POLITIKE

"Sot, të pandehur Balluku dhe e gjithë mazhoranca", Gjekmarkaj: E vërteta e zgjedhjeve po del nga tuneli i Llogarasë

Piranjat Përditësimi i fundit 4 Dhjetor 2025, 12:16

"Sot, të pandehur Balluku dhe e gjithë mazhoranca",

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, njëkohësisht nënkryetari i parlamentit, akuzoi nga foltorja e Kuvendit qeverinë për aferat korruptive dhe për manipulimin e zgjedhjeve të 11 majit.

Ai tha se e vërteta e zgjedhjeve po del sot nga tuneli i Llogarasë, ku të pandheur janë zv/kryeministrja Belinda Balluku, qeveria dhe vetë mazhoranca.

Ai vuri në dukje se jeta e qytetarëve është në rrezik, demokracia ka rënë, krimi mbizotëron dhe bashkëpunon me qeverinë. Deputeti nënvizoi se “demokracisë shqiptare i është bërë atentat”.

“Flas për t’i dhënë zë guximit tuaj moral, qartësisë politike dhe përgjegjësisë ndaj të vërtetës për të mbështetur qeverinë tuaj Rama-Balluku. Sot e pandehur është e gjithë qeveria, e pandehur e gjithë mazhoranca, që s’gjen fuqinë morale. Ju sot spostuat raportimin e KQZ, por jo raportin përfundimtar të OSBE-ODIHR, që ju rri në kokë si xhebraili. Ai është akt ndërkombëtar ku konfirmohet se demokracisë shqiptare iu bë atentat, atentatorët janë sot këtu pas dhe para meje, zgjedhjeve iu bë atentat”, tha Gjekmarkaj.

Ai theksoi se në fytyrat e mazhorancës aktualisht ka frikë dhe tmerr, ku shteti është kapur nga partia dhe të vërtetat dalin nga tuneli i Llogarasë.

“Në fytyrat tuaj ka tmerr. E vërteta e zgjedhjeve po del nga tuneli i Llogarasë dhe po rri këtu këmbëkryq, qeveria juaj ka rënë. Pafuqia juaj për të qenë të ndershëm, zaptim i parasë, paaftësi e juaj morale që e ka kthyer Shqipërinë në tokën e askujt”, vijoi ligjvënësi demokrat.

Nënkryetari i parlamentit vuri në dukje monopolizimin e jetës në Shqipëri, presionet, patronazhistët dhe ku shteti është bërë parti.

“Kjo që ndodh në Shqipëri është deformim, deformim i votës, frikë për vendin e punës, patronazhim dhe kjo është e rëndë. Ky nuk është shtet i qytetarëve, por shtet i partisë. Ne kërkojmë zgjedhje të lira e të ndershme, institucione të pavarura, për dinjitetin e shqiptarëve dhe Republikën e Shqipërisë”, tha Gjekmarkaj mes të tjerash.

Fjala e plotë e Agron Gjekmarkajt në Parlament:

“Te nderuar deputet,
Zoti Kryetar,

Të nderuar qytetarë, zonja dhe zotërinj, miq të lirisë dhe të qendreses ,

Sot jam para jush per ti dhënë zë guximit tuaj moral, qartësisë politike dhe pergjeqësisë ndaj së vërtetës, per te mbeshtetur revolten tuaj ndaj qeverise Rama – Balluku.

Sot e pandehur është e gjithë qeveria , e pandehur është e gjithë mazhoranca e cila nuk e gjen fuqinë morale per katarsis!

Sot ju e spostuat nga kalenadri raportimin e Komisionerit per zgjedhjet po jo Raportin Përfundimtar te OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet e 11 majit 2025 i cili ju rri mbi kokë si xhebraili!

Ai nuk është një dokument teknik, nuk është një justifikim opozitar – është akti zyrtar ndërkombëtar politik i cili konfirmoi se demokracisë shqiptare ju bë atentat !
Atentatoret janë këtu pas e para meje!

Zgjedhjet u zhvilluan nën peshen e korrupsionit nën diktatin e krimit te organizuar e të pa organizuar, nën koracen e hekurt të frikes per ta lënë pushtetin të vetedijshem se çfarë keni bërë.
Ju ecni mbi akull. Ne fytyra keni tmerr. Gjumi juaj eshte me gulçe , naten keni etje, fantazmat e grabitjeve publike ju trazojne me keq se njollat e gjakut Makbethin.
E verteta e zgjedhjeve po del nga Tuneli i Llogarase dhe rri ketu kembekryq!
Qeveria juaj ka rënë dhe rri si kadaver ne mes te mexhlisit nga habia dhe apatia sociale.

Pafuqia juaj per të qënë të ndershem sot është kurthi më i madh i shpresave shqiptare!

Deshira juaj për të rëndur si të çmendur pas parasë duke zaptuar çdo korsi të jetes publike eshtë virusi me vdekjeprures per çdo vlere!

Paaftesia juaj morale per tu perballur me krimin e ka kthyer Shqiperine në një toke te askujt, ku jeta e një pule vlen me shume se jeta e një shqiptari, i cili del ne mengjes per pune e kthehesh në darke në arkivol !

Nuk ka rendesi ne je gjykates i lartë, biznesmen, kalimtar me biçiklete , ish i denuar apo femije ne shkolle, të mberrin plumbi, te kap pistoleta, te perfshin autobuzi , te shpon thika, te buzeqesh vdekja dhe kthehesh në statistike mediatike.

Shteti i privatizuar shqiptar nuk qëndroi mbi palët, por u vesh me ngjyrat e partisë në pushtet.

Të gjithë mbathen atletet e Kryeministrit dhe renden per te rrembyer vota , duke vene taksen e xhizese mbi dinjitetin e individit.

Burimet publike, administrata, fondet, projektet dhe komunikimi institucional u përdorën si instrument elektoral nga partia e Kryeministrit Edi Rama.

Nuk e them unë – e thotë ODIHR. Nuk e thonë PD – e thotë standardi ndërkombëtar.

Mbi 4,500 aktivitete zyrtare u përdorën si fushatë e maskuar.

Në qarkun e Fierit, siç e dokumenton raporti, u pa shkrirja totale e shtetit me partinë.
Ky është modeli i një pushteti që nuk kërkon më legjitimitet, por, siç do ta përkufizonte Hannah Arendt, kërkon bindje përmes frikës, heshtje permes blerjes. Një model që vret besimin e instalon kontrollin.

Raporti flet qartë për blerje votash, për presion ndaj qytetarëve, për ndikim të grupeve kriminale në disa qarqe të vendit.

Të gjitha këto përbëjnë sulm frontal ndaj lirisë së votës.

Kur vota blihet, qytetari varfërohet.

Kur vota kërcënohet, liria vdes.

Na e la testament Vaclav Havel: “Atje ku e vërteta shitet, aty fillon totalitarizmi.” Prandaj, kjo që po ndodh në Shqipëri nuk është një devijim i vogël – është deformim themelor i republikës, letargjia e saj.

Punonjësit e administratës u vunë nën presion: detyrim për të marrë pjesë në aktivitete partiake, frikësim për vendin e punës, përdorim i patronazhit si mekanizëm kontrolli !

Kjo është shkelje e rëndë e çdo norme demokratike. Një shtet që i përdor punonjësit si militantë, nuk është shtet i qytetarëve, por shtet i partisë.

Dita e votimit, sipas ODIHR-it, solli cënim të fshehtësisë së votës, prani të paautorizuar të aktivistëve të pushtetit, votim familjar dhe raste të blerjes së votës në vendngjarje.
John Stuart Mill e ka thene natyrisht jo per pasardhesit e Haxhi Qamilit e Haxhi Lleshit e Haxhi Kroit se : “Liria e votës është kufiri i fundit i njeriut të lirë.” Dhe kur ky kufi thyhet, zgjedhja nuk është më akt lirie, por thjesht ritual formal.

Të nderuar qytetarë, ne nuk jemi vetëm në këtë vlerësim.

SHBa po na vështron dhe po flet. Siç e tha këto ditë një kongresmen amerikan, pluralizmi në Shqipëri po shuhet.
Dhe kur shuhet pluralizmi, nuk shuhet vetëm opozita – shuhet liria, shuhet debati, shuhet shpresa. Pa te hyme ne ujdhesat e tiranise.

Ky paralajmërim është akt i rëndë politik ndaj qeverisë së Edi Ramës, sepse vjen nga tempulli i demokracise më të konsoliduara të botës.

Presidenti Tramp dhe Sekretari i shtetit Rubio në menyren me te pazakonte por edhe më të qartë ne telegramet e urimit per Festen Kombetare cituan luften ndaj karteleve të droges dhe bashkëpunetorve të tyre ! Kembanat po bien per Ju!

Qytetarë të nderuar, Republika nuk është thjesht një sistem administrativ apo një seri institucionesh; ajo është shtëpia e përbashkët e qytetarëve, ku ligjet nuk duhet të jenë instrument i pushtetit, por garanci e dinjitetit të secilit individ.

Siç theksojnë eterit e doktrinave politike , nga Montesquieu e deri te Tocqueville, fuqia politike që nuk kontrollohet rrezikon të kthehet në autokraci dhe shteti të shndërrohet në pronë private, shoqeria ne kope, ku bari ther e pret, shet e blen sipas qejfit.

Sot, kjo është realiteti ynë: Republika po përvetësohet nga partia në pushtet. Institucionet, zgjedhjet dhe mekanizmat e kontrollit publik po rrëmbehen në funksion të një partie të vetme.

Qëllimi është i qartë dhe i dokumentuar: shuarja e opozitarizmit, monopolizimi i pushtetit dhe kthimi i pluralizmit në një fasadë formale, një iluzion për të mbuluar një sistem gjithnjë e më autokratik.

Kur Republika nuk i shërben më qytetarit si sovran, por pushtetit si instrument, ajo nuk është më shtëpia e të gjithëve, por arena e një pushteti që e realizon kontrollin mbi çdo qelizë të shoqërisë per te konsoliduar fronin e pushtetit.

Institucionet publike janë kapur nga një parti e vetme: Presidenca e Republikes, çdo kinse institucion i pavarur apo Agjensi, KQZ nën presion politik, AMA dhe RTSH e te tjera e te tjera që nuk i shërbejnë publikut, por Qeverise.

Në media, mbi 90% e hapësirës është nën kontroll të indirekt të qeverisë. Kjo nuk është demokraci funksionale; është një autokraci , një kontroll i heshtur, i maskuar, real gjithnje e me i paturpshem.

Do jua kujtoj gjithmone se viti elektoral u karakterizua nga klimë përndjekjeje politike: ndjekje penale të liderve të opozitës, tension i qëllimshëm, presion ndaj kundërshtarëve.

Një shoqëri që trembet nga drejtësia, nuk ka drejtësi. Dhe kur një opozitë përndiqet politikisht, kjo shoqëri perseri rrezikon të humbasë Republiken .

Demokracia shqiptare mund ta ushqeheniluzion e vet vetem nese qytetarët nuk dorëzohen.

Fryma e lirisë jeton tek çdo shqiptar që nuk e shet votën, tek çdo i ri që kërkon të ardhme, tek çdo punonjës që refuzon të përkulet, tek çdo njeri që thotë: “Unë dua Shqipëri të drejtë.”

Ne kërkojmë vetëm atë që Shqipëria ka firmosur prej dekadash: respektimin e Dokumentit të Kopenhagës, të ICCPR-së, të rekomandimeve të Komisionit të Venecias.
Ne kërkojmë zgjedhje të lira, zgjedhje të ndershme, shtet neutral, institucione të pavarura dhe një Republikë që nuk i takon partisë, por popullit.

Kjo është beteja jonë. Jo për karrige. Jo për poste. Jo për privilegje. Por për dinjitetin e popullit shqiptar. Për Republikën e Shqipërisë. Për të drejtën e njeriut për të votuar i lirë e pa frikë. Për të ardhmen e fëmijëve tanë.

Dikush me shkruante para pak ne dialekt mirditor “o burra kapni hunjt se na vune horrrat perfujt”’ por une jam i fjales e jo i hurit ndaj do ta mbyll me ato qe Charles de Gaulle nu tha francezve te tij se “Demokracia është e fortë vetëm kur qytetarët nuk kanë frikë.” Ju do t’ju coje ne marrezi frika juaj , qytetaret do te rigjejne vetedijen per tu çliruar prej jush! Faleminderit!”.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?