Zjarri i djeg 1200 rrënje ullinj, Fermeri: Kam marrë 100 milionë lekë kredi
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Enrik Bozo një prej fermerëve te Levanit është përballur me dëme kolosale nga zjarri i ditëve të fundit pasi i jan&eum...
Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte e shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në &Ccedi...
Operacioni “Vjeshta”, i finalizuar nga Policia e Sarandës pas një hetimi disa-mujor, ka çuar në pranga 20 persona, mes tyre ...
Instituti i Toni Bler ka përfituar mbi 94 milionë lekë ose 100 mijë euro nga qeveria Rama gjatë vitit 2025, ndërsa kontratat dhe...
Policia e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në kryeqytet sot në 6 shtator. Në fokus t...
Edi Rama ka rikthyer në vëmendje krizën e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shpopullimin, ekonominë dhe ndikimin e krimit të organizuar si problemet kryesore me t...
Deputeti i PD, Luan Baçi, ka reaguar për situatën e zjarreve në Levan, duke kundërshtuar deklaratat e autoriteteve për stabili...
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e Piranjat News një rast të rëndë parakalimi të gabuar dhe të rrezikshë...
Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të kërkojë ndërhyrje në disa zona të vendit. Sipas Ministrisë së Mbroj...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me shpërthimin e mbrëmjes së djeshme në veri të Kosovës, në komunën e Zubin Potok. Përmes një postimi në "X", Rama shprehet se akti i sabotazhit mbi infrastrukturën kritike të furnizimit me ujë në kanalin e Ibër Lepencit është një krim i rëndë, i cili cënon jetën e qytetarëve të Kosovës.
Ai shkruan më tej se ky sulm godet gjithashtu e normalizimit të marrëdhënieve në rajonin tonë, ndërsa thotë se ngjarja duhet zbardhur sa më parë me ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë.
Rama gjithashtu i bën thirrje Bashkimit Europian të heqë menjëherë sanksionet e mbetura ndaj Kosovës dhe të riangazhohet në një format të ri dialogu për normalizim mes saj dhe Serbisë. Kryeministri thotë se formati ekzistues ka dështuar të prodhojë rezultatet e dëshiruara, ndërsa shprehet se fati europian i krejt rajonit s’mund të varet nga mosnjohja e Kosovës nga Serbia apo 5 shtete anëtare të BE-së.
Akti i sabotazhit mbi infrastrukturën kritike të furnizimit me ujë në kanalin e Ibër Lepencit është një krim i rëndë, i cili cënon jetën e qytetarëve të Kosovës dhe godet procesin e normalizimit të marrëdhënieve në rajonin tonë, ku të gjitha shtetet janë të përfshira në rrugën e integrimit në Bashkimin Europian. Kjo goditje kriminale duhet zbardhur e ndëshkuar sa më parë me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë.
Ndërkohë Bashkimi Europian duhet të heqë menjëherë sanksionet e mbetura ndaj Kosovës dhe të riangazhohet në një format të ri dialogu për normalizim mes Kosovës dhe Serbisë. Formati ekzistues ka dështuar të prodhojë rezultatet e dëshiruara dhe është koha që çështjet e dialogut të kalojnë përmes marrëdhënieve bilaterale të BE-së me Kosovën apo Serbinë, si dy shtete njësoj të pavarura prej njëra-tjetrës, ku fati europian i secilit shtet s’mund të varet nga dëshirat a mosdëshirat e shtetit tjetër; ashtu sikundër fati europian i krejt rajonit s’mund të varet nga mosnjohja e Kosovës nga Serbia apo 5 shtete anëtare të BE-së.
Akti i sabotazhit mbi infrastrukturën kritike të furnizimit me ujë në kanalin e Ibër Lepencit është një krim i rëndë, i cili cënon jetën e qytetarëve të Kosovës dhe godet procesin e normalizimit të marrëdhënieve në rajonin tonë, ku të gjitha shtetet janë të përfshira në rrugën e…
— Edi Rama (@ediramaal) November 30, 2024
Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Veri të Kosovës, konkretisht në fshatin Varragë të komunës së Zubin Potokut Shpërthimi i fuqishëm ka dëmtuar kanalin e ujit të Ibër-Lepencit, nga ku furnizohen me ujë nga Liqeni i Ujmanit disa qytete të vendit, si dhe Korporata Energjetike e Kosovës për ftohjen e termoelektranave të saj. Nga ky shpërthim nuk ka pasur viktima, sipas autoriteteve të Kosovës. Pas ngjarjes, kryeministri Albin Kurti ka akuzuar Serbinë si përgjegjëse për sulmin e ndodhur, duke shtuar se kanë synuar të dëmtojnë infrastrukturën mbase më të rëndësishme të vendit.
Sulmi është dënuar nga amabasadorët ndërkombëtarë në Kosovë, të cilët kanë bërë thirrje për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Lista Serbe, partia kryesore e serbëve në Kosovë, e cila ka mbështetjen e Beogradit, tha se e dënon ashpër dëmtimin e kanalit të ujit në fshatin Varragë, duke e quajtur atë akt kundër interesave të popullit serb. Shpërthimi në Zubin Potok ndodhi disa orë pasi Policia e Kosovës njoftoi se ka shtuar masat e sigurisë në nivel vendi, përfshirë në pjesën veriore të banuar me shumicë serbe, ku ditëve të fundit kanë ndodhur disa incidente me mjete shpërthyese. Përveç atij në Zubin Potok, një shpërthim tjetër u regjistrua edhe ndaj komunës së Zveçanit, ku fatmirësisht nuk pati të lënduar.
Meta TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta përmes një postimi në llogarinë e tij në "Facebook" ka ...
TIRANA- Shqipëria përkujton sot 80-vjetorin e Çlirimit nga forcat fashiste italiane e gjermane. Në kuadër të kë...
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka kryer homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit, me rastin e 80-vjetorin e Çlirimit të ...
TIRANA- Përfaqësues të Partisë së Lirisë kanë bërë nderime sot në varrezat e Dëshmorëve të Ko...
TIRANA- Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka uruar shqiptarët në 8-vjetorin e çlirimit të vendit. Me anë të një post...
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka uruar mëngjesin e sotëm shqiptarët në ditën e 80-vjetorit të çlirimit të vend...
Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij mbrëmjen e sotme në takimin e zhvilluar sot ...
sali berisha TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij në takimin e Partisë Demokratike me shqiptarët n...
Xhixho TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho ka reaguar së fundmi në lidhje me buxhetin e viti 2...
vjosa osmani PREKAZ- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë pjesë sot në homazhet në Kompleksin Memorial “Adem J...