POLITIKE

Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës/ Gazetari holandez: Në cilin vend Kryeministri lidh arkitektët me firma private, e merr vendimin për projektin?

Piranjat Përditësimi i fundit 29 Qershor 2026, 19:17
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës/ Gazetari

Për gazetarin e njohur holandez Vincent van Gerven Oei që është marrë shumë më investigime në Shqipëri, libri ‘Albanian Files’ mund të jetë një 'minierë ari' për SPAK në hetimin e atij që cilësohet si një nga "tumoret" më të rënda të korrupsionit në vend.

Sepse po të shikojmë gjërat, të gjitha vendimet që janë marrë për të gjitha projektet që janë brenda këtij libri, janë marrë nga KKT-ja.

Në libër arkitektët pranojnë hapur se komunikimet i kanë pasur direkt me numrin një të qeverisë, Edi Rama duke deklaruar rëndom: "Mora një telefon nga Kryeministri", "Mora një email nga Kryeministri", apo "Isha lidhur me Kryeministrin nëpërmjet shokut tim". Kjo ngre një pyetje thelbësore që kërkon përgjigje nga organet e drejtësisë: Në cilin vend normal të botës një Kryeministër shërben si ndërmjetës për të lidhur arkitektët me kompanitë private, dhe më pas firmos vetë vendimin shtetëror për miratimin e po atij projekti?

Pjesë nga intervista sot në Task Force 

Sonila Meço: Vincent, më ka bërë përshtypje, sot ke publikuar një artikull shumë interesant. Ke shkruar "Ironia e st'arkitektëve", pra është një lojë fjalësh. Gjëja që më ka bërë përshtypje, në fakt janë dy gjëra. E para, ti ke pritur një reagim pas një artikullit të parë ku ke zbërthyer projektet, mënyrës se si është vepruar dhe ku është problemi i tyre, dhe thua që pak kanë reaguar ndaj këtij shkrimi. Dhe e dyta, ke marrë një përgjigje dhe ti e ke publikuar të plotë me njërin nga arkitektët...

Vincent van Gerven Oei: Po, me Martin Sobotën. Ai ka punuar goxha gjatë në Shqipëri.

Sonila Meço: Me cilat projekte ka punuar ai?

Vincent van Gerven Oei: Për shembull ai ka bërë Drymades, për Gjikurinë. Për shembull, po ka bërë shumë projekte. Po ka bashkëpunuar me Gjikurinë. Edhe, duhet të vëmë në mendje që Gjikuria ka qenë përfshirë në këtë fshehjen e fondeve të BE-së. Gjikuria ka qenë kompania për shkak të së cilës tani, ose në atë kohë të paktën, ishin ndërprerë fondet e BE-së për agrikulturën.

Vincent van Gerven Oei: Po, Ipardi fiks. Dhe ti shkruan me këtë arkitekt, ndër të tjera ti i thua... ironia tani vjen kaq lehtë

Sonila Meço: Dhe i thua Thierry Baudet, gjithmonë thotë se e njëjta gjë... pra për të mbrojtur veten nga kriticizmi...

Vincent van Gerven Oei: Jo e përdorim sepse shiko, ai jeton në Holandë dhe kemi edhe disa politikanë kllounë këtu në Holandë. Njëri prej tyre quhet Thierry Baudet, ai ka qenë kështu ndonjë neo-fashist edhe ai gjithmonë gjatë intervistave ka përdorur "o unë bëj ironi, bëj vetëm ironi" duke thënë gjëra që vërtet janë shumë të tmerrshme. Edhe e përdor ironinë si alibi.

Sonila Meço: Dhe ti i thua, dhe ti i thua Martinit, në qoftë se do të varej nga unë, të gjithë ju do të përfundonit në burg, i thua ti Martinit dhe ai të përgjigjet: "A është ky një kërcënim?" Ti i thua: "Jo, thjesht ironi." Dhe Martini thotë mos mashtro.

Dhe ti bën poshtë një post-scriptum: "Miq shqiptarë, ne na kanë bërë të besojmë se këta njerëz janë gjigantë intelektualë, me vizione shumë madhështore për të ardhmen. Por në të vërtetë ata mezi mund të shkruajnë dhe të ndërtojnë një email." Pse e ke thënë këtë gjë?

Vincent van Gerven Oei: Po, ashtu është. Domethënë, sepse emaili i tij i parë ka qenë: "O Vincent!" Ka qenë ironi, domethënë, a jemi fëmijë ne të dy? Për shembull, mund të fillosh me: "I dashur Vincent, kam lexuar artikullin tënd me vëmendje..." e të tjera e të tjera. Jo të fillosh me "O Vincent". Kush jam unë?

Sonila Meço: Në fakt ti ia kujton atij me të drejtë, sepse është një ndër arkitektët, ashtu si shumë të tjerë, të cilët kanë bërë dhe publikime dhe kanë përdorur integritetin, pastërtinë e punës në projektet që ata kanë bërë, llojin e gjithë infrastrukturës së vendosur në dispozicion, duke mbuluar të gjithë një moçal që duan të jenë të ndershëm, të pastër, transparentë në këtë gjë. Ja ku dhamë një shembull, por mund të japim dhe shumë të tjerë. Megjithatë, ti, me ironi apo pa ironi, kur atyre u thua "Ju jeni të gjithë për në burg", mendoj që ka një arsye që ti beson se kjo dosje në vetvete mund të jetë shumë mirë një fillesë për drejtësinë, për SPAK-un, për t'i shkuar në zemër një prej tumoreve më të rënda në Shqipëri. Pse?

Vincent van Gerven Oei: Absolutisht po. Sepse po të shikojmë gjërat, të gjitha vendimet që janë marrë për të gjitha projektet që janë brenda këtij libri, janë marrë nga KKT-ja.

Sonila Meço: Këshilli i Rregullimit të Territorit.

Vincent van Gerven Oei: Për KKT-në është Kryeministri. Ai jep nënshkrimin për të gjitha vendimet e KKT-së, edhe për të gjitha VKM-të për të cilat kemi folur edhe pak në fillim. Në momentin që investigohet, për shembull, sheshi Skënderbej, ose Zvërneci, ka diku një nënshkrim të Kryeministrit. Edhe të gjithë arkitektët atje brenda librit thonë që: "Oh, mora një telefon nga Kryeministri", "Oh, mora një email nga Kryeministri", "Oh, isha lidhur me Kryeministrin nëpërmjet shokut tim". Shumë interesante kjo, sepse kjo nuk është normale. Në çfarë vendi ka ndonjë Kryeministër që lidh arkitektët me kompani private, edhe pastaj merr vendimin për atë projekt? Shumë e çuditshme. 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan