I biri hapi zjarr drejt policëve, nëna e Violand Braçellarit merret në pyetje nga autoritetet
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Detaje të reja dhe zhvillime të bujshme vijnë nga hetimet për përplasjen me armë në Maliq, ku mbeti i vrarë një e...
Një qytetar i është drejtuar redaksisë me një denoncim lidhur me një situatë që, sipas tij, po ndodh në zonë...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka dërguar për gjykim dosjen e "Sterilizimit" dhe në reagimin e saj zyrtar ka publikuar akuzat që rëndojnë ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqajt dhe 8 të ish-zyrtarëve të tjerë.
Beqaj akuzohet për kryerjen e veprave penale të “Vjedhjes duke shpërdoruar detyrën”, kryer në bashkëpunim të posaçëm, atë të grupit të strukturuar kriminal dhe “Grupi i strukturuar kriminal”. Biznesmeni Klodian Rrjepaj akuzohet për kryerjen e veprave penale të “Vjedhjes duke shpërdoruar detyrën”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”. Ilir Rrapaj akuzohet për "Vjedhje" dhe "Grup i strukturuar kriminal".
Në njoftimin e GJKKO thuhet se 8 të pandehurit Klodian Rjepaj, Ilir Rrapaj, Marsela Serjani, Saimir Kadiu, Petref Mersini, Arben Gjata, Genc Burazeri dhe Naile Ajazi (Abazi), kanë kërkuar gjykim të shkurtuar.
NJOFTIMI I PLOTË:
1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 29.03.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dërgimin për gjykim të procedimit penal nr. 13, të vitit 2020, në ngarkim të të pandehurve Ilir Beqaj, Klodian Rjepaj, Ilir Rrapaj, Marsela Serjani, Saimir Kadiu, Petref Mersini, Arben Gjata, Genc Burazeri dhe Naile Ajazi (Abazi)”.
2. Në seancën e datës 23.01.2025 (seanca paraprake), Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtare Flojera Davidhi, pasi shqyrtoi pretendimet e palëve, me vendimin Nr. 13, datë 23.01.2025, vendosi:
I. Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
II. Dërgimin për gjykim të procedimit penal nr. 13, të vitit 2020 të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në ngarkim të të pandehurve:
1. Ilir Beqaj, akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Vjedhjes duke shpërdoruar detyrën”, kryer në bashkëpunim të posaçëm, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 135, 28/4 e 334/1 të Kodit Penal; “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/1 të Kodit Penal;
2. Klodian Rjepaj, akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Vjedhjes duke shpërdoruar detyrën”, kryer në bashkëpunim të posaçëm, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 135, 28/4 e 334/1 të Kodit Penal; “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/1 të Kodit Penal, dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 186/3 e
25 të Kodit Penal;
3. Ilir Rrapaj, akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Vjedhjes”, me pasojë të rëndë, e kryer në bashkëpunim të posaçëm, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 134, paragrafi tretë dhe 28/4 e 334/1 të Kodit Penal; “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a/1 të Kodit Penal;
4. Marsela Serjani, akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Falsifikimit të dokumentave” kryer në bashkëpunim dhe “Shpërdorimit të detyrës” kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 186/3 – 25 dhe 248 – 25 të Kodit Penal;
5. Saimir Kadiu, akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Falsifikimit të dokumentave” kryer në bashkëpunim dhe “Shpërdorimit të detyrës” kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 186/3 – 25 dhe 248 – 25 të Kodit Penal;
6. Petref Mersini, akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Falsifikimit të dokumentave” kryer në bashkëpunim dhe “Shpërdorimit të detyrës” kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 186/3 – 25 dhe 248 – 25 të Kodit Penal;
7. Arben Gjata, akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Falsifikimit të dokumentave” kryer në bashkëpunim dhe “Shpërdorimit të detyrës” kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 186/3 – 25 dhe 248 – 25 të Kodit Penal;
8. Genc Burazeri, akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Falsifikimit të dokumentave” kryer në bashkëpunim dhe “Shpërdorimit të detyrës” kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 186/3 – 25 dhe 248 – 25 të Kodit Penal;
9. Naile Ajazi (Abazi), akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Falsifikimit të dokumentave” kryer në bashkëpunim dhe “Shpërdorimit të detyrës” kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 186/3 – 25 dhe 248 – 25 të Kodit Penal, trupit gjykues të themelit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Tiranë.
III. Së bashku me kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për dërgimin e çështjes në gjyq, dërgohet edhe kërkesa e të pandehurve Klodian Rjepaj, Ilir Rrapaj, Marsela Serjani, Saimir Kadiu, Petref Mersini, Arben Gjata, Genc Burazeri dhe Naile
Ajazi (Abazi), për gjykim të shkurtuar.
IV. Fashikulli i gjykimit përmban të gjitha aktet e kryera gjatë hetimit paraprak të procedimit penal nr. 13, të vitit 2020 të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, si dhe ato të marra në seancë paraprake, të paraqitura nga të pandehurit dhe mbrojtësit.
V. Kundër vendimit për dërgimin e çështjes në gjyq nuk lejohet ankim.
Në seancën e sotme, ish-ministri, Ilir Beqaj, kërkoi përjashtimin e gjyqtares Flojera Davidhi nga shqyrtimi i çështjes "Sterilizimi", duke argumentuar se ajo nuk ka pranuar të japë një vendim të arsyetuar për rëndimin e akuzës ndaj tij. Bëhet me dije se në fakt kërkesa e Beqajt është rrëzuar nga gjykata. Ish-ministri Ilir Beqaj akuzohet për veprimet ose mosveprimet që kanë të bëjnë me miratimin dhe nënshkrimin e një kontrate koncensionare për sterilizimin, duke i miratuar ato në kundërshtim me rregullat dhe aktet ligjore e nënligjore të zbatueshme për koncesionet.
Vullnet Sinaj TIRANË - Në seancën e ardhshme parlamentare deputetët e Kuvendit të Shqipërisë do të vendosin me...
Oerd Bylykbashi TIRANË - Nënkryetari i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashki, dhe sekretari për Çështjet Ligjore, Ivi...
TIRANA- Gjykata e Posaçme ka kaluar për gjykim dosjen “Sterilizimi” ku të pandehurit Ilir Beqaj, Klodian Rrjepaj dhe Ilir Rrapaj ...
TIRANA- Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Jamarbër Malltezi ka bërë sot një postim në rrjetet sociale k...
Richard Quest TIRANË - Kryeministri Edi Rama ishte ditën e djeshme pjesë e një paneli në Forumin Ekonomik Botëror që...
DAVOS- Gazetari Richard Quest i ka ndërprerë propagandën kryeminstrit Edi Rama në lidhje me turizimin në Shqipëri. Në ...
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka vijuar me përgjigjet e tij në rrjetet sociale për komentuesit teksa një prej tyre e ka kritikuar duke mos...
TIRANA- Në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion po mbahet sot seanca paraprake për Sterilizimin, pasi gjykata rëndoi pozitën...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama duket se ka bërë hapa pas në qëndrimin e tij ndaj platformës TikTok. Agjencia Franceze e Lajmeve A...
TIRANA- Gjykata e Apelit të Posaçëm ka shtyrë për ditën e nesërme shpalljen e vendimit mbi kërkesën e an&e...