Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep/ Policët fshihen nga kamera e Piranjave!
Pas ditës së pestë të protestës studentore, kryeministri Edi Rama njoftoi se efektivët e angazhuar në protestë do të...
Pas ditës së pestë të protestës studentore, kryeministri Edi Rama njoftoi se efektivët e angazhuar në protestë do të...
Kjo protestë studentore ka edhe një anë më pak të dukshme, por po aq të rëndësishme. Ndërsa në rrugë stud...
Nga Albana Deda Mirëmbrëma! Unë jam Albana Deda dhe jam pedagoge në Universitetin e Tiranës prej gati 30 vitesh.Gjatë këtyre...
Kryeministri Edi Rama ka bërë disa dalje publike, ku ka ftuar studentët të dialogojnë, pasi protestat kanë vijuar prej ditësh...
Të martën, më datë 20 tetor, pas thirrjes së Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë...
Nga Paulin Vilajeti Mirëmbrëma. Unë jam pastor.Jam pastor që në ’92.Ditët e fundit pashë dy vende që u pre...
Protestat studentore në Tiranë janë shoqëruar me përplasje të forta dhe dhunë të pajustifikuar nga segmente të Po...
Pas ditës së pestë të protestës studentore, kryeministri Edi Rama njoftoi se efektivët e angazhuar në protestë do të...
Se çfarë po ndodh në Tiranë, është pak të quhet terror policor. Djem dhe vajza që janë rrahur barbarisht dhe d&eu...
Kongresmeni amerikan Jim McGovern ka reaguar me shqetësim për protestat në Shqipëri, duke i bërë thirrje qeverisë të nda...

Anëtari i PD në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti e ka cilësuar një skandal dhe alarmante në të njëjtën kohë, faktin që Këshilli Bashkiak i Tiranës po bllokon punën për funksionimin e kryeqytetit.
Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Teliti tha se prej 32 muajsh, mazhoranca në Këshillin Bashkiak e ka kthyer shkeljen e ligjit në praktikë të përditshme, duke mos zbatuar ligjin dhe rregulloren e brendshme.
Teliti u bëri thirrje thirrje këshilltarëve socialistë, të heqin dorë nga urdhrat politikë, shkeljet e ligjit, braktisja e qytetarëve dhe sipërmarrjes së Tiranës.
Të nderuar qytetarë,
Deklarata
Sot në emër të anëtarëve të Këshillit Bashkiak të opozitës do të denoncoj një situatë alarmante për funksionimin e kryeqytetit: bllokimin abuziv të punëve në Këshillin Bashkiak të Tiranës.
Prej plot 32 muajsh, mazhoranca në Këshillin Bashkiak e ka kthyer shkeljen e ligjit në praktikë të përditshme. Nuk bëhet fjalë për interpretime të ndryshme juridike. Bëhet fjalë për moszbatim të drejtpërdrejtë të ligjit dhe rregullores së brendshme.
Së pari, prej korrikut 2023 vazhdon praktika antiligjore e moskryerjes së konsultimeve publike për projekt-akte, që ligji detyron Këshillin Bashkiak t’i konsultojë me publikun dhe grupet e interest, përpara se të diskutohen dhe miratohen në mbledhjet zyrtare të vetë Këshillit. Projekt-vendime që prekin drejtpërdrejt qytetarët e Tiranës, kalojnë pa transparencë dhe pa dëgjuar zërin e publikut. Edhe në mbledhjen e njoftuar më 24 shkurt, jane 4 akte te rendesishme qe do te kalojne pa pyetur fare qytetaret.
Së dyti, prej 32 muajsh rregullorja interpretohet sipas interesit politik të momentit të mazhorancës socialiste. Projekt-akte që dërgohen pak ditë para mbledhjes, në shkelje të afatit minimal 10-ditor, duke minuar të drejtën e qytetarëve për t’u informuar dhe për të reaguar mbi këto propozime të njëanshme. E njejta gje ka ndodhur edhe per mbledhjen e ketij muaji, ku materialet jane publikuar vetem 3 dite para.
Së treti, dhe më e rënda, është bllokimi i ngritjes së Komisionit të Brendshëm Financiar. Ligji e detyron ekzistencën e tij. Rregullorja e parashikon qartë. Megjithatë, për 32 muaj, mazhoranca ka refuzuar ngritjen e këtij komisioni, duke pamundësuar monitorimin e zbatimit të buxhetit nga ana e Këshillit Bashkiak.
Pse refuzojne ta perfshijne ne rendin e dites se mbledhjes qe zhvillohet te enjten ngritjen e ketij komisioni? Nga çfarë fshihen? Pse kanë frikë nga transparenca?
Ironike është se, e njëjta mazhorancë është shumë e kujdesshme për të monitoruar minutazhin minimalist të opozitës në mbledhje, “harron” detyrimin për të garantuar mekanizmat e kontrollit financiar.
Të dashur qytetarë!
Kryesia e Këshillit Bashkiak, organi që duhet të garantojë balancë institucionale, është paralizuar. Mbledhjet mujore të Kryesise nuk zhvillohen. Vetëm 5 mbledhje në 32 muaj.
Prej 32 muajsh vijon praktika e refuzimit nga mazhoranca në Këshill për të diskutuar çështje dhe tematika të ndjeshme për qytetarët, si furnizimi me ujë, pastrimin, mjedisin, trafikun, parkimet, hapësirat publike, ndërtimet pa kriter e pasojat e tij, taksat e tarifat vendore e të tjera.
Kjo situatë nuk është konflikt politik. Është deformim i funksionimit normal të demokracisë vendore. Është përqendrim abuziv i pushtetit në kurriz të transparencës, llogaridhënies dhe zhvillimit.
Ndaj u bej thirrje keshilltareve socialist: hiqni dore nga urdherat politike, nga shkeljet e ligjit dhe braktisja e qytetarëve dhe sipermarrjes se Tiranes!
Ju faleminderit!
Kreu i PD Sali Berisha ka kërkuar edhe sot dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, pasi sipas tij emri i kreut të shtetit përmendet në m...
Grupi i Partisë Socialiste do të mblidhet të enjten për qëndrimin lidhur me vendimin për Ballukun. Mësohet se mbledhja do ...
Ajo thjesht nuk u shfaq. Në fillim të javës, në Parlamentin shqiptar u diskutua kërkesa e Prokurorisë së Antikorrupsionit p...
Fati i ish-ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe njëherazi Zëvendëskryeministres, Belinda Balluku, mund të ishte kre...
Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar se Belinda Balluku ka përdorur individë të lidhur me krimin për të kërcënuar dhe intimidua...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka bërë një reagim në rrjetet sociale, ku shkruan se Durrësi doli sonte në shes...
Gazetari Armand Shkullaku, i ftuar në emisionin Çim Peka LIVE në SYRI TV, ka komentuar vizitën e kryeministrit Edi Rama në SHBA dhe z...
Analisti Andi Bushati, në studion e ‘Çim Peka Live’ në Syri TV, ka komentuar zhvillimet rreth ish-krerëve të UÇK-s...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, mori pjesë në një bashkëbisedim mbi shpopullimin e Shqipërisë, du...
Gazetarja Klodiana Lala deklaroi se SPAK duhet të ngrejë një akuzë zyrtare ndaj Belinda Ballukut nëse vërtetohet se janë p&eu...