Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
TIRANA- Qeveria synon që investimet për pajisje dhe investime të mos jenë nën 20 për qind e totalit të buxhetit të Ministrisë së Mbrojtjes. Strategjia Ushtarake e Republikës së Shqipërisë dorëzuar në Kuvend prej pak ditësh nënvizon ndër të tjera objektivat për shpenzimet për të qenë në harmoni me zotimet që insitucionet kanë marrë karshi traktateve ndërkombëtare.
“Për të garantuar përmbushjen e misionit kushtetues dhe arritjen e objektivave strategjikë kjo strategji mbështet një buxhet të Mbrojtjes në nivelet e kërkuara. Në përmbushje të detyrimeve nën nenin 3 të Traktatit të Uashingtonit dhe në zbatim të vendimit të marrë nga krerët e vendeve aleate në Samitin e NATO-s në Vilnius 2023, do të synohet që buxheti i Mbrojtjes të jetë jo më pak se dy për qind i Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe shpenzimet për investime dhe pajisje e armatime të jenë në 20 për qind të buxhetit të Mbrojtjes, sikurse është pranuar edhe në Deklaratën e Samitit të Uellsit.
Përdorimi i burimeve të Mbrojtjes në FA do të bëhet në mënyrë të balancuar ndërmjet tri kategorive kryesore të shpenzimeve (personeli, operacionet dhe mirëmbajtja, si dhe investimet për modernizimin dhe infrastrukturën), për të siguruar zhvillim harmonik e të integruar të të gjitha fushave të mbrojtjes”, thuhet në dokument.
Ndërkohë strategjia nënvizon se burimet financiare për sigurimin e shpenzimeve të mbrojtjes dhe përmbushjen e detyrimeve në kuadër të mbrojtjes kolektive, sigurohen nga buxheti i Mbrojtjes, buxheti i përbashkët i Aleancës, si dhe nga programet e bashkëpunimit ushtarak dypalësh.
“Duke qenë se FARSH kanë nevoja në rritje për burime financiare, krijimi i kapaciteteve do të fokusohet në prioritete të mirë përcaktuara, me një menaxhim më të mirë, transparent dhe efikas të financave. Për të përballuar sfidat aktuale të mjedisit të sigurisë dhe ato që priten prej zhvillimeve teknologjike, vendet kanë vendosur të rrisin investimet në mbrojtje dhe mbajtur hapin me shkallën dhe kompleksitetin e ndryshimeve dhe zhvillimeve teknologjike.
Duke qenë se siguria e Aleancës është e lidhur me sigurinë e vendit tonë, do të përmbushen detyrimet për barrën financiare, do të zhvillohen aftësitë dhe kapacitetet për të menaxhuar një gamë të gjerë krizash, si dhe do të rritet kontributi në operacionet dhe misionet e NATO-s”, thuhet në strategji./ Monitor
Sali Berisha dhe Enkelejd Alibeaj TIRANA- Deputeti Enkelejd Alibeaj ka dorëzuar sot në Kuvend kërkesën për t’u larguar ...
Saimir Tahiri TIRANË- Pamjet e mëposhtme janë të ish-ministrit të Brendshëm të qeverisë Rama 1, Saimir Ta...
Saimir Tahiri TIRANË- Ish-Ministri i Brendshëm i qeverisë Rama, Saimir Tahiri është paraqitur ditën e sotme në...
pamje nga rrëzimi i Metës TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ishte figura politike e rradhës i cili ...
Arben Ahmetaj TIRANA- Prokuroria e Posaçme ka zgjatur me 3 muaj afatet hetimore për ish-zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj. Ky ...
Foto ilustruese TIRANA- Tre ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë Redi Molla, Taulant Tushe dhe Mariglen Qato do vijojnë qëndrimin ...
Silvio Gonzato TIRANA- Sot mbahet konferenca rajonale “Balkonomics” ku diskutohet në lidhje me rritjen ekonomike dhe anëtar...
David Wisner TIRANA- Sot mbahet konferenca rajonale “Balkonomics” ku diskutohet në lidhje me rritjen ekonomike dhe anëtar&e...
Një burrë kalon pranë një qendre emigrantësh të ndërtuar së fundmi nga Italia në portin e Shëngjinit, rreth ...
Foto ilustruese TIRANA- Sot do të zhvillohet seanca plenare e radhës në Kuvend e cila pritet të nisë në orën 1...