‘Lotarinë e kemi fituar prej kohësh’/ Betis ironizon Jose Mourinho pas fitores me Realin e Madridit
Mbrëmjen e së premtes u pa një ndeshje shumë intensive në La Cartuja mes Betisit dhe Realit të Madridit e përfunduar me fit...
Mbrëmjen e së premtes u pa një ndeshje shumë intensive në La Cartuja mes Betisit dhe Realit të Madridit e përfunduar me fit...
Një profesor matematike në Universitetin e Patrës në Greqi ka vendosur një rregull të pazakontë për provimet e shtator...
Policia e Himarës ka shoqëruar tre persona, të cilët dyshohet se mund të kenë lidhje me zjarrin e përmasave të më...
Luka Modric do të vazhdojë aventurën e tij me kombëtaren kroate. Ishte vetë Federata e Futbollit në Kroaci që konfirmoi gji...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas orëve të ferrit të përjetuara mbrëmjen e djeshme nga Himara dhe Fieri. Në një postim ...
Policia ka dhënë detaje në lidhje me arrestimin e Jozefin Markut dhe personave që e shoqëronin në momentin kur dhunuan Eduart Ku...
Tre persona janë vrarë dhe 15 të tjerë janë plagosur gjatë sulmeve izraelite të natës në jug dhe lindje të L...
Jay-Z i ka bërë një surprizë të veçantë bashkëshortes së tij, Beyoncé, me rastin e 45-vjetorit të l...
Në një reagim për situatën e rëndë të zjarreve në Himarë, deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, akuzon...
Një anëtar i Kongresit federal të Meksikës është gjetur i vdekur me një plagë të shkaktuar nga arma e zjarrit n&eum...

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, në një video të postuar në rrjetet sociale në "Këndin e Funjdavës" u shpreh se ekonomia prodhuese dhe familjet shqiptare po paguajnë kostot e zhvlerësimit të euros, ndërsa flukset e pashpjeguara të valutës dhe pastrimi i parave deformojnë tregun.
Duke folur në rubrikën e saj në rrjetet sociale, “Këndi i Fundjavës”, Tabaku renditi industrinë fason dhe manifakturat, bujqësinë dhe familjet si humbësit më të mëdhenj të kësaj situate.
“Kur euro zhvlerësohet vazhdimisht, ndërsa eksportuesit fundosen, bujqësia bie dhe produktiviteti nuk shënon ndonjë rritje reale, qeveria nuk mund të përgjigjet me propagandë. Ajo duhet të përgjigjet me të dhëna”, u shpreh Tabaku.
Sipas saj, pasojat tashmë janë të dukshme në ekonominë reale. “INSTAT-i ju thotë se bujqësia ka vite që tkurret. Ju thotë se fasoneria humbet kontrata dhe vende pune. Sipërmarrjet eksportuese ju thonë se zhvlerësimi i euros po u ul të ardhurat dhe po i çon drejt mbylljes. Familjet thonë se çmimet janë rritur”, deklaroi deputetja demokrate.
Tabaku ngriti shqetësimin edhe për përqendrimin e ekonomisë te ndërtimi. Sipas shifrave të paraqitura prej saj, ky sektor zë rreth 12.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, nivelin më të lartë në rajon dhe rreth 2.5 herë më shumë se mesatarja e Bashkimit Europian.
Ajo theksoi se nuk mund të vendoset shenjë barazimi ndërmjet gjithë sektorit të ndërtimit dhe aktivitetit kriminal, por paralajmëroi se dosjet e viteve të fundit tregojnë përdorimin e ndërtimeve dhe pasurive të paluajtshme si kanale të dyshuara për pastrimin e parave.
“Askush nuk mund dhe nuk duhet të pretendojë se çdo ndërtues është kriminal apo se çdo investim është produkt i parave të pista. Por dosjet penale tregojnë se ndërtimi dhe pasuritë e paluajtshme janë përdorur si kanale të dyshuara pastrimi në disa prej çështjeve më të mëdha të viteve të fundit”, tha Tabaku.
Sipas saj, hyrja e kapitalit kriminal në ekonomi dëmton konkurrencën e ndershme, rrit çmimet e pronave dhe dobëson bizneset që punojnë, prodhojnë dhe paguajnë rregullisht taksat.
“Pastrimi i parave nuk i sjell Shqipërisë zhvillim. Ai sjell rritje pa mirëqenie, ndërtime pa qytet, kapital pa prodhim dhe pasuri pa punë. Ai rrit çmimet e pronave për familjen e re që kërkon një apartament. Ai ul vlerën e punës së eksportuesit”, deklaroi ajo.
Tabaku kërkoi verifikim real të pronarëve përfitues, deklarim të detyrueshëm të burimit të fondeve për transaksionet e mëdha të pasurive të paluajtshme dhe transparencë mbi financimin e projekteve të ndërtimit.
“Shqipërisë nuk i mungojnë paratë. Shqipërisë i mungon drejtësia në mënyrën se si krijohen, si taksohen dhe si investohen ato”, përfundoi Tabaku.
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke nisur vizitën e tij në ...
97 ditë protestë, revoltë dhe qëndresë. Qytetarët vijojnë të dalin në rrugë duke kërkuar largimin e kryem...
Banorët e Poliçanit kanë dalë sërish në protestë kundër shkrirjes së Bashkisë Poliçan, ndërsa n&...
Shteti shqiptar vazhdon të thyejë çdo rekord absurdi. Ndërsa Ermal Beqiri ndodhet i arrestuar në Francë për dosjen e korr...
Kanë përfunduar fjalimet e aktivistëve dhe qytetarëve përpara godinës së Kryeministrisë, ndërsa protesta qytetare k...
Kryetari i Partisë Demokratike në Krujë, Aulon Kalaja në SYRI TV, me moderator Edvin Parruca, foli për zhvillimet politike në Shqi...
Edison Lika, aktivisti i njohur, mori fjalën sot në protestën e 97-të para kryeministrisë. Një nga të arrestuarit e pak dit&...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama se do të shpronësojnë ...
Aktivisti Arben Kola, i cili u la i lirë pas 72 orësh në qeli bashkë me 13 protestues të tjerë pas vendimit të Gjykatës ...
Aktivistja Arvina Lleshi foli sot në protestën e 97-të qytetare kundër qeverisë Rama, pas lirimit të saj nga qelia së bashku ...