Banorët e "Lagjes 8" në Durrës denoncojnë gjendjen e rrugës pas punimeve të ujësjellësit: Na shkatërruan makinat
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Banorët e Lagjes 8 në Durrës kanë denoncuar në Piranjat news, për gjendjen e rrugës pas punimeve të kryera nga Ujë...
Një rrugë me kalldrëm, e ndërtuar rreth 7,000 vjet më parë, është zbuluar nën ujërat e Detit Adriatik pran&e...
Gazetarja e njohur e Vlorës, Afrovita Hysaj ka treguar momentet e fundit të kolegut dhe mikut Enrik Mehmeti drejt Zvërnecit, mbrëmjen e t&...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka reaguar ndaj deklaratave të Kryeministrit Edi Rama për renditjen e Shqipërisë...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore për t’u zgjedh...
Luka Modric pritet t’i japë fund aventurës së tij me fanellën e Kroacisë pas më shumë se një dekade të mbus...
Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja deklaroi se nëse do të kishte një nipt, fatura e financimit prej 4 milionë eurosh t&eu...
Një kallëzim i ri penal i shtohet çështjes së abuzimit me fondet e filialit të Postës Shqiptare në Durrës. Sipas...
Në pamjet e publikuara duket momenti kur ish-shefja e financës në Postën e Durrësit, Valbona Duni është futur në ar...
Në fund të vitit 2025, numri i mjeteve rrugore të regjistruara (me status aktiv ose të çregjistruara përkohësisht) arriti n...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) njoftoi të mërkurën se ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë dosjen ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, bashkëshortes së tij Ajola Xoxa, ish-deputetes socialiste Klotilda Bushka dhe 15 personave të tjerë, përfshirë pronarë kompanish ndërtimi dhe bashkëpunëtorë të Veliajt e Xoxës.
Prokuroria thotë se hetimet provuan marrjen e rryshfeteve nga Veliaj dhe Xoxa në 9 raste. “Në përfundim të hetimeve paraprake, ka rezultuar e provuar se të pandehurit Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa, në bashkëpunim mes tyre, në 9 raste të veçanta, kanë marrë përfitime të parregullta në formën e shumave monetare dhe pasurive të paluajtshme nga subjekte tregtare dhe organizata jofitimprurëse (përmendur më sipër), të cilët nga ana e tyre kanë marrë leje ndërtimi dhe përfituar fonde publike nga Bashkia Tiranë”, thuhet në njoftimin për shtyp. Veliaj dhe Xoxa i mohojnë akuzat.
Sipas SPAK, nga hetimi penal janë grumbulluar të dhëna konkrete “të cilat provojnë përtej çdo dyshimi të arsyeshëm se i pandehuri Erion Veliaj, në cilësinë e kryetarit të Bashkisë Tiranë, me nënshkrimin e tij ka miratuar në çdo rast shpërndarjen e këtyre fondeve”.
Prokuroria rendit në kërkesën për gjykim 13 akuza ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës: 9 raste të korrupsionit pasiv, si dhe akuzat për “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” në bashkëpunim, “fshehje pasurie” dhe “shpërdorim të detyrës”. Veliaj akuzohet gjithashtu se gjatë qëndrimit në qeli ka shkelur disa herë ligjin dhe se ka konsumuar elementët e veprës penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”, më shumë se një herë.
Edhe bashkëshortja e kryebashkiakut, Ajola Xoxa, akuzohet për korrupsion në të njëjtat raste ku përfshihet Veliaj, si dhe për pastrim parash, fshehje të të ardhurave dhe mosdeklarim të aseteve. Prokuroria ka evidentuar blerje online të kryera prej saj në një vlerë prej 86.7 milionë lekësh, si dhe përdorim të shumave të mëdha cash jashtë sistemit bankar për pagesa qirash, pagash dhe aktivitete private.
“Provat e grumbulluara dëshmojnë qartë për disponimin dhe qarkullimin e të hollave në cash, jashtë sistemit bankar, në shuma të konsiderueshme dhe në prerje të mëdha, nga e pandehura Ajola Xoxa, bashkëshortja e të zgjedhurit vendor, Erion Veliaj. Këto shuma, të cilat vijnë si rezultat i përfitimeve të parregullta të siguruara për shkak të funksionit të kryetarit të Bashkisë Tiranë, janë përdorur për të ushqyer ndër të tjera edhe aktivitetet private tregtare të subjekteve që kontrollohen nga bashkëshortja e këtij të fundit”, thuhet në deklaratën e SPAK.
Nën akuzë janë edhe biznesmenët apo bashkëpunëtorët e çiftit: Elman Abule, Gentian Sula, Fatmir Bektashi, Meriman Palushi, Shkëlqim Fusha, Sokol Kryeziu, Mirton Lika, Linda Kazani, Erald Simixhiu, Ina Goxhaj, Frosina Bollo, Valmir Xoxa, Adela Kondakçiu, Flutur Xhani dhe Fatjon Baci. Përveç tyre, ish-deputetja e Partisë Socialiste, Klotilda Bushka akuzohet për “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.
Përveç personave fizikë, në dosje janë përfshirë edhe 7 shoqëri tregtare: Rametal shpk, Agi Kons shpk, Kontakt shpk, Palushi shpk, Fusha shpk, Gerard-A shpk dhe Lani shpk, të cilat sipas hetimit kanë dhënë përfitime të parregullta në këmbim të lejeve ndërtimore dhe fondeve publike.
Sipas SPAK, OJF-të “Eventus”, “Muza”, “BYL-A”, “Frobolous” dhe “Harabel” janë përdorur për të futur në sistemin bankar shuma të mëdha parash të përfituara në mënyrë të paligjshme, duke fshehur origjinën e tyre.
Veliaj u arrestua nga SPAK më 10 shkurt dhe masa e sigurisë ndaj tij është konfirmuar nga gjykatat e posaçme të shkallës së parë, ajo e Apelit dhe Gjykata e Lartë. Përmes rrjeteve sociale dhe mediave që e mbështesin, Veliaj ka ndërmarrë nga qelia një fushatë linçimi publik ndaj prokurorit të çështjes dhe gjyqtarëve që vendosën masën e sigurisë ndaj tij. Ai angazhoi gjithashtu në mbrojtje të tij edhe dy studio ligjore ndërkombëtare – në Nju Jork dhe Londër, si dhe një kompani britanike të marrëdhënieve me publikun.
Kryebashkiaku i Tiranës është politikani më i lartë në detyrë i arrestuar nga SPAK dhe çështja kundër tij shihet nga komuniteti ndërkombëtar si një test për pjekurinë e reformës në drejtësi. Pavarësisht se ndodhet prej 7 muajsh në burg, Veliaj vazhdon të mbajë formalisht funksionin e kryebashkiakut, të cilin ia ka deleguar nënkryetares së bashkisë, Anuela Ristani. /Birn /
Ashtu sikurse e ka dekretuar Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, Parlamenti i ri i Shqipërisë do të mblidhet gjatë së premtes m...
Pasi zhvilloi mbledhjen e kryesisë, Partia Demokratike mbledh nesër grupin e saj parlamentar. Mbledhja është parashikuar të zhvillohet...
Ervin Salianji, në një prononcim për mediat pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Partisë Demokratike, ka dek...
Kryeministri Edi Rama në Konferencën Ndërkombëtare për Qeverisje teksa fliste për integrimin europian të vendit u shpreh se...
Avokati Besart Logu ka reaguar pasi SPAK lëshoi ndaj tij “urdhër-arrest”, nën akuzën se kishte kërkuar nga një klien...
Gjatë konferencës Ndërkombëtare për Qeverisje, me një panel diskutimi për perspektivën e Shqipërisë në ...
Lideri i Partisë Demokratike ftoi sot kryesinë e PD-së të mos njohin farsën elektorale të 11 majit. 'Njohja e tyre do e b&e...
Në mbledhjen e parë të Kryesisë pas zgjedhjeve të 11 majit, Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mbajti një fjalim...
Në një fjalim të tij në nisje të mbledhjes së Kryesisë së Partisë Demokratike kreu demokrat tha se, “jetojm...
Kreu i PD, Sali Berisha po mban fjalën në mbjedhjen e parë të kryesisë pas zgjedhjeve të 11 majit, ku këto të fundit i...