Goditet trafiku i armëve/ Nga SHBA-ja drejt Shqipërisë, 32-vjeçari u kap në momentin kur po merrte pakon…
Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve, operacioni i koduar “Delivery”. Goditet një tentativë për të trafikuar ...
Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve, operacioni i koduar “Delivery”. Goditet një tentativë për të trafikuar ...
Nga Salvatore Riggio, CORRIERE DELLA SERA Igli Tare është nën hetim në Shqipëri për pastrim parash: ish-drejtori sportiv i AC M...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta kërkon që të mos qëndrojë në kafazin e qelqtë gjatë seancës gj...
Në fund të majit, drejtuesit e Spitalit Hadassah mbërritën në rajonin jugor të Sharonit. Arsyeja ishte një aktivitet i inic...
Volodymyr Zelensky ka bërë thirrje për një takim ballë për ballë midis tij dhe Vladimir Putinit në një përpj...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka denconuar atë që po ndodh me gjyqin ndaj ish Presidentit, Ilir...
E ngarkuara me punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Kosovë, Anu Prattipati, ka bër&eum...
Bordi i Transparencës ka njoftuar se çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më...
Është nën kontratë me Mallorca-n deri në 2028, por në Spanjë dhe Turqi, e bëjnë të sigurt rikthimin e Vedat ...
Koreja e Veriut prezantoi të enjten një impiant të ri për prodhimin e lëndës djegëse që përdoret në bombat b...

Kreu i PD, Sali Berisha ka zhvilluar këtë të premte konferencën me gazetarët, ku publikoi edhe investigimin e ekspertit të njohur të inteligjencës artificiale, Patrick Quirk, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe presidentin Bajram Begaj për mashtrim publik lidhur me projektin ‘Diella’.
Sipas Berishës, analiza e ekspertit arrin në përfundimin se “Diella” nuk përmban asnjë element të inteligjencës artificiale dhe se bëhet fjalë vetëm për një “avatar bosh”, të përdorur për propagandë dhe për të fshehur, sipas tij, abuzime financiare.
"Sikur të kishte minimumin një nanogram moral, Edi Rama pas zbulimit të këtij skandali, duhej të jepte dorëheqjen. Duhej të pasonte pas tij pengu i Edi Ramës, Haram Begaj. Por të lidhur në krim njëri me tjetrin, asnjëri nuk pranon të japë dorëheqjen. Do jenë qytetarët shqiptarë që do u tregojnë vendin këtyre mafiozëve që tallen, që e shndërrojnë Shqipërinë në një tallje botërore. Medieve do u nisim artikullin e plotë studimor se si ky ekspert i fushës, duke analizuar me seriozitetin më të madh të gjithë pretendimet, mashtrimet e Edi Ramës dhe qeverisë së tij, nxjerr se Diella është një bot bosh pa asnjë ndërfaqe, pa asnjë komunikim me asgjë. Thjesht një figurë e veshur me rroga kombëtare të një artisteje të njohur, që edhe ajo i ka hedhur në gjyq për të drejtat e saj. Diella është vepër e grupit më të rrezikshëm të strukturuar kriminal, Edi Ramës dhe Lindave të AKSHI-t, Ergys Agasit dhe Ermal Beqirit.
Turpe të tilla kombëtare nuk kryen kurrkush, asnjë kryeministër. Edhe njëherë, Diella është bot bosh bllof pa asnjë funksion.
E falënderoj shumë studiuesin, ekspertin e mirënjohur, i cili përzgjodhi të bëjë një punë shumë voluminoze, të çmuar për të hedhur dritë mbi një mashtrim ndër më të mëdhenjtë e kohës. Mbi një mashtrim të medieve ndërkombëtare nga Edi Rama.
Mbi një mashtrim të institucioneve ndërkombëtare. E vërteta është se deklarata pozitive u bënë edhe nga institucione serioze sepse nuk mund t’u shkonte mendja se si një kryeministër i një vendi mund të arrinte të mashtronte në proporcione të tilla. Ndaj dhe ky studim do të publikohet, do të shpërndahet në të gjitha mediat dhe u bëj thirrje medieve t’i japin kohën e merituar që shqiptarët të kuptojnë... ka ku është studimi, ja ku është zbërthimi, por do ua nisim ju... Ministrja e verbër.
Se si boti anitkorrupsion i Shqipërisë nuk mund të shohë as parlamentin e tij. Nuk e hap dot API se nuk ka ndërfaqe, se është krejtësisht formal, se është krejtësisht bosh, se nuk komunikon me asgjë. Gjithçka e bazuar në trillimin dhe mashtrimin.
Ministrja e Haram Begajt dhe Edi Ramës. Faqezi si këta nuk ka toka, që i japin vendit një turp të tillë. Urdhëro se çfarë është qeveria për Edi Ramën dhe Haram Begajn. Meritojnë çdo epitet, por unë nuk do prish gojën, por akte të tilla nuk janë realizuar në asnjë vend të botës. Nuk i ka bërë asnjë diktator, asnjë autokrat në vendin më të largët të planetit, i bën Edi Rama dhe Bajram Begaj në Shqipëri, vendin anëtar të NATO-s, vendin që aspiron të integrohet në BE. U bëj thirrje medieve dhe ekspertëve të IT ta studiojnë këtë ekspertizë të shkëlqyer të një autoriteti të vërtetë dhe unë me këtë rast e falënderoj shumë ekspertin për ndihmën e madhe që dha me transparencën e tij, ndonëse ndjehem i lehtësuar sepse në mënyrë absolute që ditën që ka dalë, e kam vlerësuar si bllofi Rama. Por të njëjtin cilësim kam bërë edhe para medieve ndërkombëtare. Natyrisht nuk isha ekspert i fushës. Zbërthimi tërësor i avatarit kërkonte ekspertizë të thellë. Por kjo ekspertizë u bë dhe Diella del mashtrimi i madh i vitit," tha Berisha.
Deputeti i Partisë Demokratike, Blendi Himçi, komentoi raportin e fundit të “Transparency International”, ku Shqipëria ka p&eu...
Kuvendi miratoi sot një rezolutë që nuk i hyn në punë as dreqit, për integrimin e Shqipërisë në BE. Teksa procesi k...
Ish-drejtoresha e AKSHI Mirlinda Karçanaj, ka folur për herë të parë për hetimet që SPAK po bën ndaj saj dhe akuzat p&...
Analisti Fatos Lubonja u shpreh se ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, është përfshirë në skandale dhe është...
Gazetari Lutfi Dervishi deklaroi se sot Kuvendi ishte “më normal” se herët e tjera. Duke komentuar rezolutën e integrimit të vot...
Në një zhvillim të papritur, mazhoranca socialiste votoi në Kuvend me konsensus të përbashkët pozitë-opozitë n...
Ish-drejtoresha e ASKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, e cila është nën hetim nga SPAK pas dyshimeve për shkelje me tender&eum...
Ish-deputetja Monika Kryemadhi, e cila pak kohë më parë u divorcua zyrtarisht nga ish-presidenti Ilir Meta, ka marrë mbështetjen e Sh...
I moshuari nga Lezha Begtash Zeneli, i arrestuar dhe proceduar për “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, (7.3 Kg kanabis t&...
Testi më i afërt që mund të çertifikojë vullnetin e mirë të maxhorancës në raport me këtë rezolut&...