POLITIKE

“Suel Çela dhe Vis Poja mos guxoni të kërcënoni qytetarët”/ Berisha: Nuk do ketë dënime më të rënda kurrë Shqipëria se dënimin për prekjen e votës tuaj

E.D Përditësimi i fundit 14 Prill 2025, 20:37

“Suel Çela dhe Vis Poja mos guxoni të kërcënoni

DURRËS- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në ceremoninë e prezantimit të kandidatëve në Qarkun e Durrësit, u bëri thirrje krerëve të bandave që të mos kërcënojnë qytetarët dhe të mos prekin votën, pasi do të ketë dënime të rënda. Lideri i opozitës tha gjithashtu se mblidhen cdo ditë në Durrës për të berë plane si të vjedhin votat.

Berisha nuk la pa përmendur dhe ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako që sipas tij, si hiena mblidhet me krerët e bandave duke thurur plane për vjedhjen e votave. Ndër të tjera Kryedemokrati theksoi se Shqipëria do pastrohet nga këta hajdutë që nuk kanë lënë gjë pa vjedhur 

"Shqipëria Madhështore nuk mund të jetë kurrë e tillë nëse ne flemë mbi vuajtjen, mbi dhimbjen, mbi lëndimin.
Por përsëri Shqipëria Madhështore nuk është një projekt në qoftë se ne nuk garantojmë një ekonomi të fortë.
Prodhim, prodhim dhe vetëm prodhim në të katër anët e Shqipërisë. Rroga të larta, prodhim dhe vetëm prodhim.
Shqipëria është vend i bekuar me rezerva të jashtëzakonshme, nëntokësore, mbitokësore, turistike dhe të gjithanshme. Shqipëria po rrokulliset, narkoeuro ka rrëzuar përtokë ekonominë e saj. Merr fund!

E gjithë filozofia jonë o qytetar është tek besimi që kemi tek fuqia jote si njeri i lirë për të ndërtuar ekonominë, për të ndërtuar mirëqenien. Ne besojmë tek iniciativa juaj e lirë, pasuritë publike do i shndërrojmë në pasuritë tuaja. Paratë, të ardhurat do i shndërrojmë në rrogat dhe pensionet tuaja. Taksat do i përgjysmojmë kudo, dhe më shumë se përgjysmim. Jam këtu për t’u zotuar para jush se taksa 10 përqind do jetë ndër firmat e para që do vendosim mbi tatim fitimin. Jam këtu për t’u zotuar para jush se TVSH-ja, një tabu pothuajse 30-vjeçare, do zbresë nga 20 në 15 përqind. Se politika stimuluese, favorizuese për kthimin e shqiptarëve nga diaspora do implementohen menjëherë. Pesë vite pa asnjë taksë.

Kredi të buta për ta. Kredi të buta për të gjitha gratë që duan të mbajnë biznese. Grante për to. Kredi të buta për të rinjtë që nisin biznesin. Do bëjmë gjithçka që të rinjtë, ëndrrën e tyre ta ndërtojnë në Shqipëri. Shqipëria Madhështore nuk ndërtohet kurrë nëse të rinjtë nuk ndërtojnë në këtë tokë ëndrrën e tyre. Shqipëria Madhështore është Shqipëria e ëndrrave të të rinjve shqiptarë. Ndaj dhe ne do bëjmë gjithçka për shkollimin e tyre, për punësimin e tyre, për strehimin e tyre. Do kreditojmë strehimin dhe startupet e tyre. Miq, Shqipëria e ka jetike energjinë, vitalitetin e të rinjve të saj. Do bëjmë gjithçka të kthehen edhe nga diaspora.

Me politika demografike ne do paguajmë si shtet nga lindja deri në 23 vjeç fëmijën e tretë. Shqipëria bëhet madhështore vetëm kur ajo të arrijë në madhështinë e familjes shqiptare, kur familja shqiptare të jetë një familje solide, një familje e vlerave, një familje e vizionit dhe edukatës. Një familje, të cilën kurrë më nuk do guxojë t’i thotë kush nënës dhe babait prindi 1 dhe prindi 2. Merr fund kjo! Këta që donin të sillnin këtë moral, këta janë postmarksistë, janë më të këqinj dhe Marksi dhe nuk do kenë vend kurrë në Shqipëri. Miq, Shqipëria Madhështore kërkon pastrimin e shtëpisë dhe unë jam këtu para jush për t’u zotuar në mënyrën solemnte se zero tolerancë ndaj krimit të organizuar.

Unë i them nga kjo sallë këtu sot çdo banditi, i them Visit të Pojës, Suel Çelës, Shytëve kudo që janë, se për çdo votë, do keni një vit më shumë dënim. Mos prekni votën e shqiptarëve. Do mjeroheni në atë mënyrë që nuk e imagjinoni kurrë. Ushtarë të të keqes së Edi Ramës, guxoni dhe kërcënoni qytetarët, do e pësoni siç e meritoni.
Shkoj në Lushnje dhe atje më del një Kidiona Zaka, kandidate e bandës. Shkoj në Elbasan, Sara Mile, me porosi Edi Rama, Suelit, që puna jote do matet me votat që merr Sara. Këtu përsëri Gjushi dhe Gjushi me fustan dhe Poja dhe këta çdo natë mblidhen si hiena për të bërë plane për të vjedhur votat e qytetarëve të Durrësit. Unë u them të tre këtyre, unë u them të gjithëve, nuk do ketë dënime më të rënda kurrë Shqipëria se dënimin për prekjen e votës tuaj.

Dhe u garantoj, dëgjoni ju banditë se dëshmitari i pari që dëshmojë kundër jush do jetë Gys Agasi, që tani u ndërsen. Shtëpia do pastrohet. As Zoti nuk hyn pa e pastruar Shqipërinë. Shtëpia do pastrohet nga këta hajdutë që nuk kanë lënë gjë pa u vjedhur ju. Nga këta ministra që zhgërryhen në luks të verbuar, të shkëputur nga ju. A i patë se çfarë ndodhi ditën që hapën fushatën? Po si mundet një kryeministër të hapë shishen e verës 33 mijë euro? Po njeriu që pranon orën 600 mijë, 500 mijë euro, është i gatshëm të shitet këmbë e krye te kriminelët dhe ky është Edi Rama," tha Berisha.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan