Vrasja e policit dhe plagosja e një tjetri, Hita zbret në Korçë, analizë ngjarjes dhe planit operacional!
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Kor&cce...
Prokuroria e Posaçme ka vijuar hetimet ndaj ish-zv-kryeministres Belinda Balluku. Në një njoftim zyrtar, SPAK ka bërë të ditur...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur vendin ditën e sotme, ku një efektiv policie humbi jetën në krye të detyrës, nd&...
Bordi i Transparencës ka vendosur sot (4 qershor) çmimet e reja për shitjen e karburanteve në treg. Sipas njoftimit, nafta ësht&eu...
Revolta kundër ndërtimeve në Zvërnec nuk është kufizuar vetëm brenda Shqipërisë. Dje dhe sot, shqiptarë që...
Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau efektivin e forcave “Shqiponja” Enea Mekolli dhe plagosi tjetrin Edison Adri gjatë ...
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të enjte, në një mal në Kopaçez n&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot (4 qershor), në aksin Krutje-“Pushimi i shoferit”, në rrugën Lushnjë-Fier. ...
Një shpërthim me lëndë të dyshuar plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Personi në foto, efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri, i cili mbeti i plagosur gjatë operacionit policor të zhvilluar në zon&e...

Në Tiranë, më 10 tetor 2025, gjatë prezantimit zyrtar të rezultateve të Anketës Ndërkombëtare të Mësimdhënies dhe të Nxënit (TALIS) nga OECD, në një aktivitet të Ministrisë së Arsimit me pjesëmarrjen e Kryeministrit, ministres, mësuesve dhe drejtuesve të shkollave, u prezantuan gjetjet kryesore për Shqipërinë. Gjatë kësaj ceremonie, Kryeministri dhe Ministrja e Arsimit, kanë bërë disa deklarata që Faktoje.al i ka ballafaquar me të dhënat kryesore të raportit të TALIS
Kryeministri Edi Rama e paraqiti TALIS-in si “PISA për mësuesit”, duke e quajtur “një anketim prestigjioz ndërkombëtar” ku “mësuesit tanë kanë dalë mirë” dhe ku “mesatarja e mësuesve tanë që kanë lidhje me përdorimin e teknologjisë është më e lartë” se mesatarja e sistemeve të tjera.
Ai shtoi se “85% e mësuesve e kanë zgjedhur mësimdhënien si vokacion, edhe profesion”, se “mësuesit tanë rezultojnë të kënaqur me profesionin e tyre”. Krahasimi i kryeministrit se TALIS është “PISA për mësuesit” është i gabuar për natyrën e instrumentit. TALIS nuk është test performance; është një anketë me vetë-raportim të mësuesve dhe drejtorëve, që mat perceptime dhe përvoja, jo njohuri apo performancë.
Teknologjia dhe AI
Lidhur me deklaratën e dytë të Ramës se, “mesatarja e mësuesve tanë që kanë lidhje me përdorimin e teknologjisë është më e lartë” se mesatarja e sistemeve të tjera, raporti TALIS citon se, 52% e mësuesve shqiptarë raportojnë përdorim të inteligjencës artificiale në punë, mbi mesataren e OECD që është 36%. Por, ndër ata që nuk përdorin AI, 69% thonë se shkolla e tyre nuk ka infrastrukturën e nevojshme, krahasuar me 37% të OECD-së.
Pretendimi për “përdorim mbi mesatare” është i vërtetë, por në fjalimet politike mungoi aspekti i dytë: pengesa e infrastrukturës që kufizon përdorimin më të gjerë.
Motivimi
Shifra 85%, që Rama e përdor për të gjithë mësuesit, raporti i TALIS e referon vetëm për mësuesit rishtarë (novice), ata me më pak vite përvojë, që kanë deklaruar se mësimdhënia ka qenë zgjedhja e tyre e parë në karrierë (krahasuar me 58% të OECD-së). Përdorimi i saj nga ana e kryeministrit për të përshkruar gjithë trupën mësimore është një përgjithësim i pallogaritur nga anketa.
Fjalimi i Kumbaros
Në fjalimin e saj, Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, u mbështet tek treguesit pozitivë që TALIS raporton për Shqipërinë. Ministrja theksoi se “98% e mësuesve deklarojnë se mësuesia ka qenë zgjedhja e tyre e parë në karrierë”, se “85% e mësuesve të rinj e kanë zgjedhur mësimdhënien si profesion të parë”, se “96% e mësuesve deklarojnë që trajnimet kanë pasur ndikim real në përmirësimin e mësimdhënies”, dhe se “95% e mësuesve marrin pjesë aktive në vendimmarrjen e stafit”.
Trajnimet
Ministrja theksoi se mësuesit e vlerësojnë në masën 96% efektin e trajnimeve në përmirësimin e mësimdhënies.
Por në fjalim nuk u përmend pengesa kryesore që vetë mësuesit artikulojnë sipas TALIS: 43% e konsiderojnë koston e trajnimeve “shumë të shtrenjtë”. Ndërsa ndikimi perceptohet i lartë, aksesueshmëria ekonomike mbetet problem.
98% dhe 95%
Shifra “98%” u përdor si të ishte provë se mësuesia ka qenë zgjedhja e parë e karrierës për të gjithë mësuesit. Në fakt, TALIS njeh 98% si kënaqësi e përgjithshme me profesionin, ndërsa treguesi për “zgjedhjen e parë” është 85% dhe vlen vetëm për nën-popullatën e mësuesve të rinj (novice). Po kështu, pohimi se 95% e mësuesve marrin pjesë aktive në vendimmarrjet e stafit nuk gjen mbështetje si përqindje e veçuar në raport. Sipas raportit TALIS, nivelet e autonomisë dhe vendimmarrjes së mësuesve në Shqipëri janë pranë mesatares së OECD. Raporti nuk paraqet asnjë tregues të vetëm 95% për “pjesëmarrje aktive në vendimmarrje”.
Renditja mes 55 sistemeve
Ministrja e përdori pjesëmarrjen e Shqipërisë në TALIS dhe rezultatet e mira në disa indikatorë për të folur për një “renditje dinjitoze” mes 55 sistemeve arsimore. Por TALIS, si anketë vetë-raportimesh, nuk prodhon klasifikime të tipit “top-listë” ; ai paraqet shpërndarje dhe dallime statistikisht domethënëse për indikatorë të veçantë. Shqipëria është një nga 55 sistemet pjesëmarrëse, jo “ndër vendet e para” sipas një renditjeje zyrtare të OECD-së.
Pagat
Në fjalimin e saj, Ministrja u ndal te paga duke theksuar se ky studim është realizuar përpara rritjes së pagave të mësuesve. Megjithatë, ajo nuk përmendi një të dhënë themelore të TALIS: vetëm 36% e mësuesve në Shqipëri shprehen të kënaqur me pagën e tyre, çka e pozicionon vendin nën mesataren e OECD. Fjalimi i ministres, njësoj si ai i Kryeministrit, anashkalon tri sfida që vetë mësuesit i identifikojnë në raportin TALIS: vetëm 36% janë të kënaqur me pagën; 43% e konsiderojnë shumë të shtrenjtë koston e trajnimeve; dhe ndër ata që nuk përdorin AI, 69% thonë se pengesa është mungesa e infrastrukturës në shkollë.
Si Rama ashtu edhe Kumbaro propaganduan shifrat më optimiste të raportit edhe ato të nxjerra jashtë kontekstit./faktoje
Në konferencën për 30-vjetorin e partneritetit mes Shqipërisë, Këshillit të Europës dhe Komisionit të V...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka pasur një debat me tone të larta në Komisionin e Ligjeve...
Çdo mëngjes, Rustem Bela zgjohet ende pa gdhirë në shtëpinë e tij në fshatin Myç- Has dhe ndërron dy makina p...
Kryedemokrati Sali Berisha, gjatë konferencës së sotme për mediat, ka treguar se ish- kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako menj&eum...
Kryedemokrati Sali Berisha, në një konferencë me gazetarët, është shprehur se në aeroportin e Vlorës po bëhet nj&...
Kyeministri Edi Rama ka deklaruar se përmes teknologjisë dhe inteligjencës artificiale do të krijohen kushte tërësisht t&eu...
Lideri i demokratëve, Sali Berisha, ka thënë për mediat, se jugu i vendit, sipas tij, është trajtuar në mënyrë&nb...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha i pyetur nga gazetarët për kandidaturën e Gjergji Nikës në Vlorë, është sh...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka denoncuar përfshirjen e drejtuesve të lartë të administratës shtet...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë për mediat, ka folur për shkatërrimin e Lagunës së Na...