Delvinë, rrufeja godet kopenë me 150 bagëti
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...
Biznesmeni Pëllumb Gjoka ka dhënë dëshminë e tij në GJKKO në lidhje me çështjen e vrasjes së Gjin Ndojit. ...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale një video që I është dërguar nga një qyt...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Maliq. Mësohet se në momentin e arrestimit, autori Violand Braçe...
Efektivi Edison Adri kishte marrë plumb në nofull dhe siç raportohet i ka ikur edhe gjuha. Mjeku i Traumës konfirmoi se efektivi do fut...
Mbahet sot në orën 18:00 protesta e pestë e qytetarëve kundër projektit të ndërtimit të resortit në zonën e ...
Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e kësaj të enjte (4 qershor 2026) në Tiranë, pranë Fabrikës s&eum...

ELBASAN- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka marrë pjesë sot në një takim me pensionistët në Elbasan. Berisha tha se në 3 muajt e parë të qeverisjes së tij nëse PD fiton në zgjedhje, do e kthejë përmbys atë që ai quan skemë çnjerëzore shpërndarje. Ai shtoi se do të investojnë tek njeriu dhe do rikthehen te pensionisti, i riu, fermeri dhe qytetari. Sipas Berishës nga qeverisja e PD-së nuk do mbetet asnjë projekt pa zbatuar.
"Ua them këto për të ditur se paratë janë, por do bëhet një shpërndarje krejt tjetër. Ndaj dhe ne kemi vendosur së pari të vendosim minimumin jetik për çdo shqiptar 200 euro vitin e parë si hapin e parë. Dhe mbi këtë 200 euro do llogarisim pensionet. Pra, pensionisti malazez sot merr 430 euro pensionin mesatar, e kuptoni ku jemi ne, ku na vidhisi ky regjim? Të marrë malazezi tre herë më shumë se ne. Po pse? Se nuk vjedhin si këtu tek ne", tha ai.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Unë kam ardhur sot për t’u zotuar para jush se ne në 3 muajt e parë, në mënyrë absolute do e kthejmë përmbys këtë skemë çnjerëzore shpërndarje. Jo, ne do investojmë tek njeriu. Do i rikthehemi qytetarëve. Do i rikthehemi pensionistit, të riut, fermerit, qytetarit. Dhe ju garantoj se nuk do mbetet asnjë projekt pa zbatuar. Por, duhet të jemi i sinqertë, sikur të mendoja se paratë nuk ekzistojnë për projektet, unë përpara projekteve do përparësoja qytetarët, pastaj projektet. Por në buxhetin aktual përparësohen qytetarët dhe përmbyset shpërndarja dhe projektet zbatohen me standardet e vendeve evropiane. Sigurisht po të vini re ju, shpenzimet paranojave, shkoi dhe shpenzoi në Kukës, aeroporti u ngrit gjatë periudhës së luftës në Kosovë, këputën edhe 15 milionë të tjera dhe përveç sorrave dhe zogjve, aty aeroplan nuk ulet. Nuk ta merr kush edhe po t’ua falësh. Po pse, sepse është një orë e gjysmë nga Tirana.
Asnjë, përveç një avioni që e ulën për të mashtruar kuksianet se gjoja po vinte nga Londra, ai vinte nga Tirana në Kukës. Pse bëhen këto? Këto bëhen vetëm për të vjedhur. Aeroporti i Vlorës, po e donte jugu një aeroport, por aeroporti i Vlorës gjobit secilin shqiptar çdo biletë që është nën 600 mijë. Pra, nëse vijnë vitin e parë 100 mijë pasagjerë, 500 mijë do i paguajmë ne. E kuptoni kontratën? A nuk është ky një krim i shëmtuar? Po kush është ai në Shqipëri që nuk e di se ne nuk mund të kemi turizëm vjetor. Nuk jemi Antalja ne, nuk jemi as jugu i Greqisë, jemi një vend me klimë të mrekullueshme, por turizëm gjithëvjetor nuk të lejon. Atëherë aeroporti mbetet për dy muaj. Sepse një aeroport mund ta ndërtosh me 15 milionë euro dhe funksionon, mund ta ndërtosh edhe me 1 miliard euro dhe funksionon. Dhe ky do ndërtojë aeroportin më të madh në rajon. A nuk është ky një përçmim për njerëzit e tu?
Ua them këto për të ditur se paratë janë, por do bëhet një shpërndarje krejt tjetër. Ndaj dhe ne kemi vendosur së pari të vendosim minimumin jetik për çdo shqiptar 200 euro vitin e parë si hapin e parë. Dhe mbi këtë 200 euro do llogarisim pensionet. Pra, pensionisti malazez sot merr 430 euro pensionin mesatar, e kuptoni ku jemi ne, ku na vidhisi ky regjim? Të marrë malazezi tre herë më shumë se ne. Po pse? Se nuk vjedhin si këtu tek ne. Flet për turizmin ky, po u jap një shifër. Na erdhën 10 milionë turistë, thotë, por të regjistruara janë 6 milionë net fjetje. I bie që turisti të ketë fjetur gjysmë nate në Shqipëri. Mali i Zi ka marrë 2.6 milionë turistë, ka 16 milionë net fjetje.
Po është shtet ai, nuk është narkoshtet që të mashtrojë për çdo gjë, të trillojë për çdo gjë. Mirëpo kjo është gjysma e të keqes, më e tmerrshme është kjo, sepse nga shitjet e përgjithshme në fushën turistike, janë gjithsej 140 milionë. Nga këto, tatimet kanë përfituar 8 milionë euro. Pra nga 10 milionë turistë që na kanë ardhur, arka e shtetit ka fituar 8 milionë euro. Secili prej jush ka përfituar nga 4 euro për turist. Tani sa shpenzojmë ne për turizmin? Çdo vit shpenzojmë 450 milionë euro. Çdo vit paguhet për turisin 230 euro, sepse Edi Rama investon në resortet turistike të Artan Gaçit dhe Artan Gaçëve, në vit 430 milionë euro. Pra, një potencial shumë i madh ekonomik për ne, kthehet në ndëshkim, njëlloj siç kthehen pasuritë publike në ndëshkim në regjimet koloniale.
Vokshi BRUKSEL- Zëvendëspresidentja e EPP Women, Albana Vokshi, ka çuar në Bruksel një nga çështjet që shi...
TIRANA- Kryeninistri Edi Rama tha sot në episodin e radhës të pocast-it "Flasim" se Shqipëria është një vend i si...
TIRANA- Në episodin e radhës së podcast-it "Flasim", Kryeministri Edi Rama ka bërë dallimin ndërmjet jetesës në S...
TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar i PD-së Gazment Bardhi, ka komentuar mandatin e kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Holta Za&cce...
BRUKSEL- Bashkimi Evropian i ka hapur rrugën zhvillimit të Konferencës së Tretë Ndërqeveritare me Shqipërinë...
TIRANË- Lideri i opozitës, Sali Berisha denoncoi kryeministrin Edi Rama se është tallur dhe i ka lënë në harresë dhe v...
TIRANË- Kreu i PD Sali Berisha, u shpreh me tone kritike ndaj qeverisë aktuale dhe menaxhimit të projekteve infrastrukturore. Ai vuri në d...
Ministri Hoxha FIER- Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha ditën e sotme para mediave në lidhje me plagosjen e 17-vjeçarit në F...
Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një konferencë për mediat. Gjatë...
Berisha TIRANË- kryeopozitari Sali Berisha e ka konsideruar konfliktin në kushtetuese një akt qesharak. Gjatë konferencës për...