet një fëmijë 10 vjeçar? Në polici? Mund të merret zvarrë burra në moshë? Mund të goditen gra? Mund të qëllohet me gaz lotsjellës mbi gazetarët që ishin aty? Pra, gazetarët gjithmonë janë ruajtur.

Kësaj radhe, po, sepse në momentin që është dhënë urdhri që Berisha ka qëndruar në tribunë dhe ata kanë kujtuar se qëndrimi i Berishës në tribunë ka qenë sinjal për një goditje më të fortë, atëherë ata kanë qëlluar dhe mbi gazetarët. Unë po e shikoja, se e qëlloi që po e kaloja dhe te Euro Neës në atë moment dhe ishte gazetarja e Euro Neës e cila nuk arrinte dot të raportonte për shkak e mbytur dhe nga të mbytjes së gazit.

Pra goditja mbi qytetarët pa dallim, moshë dhe gjinie, ëh, goditja mbi gazetarët, dhe sulmi i pakuptimtë me valë goditëse herë pas here mbi njerëzit para parlamentit, që s'kishte asnjë përplasje, nuk kishte asnjë, vetëm pesë deputetë shkuan aty që u shtynë pak me policët. E kemi parë skena shumë herë më të forta, më të fuqishme dhe nuk ka pasur reagim.

Pra, këto janë shenja që e para ka një panik dhe nuk është nervozizëm për mua. Dhe gjithmonë e dimë që regjimet kur janë në panik veprojnë në mënyrë të tillë derisa pastaj, kjo është sfida që i bëhet opozitës. Këto valë o bëhen më të forta, ose po s'ka fuqi, se ka regjime që janë të fuqishëm, gjysmën i blejnë, gjysmën i fusin në burg, një pjesë të madhe i heqin nga puna, do shuhet. Ky është elementi i parë, pra paniku që për mua është i, është i qartë.

Pra është reagim panik që ndodh në çdo regjim kudo ku kemi parë. Elementi i dytë që thashë pak në fillim që është shumë i rëndësishëm, ky i takon opozitës. Opozita e pa që vetëm në as dy minuta nuk ishin, që bëri një qëndrim Sali Berishës në tribunë, një shenjë që i dha zemër njerëzve të afroheshin dhe çoroditi policinë, ëh, shkaktoi këtë kaos në reagimin e forcave të rendit. Kështu që opozita është shumë e vështirë, thashë, regjimi ka njerëz kudo, përgjon, bën presion, godet, arreston, por në një mënyrë ose në një tjetër duhet të gjejë patjetër një zgjidhje që të organizohet ndryshe.

Pra, kur them të organizohet ndryshe, duhet të rrisi shumë më tepër shkallën e goditjes. Përdorimi i gazit lotsjellës, në qoftë se e mbani mend, Këshilli i Europës e bëri një rezolutë mbas ngjarjeve të jelekverdhëve në Francë. Përdorimi i gazit lotsjellës ndaj turmave që nuk rrezikojnë me armë, goditje e të tjera e të tjera jetët e njerëzish, është armë, quhet armë e dëmtimit në masë të njerëzve. Pra nuk lejohet të përdoret.

E gjen në redaksi vendimin që ka marrë Këshilli i Europës për çështjen e përdorimit të gazit lotsjellës. Pra gazi lotsjellës nuk është ujë ose parfum që i hedh dikujt për ta shqetësuar. Gazi lotsjellës është armë. Kështu që thashë, opozita duhet të marri disa masa mbas kësaj. Në qoftë se do ta vazhdojë këtë zemërim që aq sa u dha këtë radhë, pra që ishte ndryshe nga herët e tjera, që ta kthejë pak nga pak ë në një revoltë popullore.

Çfarë do të thotë kjo? Do të thotë që me aq njerëz sa ka, protesta mund të jetë njëkohësisht në disa vende në Tiranë dhe në disa qytete në Shqipëri. Mund të goditet Kryeministria si simbol i korrupsionit, por mund të goditet edhe parlamenti si simbol i kapjes së shtetit.

Mund të goditet objekte që mund të quhen simbol i korrupsionit dhe diskriminimit që po i bëhet Partisë Demokratike, opozitës dhe vetë qytetarëve. Pra ka shumë elementë që opozita duhet t'i vërë në provë. Është e dënuar për mua që t'i vërë në provë.

Përndryshe pastaj do të rikthehet te ai rituali, do bëjnë ca protesta, do dalin këta të Ramës do thonë protesta qe e dhunshme, ëh opozita ju kthye zanatit të vjetër, dhunës e të tjera e të tjera. Do dalin këta të tjerët thonë që qeveria është e dhunshme.

Kështu për mua opozita është e dënuar, ose duhet ta thellojë ëh reagimin, ose pastaj do të thotë që nuk është në e aftë ta bëjë këtë punë, i ka provuar të gjitha, unë nuk e gjykoj opozitën të them të drejtën.

Ka provuar në parlament, ka provuar rrugë, ka provuar zgjedhje, ka provuar me lider në burg, e ka provuar me lider në arrest shtëpie, e ka provuar të gjitha format, po provon dhe protestën. Në qoftë se s'ia del, s'është ndonjë hata që të lënë qeverinë të përballet drejtpërdrejt me qytetarët pa ndërmjetësimin e të zgjedhurve të tyre’, u shpreh Shkullaku. 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan