POLITIKE

Tabaku: 20 kompani pranë qeverisë po grabisin pasurinë e qytetarëve

Piranjat Përditësimi i fundit 4 Qershor 2026, 17:49
Tabaku: 20 kompani pranë qeverisë po grabisin pasurinë e

Gjatë fjalës së saj në Kuvend, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku u shpreh se sistemi ekonomik dhe politik në Shqipëri po transferon pasurinë e shumicës së qytetarëve tek një pakicë e ngushtë.

Ajo denoncoi se mbi gjysmën e tenderave publikë kontrollohet nga vetëm 20 kompani pranë qeverisë, ndërkohë që qytetarët paguajnë taksa deri në 27%, ndërsa investitorët strategjikë përfitojnë privilegje me taksa vetëm 1.3%.

Tabaku theksoi se projektet e mëdha, si aeroporti i Vlorës dhe ligji i investimeve strategjike, po mbahen në fshehtësi, pa debat publik dhe pa konsultim me qytetarët, ndërsa prona private dhe transaksionet e dyshimta po përdoren si mjet abuzimi, përfshirë edhe përmes grupeve kriminale.

Sipas saj, parlamenti është kthyer në një “noter” që ka miratuar mbi 5 miliardë euro kontrata strategjike, duke favorizuar një grusht oligarkësh në kurriz të shumicës së shqiptarëve.

"E nderuar drejtuese e seancës, të nderuar kolegë, të nderuar qytetarë. E kam dëgjuar veten për vite me radhë dhe shpesh herë ndoshta jemi ndjerë edhe në siklet. Jemi ndjerë në siklet jo sepse kemi gabuar, por sepse shqiptarët shpesh herë kanë kuptuar dhe e kanë ditur të vërtetën para nesh; kanë qenë shumë hapa para nesh për shumë çështje. E kanë ndjerë kur paguajnë faturën, ndjejnë vështirësitë ekonomike, bëjnë llogaritë në fund të ditës. Nga ana tjetër, e ndjejnë edhe ku është e vërteta. E ndjejnë çfarë po ndodh sot; e ndjejnë për një sistem që, fatkeqësisht, për vite me radhë në këtë parlament kemi refuzuar ta shohim e kemi refuzuar të flasim.

Unë sot nuk jam këtu për të folur për një projekt, nuk jam këtu për të folur as për një investitor. Sot dua të flas pikërisht për këtë sistem, për atë sistem që i ka mbledhur sot qytetarët përballë qeverisë. Për sistemin që ka bërë të mundur që çdo projekt i madh në Shqipëri të shoqërohet automatikisht me mosbesim, sepse shqiptarët e dinë nga përvoja se ligji nuk i trajton të gjithë njësoj.

Kjo po ndodh sot edhe me protestën që ka mbledhur qindra qytetarë, me parti, pa parti, organizata të shoqërisë civile, që përditë me radhë janë duke protestuar. Që ditën e parë jam bashkuar asaj proteste jo si politikane, por si qytetare. Kam qenë atje në një cep, pa foto, pa video, sepse kam besuar që protesta e tyre është e drejtë.

Në fakt, pak vite më parë, tre vite më parë, disa organizata të shoqërisë civile trokitën në derën e zyrës sime dhe ngritën shqetësimin për ligjin e zonave të mbrojtura. I dëgjova shqetësimet e tyre me shumë interes. Iu bashkova shqetësimeve të tyre dhe arritëm që ta çojmë çështjen e aeroportit të Vlorës, ligjin e zonave të mbrojtura, në dyert e Komisionit Europian, edhe të Parlamentit Europian. Për dy ligje të kapura, dy ligje që sot po prodhojnë efektet.

Ashtu siç vjet, vite më parë, kam nisur të flas për ligjin e investimeve strategjike si një rrezik i vërtetë — një rrezik i vërtetë për sistemin që po ngre sot ekonominë shqiptare. Një ligj që merr e zapton pronën e pronarit legjitim dhe i kërkon shtetit të ndërhyjë për një marrëveshje ndërmjet pronarëve. Një ligj që lindi si i përkohshëm dhe sot është kthyer në një ligj të përhershëm. Një ligj i cili ka dhënë miliona metra katrorë leje ndërtimi dhe ka sjellë vetëm një investitor të huaj. Vetëm një investitor të huaj.

Është normale që projektet e mëdha të shoqërohen me debat. Është normale që projektet e mëdha të kenë nevojë për transparencë, për konsultime. Është normale që njerëzit të ngrenë pikëpyetje; pikërisht kjo po ndodh sot me protestën. Qytetarët atje protestojnë jo vetëm për Zvërnecin dhe për Nartën, por atje protestojnë njëkohësisht edhe për sistemin, për pamundësinë ekonomike, për arrogancën. Janë qytetarë të lirë, të cilët sot po protestojnë që politika t’i dëgjojë. Janë qytetarë të cilët nuk janë dakord me atë që po ndodh në Shqipëri, që kanë mosbesim te politika, të cilët kanë vendosur një pikëpyetje të madhe për sistemin që është ngritur sot, që e kanë të vështirë të punësohen, që detyrohen të largohen jashtë, që detyrohen çdo ditë e më shumë të përballen me vështirësitë dhe janë atje të vetëm.

Për këtë po protestohet sot. Po protestohet njëkohësisht edhe për faktin që projektet e tilla të mëdha kanë nevojë për një debat të madh publik. Do kishte qenë normale që, kur një investitor serioz të vinte këtu në Shqipëri, t’i hapej dyert dhe të niste një diskutim parlamentar dy vite më parë. Po jo, çdo gjë të trajtohet si pronë e një personi. Jo çdo gjë të trajtohet si shteti personal i Edi Ramës, që bën ndere, që ndan favore, që jep porte, që jep aeroporte, që ndryshon ligje për t’i ndihmuar këta njerëz. Do kishte qenë normale që të hapej një debat i madh publik, me konsulencë, me një projekt atje të paraqitur përpara të gjithëve. Edhe parlamenti të diskutonte kostot dhe përfitimet. Kjo do kishte qenë normale. Por jo, çdo gjë u bë në fshehtësi. U kryen transaksione pronash, u shitën dhe u blenë prona, qoftë edhe te grupe kriminale e tek njerëz të cilët sot janë duke abuzuar me to.

Qytetarët i kanë ngritur protestës për atë, po edhe për shumë probleme dhe për çështje të tjera. I dëgjoj protestuesit që thonë: “Janë të gjithë njësoj.” Jo, nuk jemi të gjithë njësoj. Jemi ndryshe. Unë kam folur këtu dhjetë vite më parë kur ngriheshin kartonat për ligjin e investimeve strategjike. Kam folur edhe tre vite më parë për ligjin e zonave të mbrojtura. Edhe për ligjin e koncesioneve, ligjin e partneritetit publik-privat, kam sjellë këtu në parlament dhe kam luftuar çdo ditë që ky sistem sot, me ligje të kapura në parlament, të mos ekzistonte.

Ai që sot po sjell ndikim në ekonomi, po kap mediat, ka shkatërruar fatkeqësisht garën dhe meritokracinë. Vitin e shkuar, me ftesë të po të njëjtave organizata të shoqërisë civile, i çova fëmijët e mi në Zvërnec dhe në Nartë, për të parë flamingot. Unë e di që shumë kolegëve ndoshta mund t’i duket pak retorikë, por kjo është e vërteta. Unë falënderoj Aleksandrin, Jonin, Olsin, Taulant Binon që më çuan atje për të parë se çfarë pasurie ka Shqipëria. Dhe prandaj iu bashkova edhe asaj proteste. Jam bashkuar që ditën e parë të këtyre kauzave, sepse me të vërtetë besoj, jo për politikë, por besoj që Shqipëria mund të jetë ndryshe dhe duhet të jetë ndryshe.

Për të tërhequr investimet e huaja, ne duhet patjetër të zbatojmë ligjin. Ne duhet të jemi jo vetëm në gërmë, por dhe në frymë njëjtë me legjislacionin e Bashkimit Europian. Ne duhet të bëjmë çdo gjë për ta shkatërruar këtë sistem që fatkeqësisht sot ka kapur ekonominë dhe po detyron qytetarët shqiptarë të largohen.

Kjo sallë, fatkeqësisht, është kthyer në një noter. Është kthyer në një noter dhe një propozues i mekanizmave ligjorë që e kanë bërë të mundur këtë sistem. Është votuar ligji i investimeve strategjike, ligji i prokurimeve, koncesionet — mbi 5 miliardë euro kontrata strategjike të votuara, të miratuara dhe të mbrojtura këtu nga kjo sallë parlamenti. Ndërkohë që investimet publike janë në minimumin historik, shërbimet publike degradojnë, shtresa e mesme po shpërbëhet, periferia po zbrazet, Kukësi, Dibra, Lezha me paga 2.8 herë më të ulëta se Tirana, me papunësi rinore 40%. Dhe një Shqipëri e re që fatkeqësisht po largohet çdo vit pa kthyer kokën. Kjo është Shqipëria e rritjes në letra, Shqipëria", tha ajo. 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan