Pas finales së Botërorit, Tapia shuan teoritë konspirative: Humbëm me meritë ndaj Spanjës
Finalja e Kupës së Botës 2026 do të mbahet mend gjatë, jo vetëm për festën madhështore në Spanjë pas tr...
Finalja e Kupës së Botës 2026 do të mbahet mend gjatë, jo vetëm për festën madhështore në Spanjë pas tr...
Teksa vazhdon seanca parlamentare mësohet se policia ka shoqërua 12 protestues pas tensioneve gjatë tubimit para Kuvendit....
Federata Norvegjeze e Futbollit pritet të paraqesë një ankesë zyrtare në Komitetin e Etikës së FIFA-s për një ven...
Një mesazh goditës që vjen nga protesta para Kuvendit. Qese me mbetje, janë vendosur nga qytetarët, te kordoni policor, ndërsa ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shpërthyer me akuza dhe fyerje ndaj deputetit socialist Blendi Klosi gjatë seancës plenar...
Mosfunksionimi i sistemit të frenimit apo një kolaps shëndetësor i drejtuesit të mjetit dyshohet se mund të jetë shkaku i a...
Dita e nesërme pritet të jetë e ethshme për familjen e madhe socialiste, teksa në korridoret e kësaj force politike përflit...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka reaguar në Kuvend pas deklaratave të ministrit të Brendshëm, Besfort Lamallari, d...
Deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Hoxha është sulmuar me vezë nga protestuesit. Këta të fundit i kanë zënë pr...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur për mediat para Kuvendit, ku ka kundërshtuar mënyrën se si, sipas tij, po proc...

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, iu përgjigj në Kuvend Elisa Spiropalit, pasi kjo e fundit e ftoi të fliste kundër sistemit dhe abuzimit me pushtetin.
Tabaku e cilësoi pozitiv faktin që Spiropali tashmë pranon nevojën për të luftuar korrupsionin dhe për të larguar nga pushteti personat që abuzojnë apo vjedhin.
Megjithatë, ajo i kujtoi se ky sistem është ngritur dhe mbështetur me votat e mazhorancës socialiste.
Sipas deputetes demokrate, kur Spiropali drejtonte Kuvendin, në kalendarin parlamentar u përfshinë dhe u miratuan me procedura të përshpejtuara ligje “me porosi”, në kundërshtim me Kushtetutën dhe procedurën parlamentare. Tabaku theksoi se disa prej këtyre akteve sot kundërshtohen nga qytetarët dhe kritikohen edhe nga institucionet europiane.
“Jam shumë dakord me ju, zonja Spiropali. I bashkohemi betejës suaj, nëse më në fund e keni kuptuar se cila është e keqja e këtij vendi”, deklaroi Tabaku.
Ajo e ftoi Spiropalin që deklaratat kundër sistemit t’i shndërrojë në veprime konkrete, duke bashkuar votat me opozitën për hapjen e listave, rikthimin e Kuvendit te qytetarët dhe luftën kundër korrupsionit dhe abuzimit me pushtetin.
“Të biem të gjithë dakord se sot ndodhemi në një ngërç për shkak të abuzimit me pushtetin. I bashkohemi betejës suaj, sepse më në fund e keni kuptuar se ky Parlament nuk përfaqëson qytetarët”, u shpreh Tabaku.
Spiropali më së fundi ka zbritur me këmbë në tokë dhe ka kuptuar se ato gjëra që ne i kemi kërkuar në politikë prej vitesh, sot po i kërkoni edhe ju.
Më në fund po kërkoni që patjetër të luftojmë korrupsionin, të largojmë ata që abuzojnë me pushtetin dhe ata që vjedhin.
Jam shumë dakord me ju, zonja Spiropali.
I bashkohemi betejës suaj, nëse më në fund e keni kuptuar se cila është e keqja e këtij vendi.
E keqja e këtij vendi, fatkeqësisht, kanë qenë edhe ato ligje me porosi që, kur keni qenë kryetare e Kuvendit, i keni futur në kalendar. Janë ato ligje me porosi për të cilat sot kërkojnë llogari Komisioni Europian dhe Bashkimi Europian.
Kam qenë konsekuente kundër reformave dhe ligjeve të miratuara në këtë Parlament.
T’i hapim listat. Dilni dhe kandidoni, dhe t’i hapim listat. Por të biem të gjithë dakord se e keqja e këtij vendi është Partia Socialiste.
Të biem të gjithë dakord se sot mazhoranca i ka shkaktuar vendit dëmin më të madh.
Të biem të gjithë dakord se sot ndodhemi në një ngërç për shkak të abuzimit me pushtetin.
I bashkohemi betejës suaj, sepse më në fund e keni kuptuar se ky Parlament nuk përfaqëson qytetarët.
Një mesazh goditës që vjen nga protesta para Kuvendit. Qese me mbetje, janë vendosur nga qytetarët, te kordoni policor, ndërsa ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shpërthyer me akuza dhe fyerje ndaj deputetit socialist Blendi Klosi gjatë seancës plenar...
Deputeti i Partisë Demokratike Tomor Alizoi dënoi dhunën e policisë ndaj protestuesve. “Ky parlament nuk ka më dinjitet...
Dita e nesërme pritet të jetë e ethshme për familjen e madhe socialiste, teksa në korridoret e kësaj force politike përflit...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka reaguar në Kuvend pas deklaratave të ministrit të Brendshëm, Besfort Lamallari, d...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur për mediat para Kuvendit, ku ka kundërshtuar mënyrën se si, sipas tij, po proc...
Deputeti i PD dhe njëherazi nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj denoncoi nga Kuvendi se ndaj protestuesve po përdoren nga policia substanc...
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka sulmuar në Kuvend ministrin e Mbrojtjes, Pirro Vëngu, duke e ironizuar për menaxhimin e sit...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar në Kuvend pas protestës së qytetarëve jashtë Parlamentit, duke akuzua...
Bashkëkryetari i Komisionit të Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale, Luçiano Boçi, kërkoi sot n...