EMRAT/ Arrestohet në Astir i kërkuari për drogë, babai në burg për rrëmbim dhe vrasje
Në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit” u arrestua në zonën e Astirit, në Tiranë, Siçilian Cakraj, i dys...
Në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit” u arrestua në zonën e Astirit, në Tiranë, Siçilian Cakraj, i dys...
Kanë kaluar katër vjet që nga vala e emigrantëve shqiptarë drejt Britanisë së Madhe, por reagimet e politikanëve të...
Kalimi drejt një vendi pune me pagë mbetet një mision i vështirë në Shqipëri, veçanërisht për personat e p...
Gazeta e njohur zvicerane ‘Tages Anzeiger’ publikoi një shkrim të gjatë në lidhje me zhvillimet e fundit në Shqipëri...
Pas ditëve të nxehta me temperatura mbi 40 gradë Celsius, fundjava do të kthehet në vlerat tipike të muajit gusht. Gjatë m...
Me qindra media në kontinentin tonë, por jo vetëm, vazhdojnë t’i bëjnë jehonë Revolucionit të Flamingove në...
“Kryeministri Edi Rama ndodhet në krizë imazhi dhe legjitimiteti”. Kështu është shprehur deputeti i Partisë Dem...
Këshilli Bashkiak i Selenicës është mbledhur në një seancë të jashtëzakonshme, ku në qendër të dis...
Korporata Elektroenergjitike Shqiptare (KESH) ka hapur një procedurë të re prokurimi me vlerë rreth 23 milionë dollarë për ...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të premten se partitë politike duhet të fillojnë diskutim...

Koncesioni i hemodializës është një tjetër dëshmi e mënyrës se si Edi Rama e ka përdorur shëndetësinë jo për të zgjidhur problemet e qytetarëve, por për të krijuar skema klienteliste dhe kontrata të kushtueshme që rëndojnë mbi xhepat e shqiptarëve.
Përpara këtij koncensioni ekzistonte një modeli i decentralizuar, fleksibël dhe konkurrues, ku spitalet publike ofronin shërbimin aty ku kishin kapacitet. Dhe nevoja plotësohej nga operatorë privatë të licencuar, të kontraktuar dhe të paguar nga FSDKSH.
Atëherë, çfarë ndryshoi me Edi Ramën?
Nuk ndryshoi nevoja e pacientëve. Nuk u shpik hemodializa. Nuk u krijua një treg i ri.
U ndryshua modeli, duke u kaluar nga një sistem i decentralizuar dhe me kontraktim periodik në një kontratë 10-vjeçare, të centralizuar dhe të përqendruar në një operator të vetëm.
Ndonëse në procedurën morën pjesë disa operatorë, përzgjedhja e fituesit ende sot ngre pikëpyetje serioze.
Kompania nuk dha ofertën më të ulët. Përkundrazi, ajo ishte 11.1% më e lartë se oferta më e ulët. Megjithatë, ajo u shpall fituese.
Akoma më problematik është fakti se kjo kompani mori pikët maksimale në kriterin e eksperiencës, ndërkohë që nga të dhënat e dokumentuara në material nuk rezulton se kishte administruar më parë qendra hemodialize, duke anashkaluar kësisoj ofertues të tjerë të cilët kishin eksperiencë të drejtpërdrejtë në shërbimet spitalore dhe dializë.
Por pyetja që ende sot nuk ka marrë përgjigje, as dhe nga drejtësia shqiptare, se si mundet një kompani e krijuar vetëm dy vjet përpara tenderit, me kapital fillestar prej vetëm 100 mijë lekësh, të marrë pikët maksimale për eksperiencën dhe të fitojë një kontratë rreth 75 milionë euro?
Këto nuk janë rrethana që mund të kalohen në heshtje. Ato kërkojnë transparencë dhe përgjegjësi.
Por problemet nuk mbarojnë me tenderin. Zbatimi i koncesionit ka prodhuar gjithashtu abuzime dhe kosto të pajustifikuara për buxhetin.
KLSH ka konstatuar raste ku koncesionari ka faturuar shërbime për periudha kur qendrat e dializës nuk ekzistonin ende dhe kur shërbimi vazhdonte të ofrohej nga spitalet publike. Pra, shteti paguante koncesionarin, ndërkohë që për të njëjtët pacientë shërbimi ofrohej nga spitali publik me fondet e veta.
Në auditimin e FSDKSH-së, KLSH konstatoi se edhe në vitin 2022, pra në vitin e 6-të operimit, koncesionari ishte paguar mbi bazën e faturimit dhe jo vetëm të shërbimit faktikisht të kryer. Për 8,854 raste nën dhe mbi projeksionin e qendrave, pagesat arritën në 99 milion lekë ose rreth 1 milion euro, të evidentuara si pagesa për shërbim të pakryer.
KLSH kërkoi rishikimin e projeksioneve dhe kalimin në parimin “Pay x Use”, pikërisht për të eliminuar pagesat për shërbime që nuk kryhen.
Një tjetër absurditet është mos shfrytëzimi i infrastrukturës dhe pajisjeve ekzistuese të spitaleve publike. Rasti i Spitalit Rajonal të Shkodrës, i evidentuar nga KLSH, ngre pikërisht shqetësime për mosshfrytëzimin e investimeve publike ekzistuese, dublikimin e infrastrukturës, eficiencën e fondeve dhe dëmin ekonomik ndaj buxhetit të shtetit.
Ky është thelbi i PPP-ve të shëndetësisë së Edi Ramës: jo të zgjidhin problemin, por të krijojnë një kontratë afatgjatë për të mbushur xhepat nga taksat e shqiptarëve.
Por edhe kur KLSH ka kërkuar që Ministria e Shëndetësisë dhe FSDKSH të negociojnë me koncesionarin për rishikimin e projeksioneve sipas nevojave reale dhe për ndryshimin e mënyrës së pagesës, me qëllim eliminimin e pagesave për shërbime të pakryera, këto kërkesa kanë rënë në vesh të shurdhër dhe asgjë nuk ka ndryshuar.
Hemodializa nuk është një rast i izoluar.
Të gjitha kontratat koncesionare në shëndetësi vazhdojnë të konsumojnë qindra milionë euro nga paratë publike, ndërkohë që sistemi shëndetësor shqiptar përballet ende me mungesë kapacitetesh, pajisjesh, personeli dhe shërbimesh cilësore.
Ky koncesion ka qenë prej vitesh objekt shqyrtimi dhe hetimi. Por shqiptarët ende nuk kanë parë drejtësi për një skemë që ngre kaq shumë pikëpyetje mbi mënyrën e përzgjedhjes, lidhjet e subjekteve, zbatimin e kontratës dhe përdorimin e parave publike.
Partia Demokratike nuk kërkon një drejtësi selektive.
Kërkon që drejtësia të hetojë deri në fund çdo hallkë të kësaj skeme: nga vendimmarrja politike, te procedura e tenderimit, pikëzimi i ofertave, krijimi i strukturës koncesionare, përfituesit realë dhe çdo pagesë e kryer nga paratë e shqiptarëve.
Sepse kur një shërbim ekzistues kthehet në monopol 10-vjeçar, kur operatori fitues nuk kishte eksperiencën e pritshme, kur krijohet një shoqëri e posaçme vetëm pak ditë përpara shpalljes së fituesit dhe kur KLSH konstaton pagesa edhe për shërbime të pakryera, institucionet nuk mund të bëjnë sikur nuk kanë parë asgjë.
Edi Rama nuk mund të fshihet më pas propagandës.
Shëndetësia nuk është biznes privat i qeverisë. Shëndetësia është e drejta e qytetarit dhe detyrimi i shtetit.
Partia Demokratike e konsideron koncesionin e hemodializës një nga shembujt e modelit klientelist që duhet të marrë fund.
Edi Rama duhet të japë dorëheqjen dhe t’u hapë rrugë institucioneve që të hetojnë pa pengesa korrupsionin dhe tu mundësojë qytetarëve që të kenë një sistem shëndetësor në shërbim të tyre, jo të një grushti përfituesish.
“Kryeministri Edi Rama ndodhet në krizë imazhi dhe legjitimiteti”. Kështu është shprehur deputeti i Partisë Dem...
Këshilli Bashkiak i Selenicës është mbledhur në një seancë të jashtëzakonshme, ku në qendër të dis...
Jorida Tabaku reagon për aferën e inceneratorëve, duke e cilësuar atë si një “test lakmusi” për drejtësin&...
Protesta qytetare në kryeqytet ka hyrë sot në ditën e saj të 76-të, duke u shndërruar në një prej lëvizjeve ...
Protesta në Tiranë shënon ditën e saj të 75-të të revoltës qytetare kundër klasës politike. Një protestue...
Një nga aktivistët e protestës ka zbuluar detajet për marshimin e ditës së nesërme, ku sipas tij pritet të marrë pj...
Një qytetar me aftësi të kufizuara, u ka bërë thirrje qytetarëve për vijimin e protestave dhe për vendosjen para drejt&e...
Thirrjet për zgjerimin e protestës janë shtuar gjatë tubimit para Kryeministrisë, ku një prej qytetarëve ka kërkuar q&eu...
TIRANË- Agjencia për Media dhe Informim pranë qeverisë hapi të enjten një thirrje të hapur për rekrutimin e stafit t&eum...
Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Turizmin, Kulturën dhe Diasporën, Ina Zhupa, ka reaguar pas vizitës së ministrit Blendi Gonxhja ...