Zbardhet plagosja me thikë në Tiranë, identifikohet autori
Policia ka dalë me një reagim zyrtar lidhur me ngjarjen e regjistruar pasditen e kësaj të premte në Tiranë, ku u plagos me thik&...
Policia ka dalë me një reagim zyrtar lidhur me ngjarjen e regjistruar pasditen e kësaj të premte në Tiranë, ku u plagos me thik&...
Armando Broja është i hapur për transferimin te Kaljari. Gazetari Xhanluka Di Marcio tregon se tashmë do të negociohet me Bërnli...
Plagoset me thikë një person në Tiranë. Mësohet se i plagosur ka mbetur shtetasi i identifikuar si Dritan Aga. Ngjarja ka ndodhur n&...
Në Shqipëri numri i fëmijëve po bie ndjeshëm, ndërsa investimet në arsim dhe mbrojtje sociale mbeten dukshëm më t...
Federata e Futbollit e Iranit ka paraqitur një ankesë zyrtare në FIFA, duke ngritur shqetësime serioze mbi kufizimet e udhëtimit q&eu...
Janë publikuar rezultatet e provimit të Gjuhës Shqipe dhe Lehtësisë për Maturën 2026. Sipas njoftimit, maturantët tas...
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka ndryshuar masën e sigurisë për Ilir Selmanin, i akuzuar si n...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka mbërritur në Gjykatën Administrative për seancën ku do të shqyrtohet padia e tij k...
Shqipëria ka koston më të lartë të internetit nga rrjetet celulare, në raport me të ardhurat, në rajonin e Ballkanit P...
Ilir Meta ka reaguar në lidhje me gjyqin që po zhvillohet ndaj tij dhe bashkëshortes Monika Kryemadhi. Me anë të një postimi n&...
Dorian Teliti deklaroi se rritja ekonomike në Shqipëri është vetëm statistikore dhe përfiton një pakicë e lidhur me pushtetin, ndërsa shumica e qytetarëve përballet me rënie të fuqisë blerëse, taksa të larta, korrupsion dhe mungesë mbështetjeje për prodhimin vendas.
Kreu i Këshilltarëve të PD-së në Bashki, Dorian Teliti theksoi se ekonomia shqiptare ndodhet përballë një deformimi të thellë, ku rritja ekonomike e propaganduar nga qeveria është thjesht statistikore dhe nuk përkthehet në mirëqenie për qytetarët.
Teliti: Ekonomia shqiptare nuk po kalon ditë të mira, përkundrazi, u bënë vite tashmë që ekonomia shqiptare, në vitet e saj më të mira, ka qenë vend qendro. Ndërsa në ditët e saj të këqija ka bërë hapa mbrapa. Sepse nuk ka rëndësi të kesh një rritje ekonomike plus 2 apo 3%, siç kanë qenë këto vitet, 2, 3, 4%. Më e rëndësishme është si kjo rritje ekonomike shpërndahet te shtresat e shoqërisë. Pra, thënë ndryshe, a është rritja ekonomike thjesht rritje statistikore, në shifra, apo një rritje e cila preket nga të gjithë qytetarët, kudo qofshin ata, në qytet apo fshat, në veri apo në jug, në lindje apo në perëndim? Është një rritje që preket nga sipërmarrjet shqiptare? Apo njëri ka fituar dhe 100 të tjerë kanë humbur nga ana tjetër?
Realiteti shqiptar ka treguar gjatë këtyre 12-13 viteve të fundit se një grusht i vogël njerëzish, individësh, sipërmarrësish, ka fituar në mënyrë marramendëse, ndërkohë që mbi 95-96% e popullatës, sipas statistikave, realisht kanë humbur. Kush ka humbur? Ka humbur rinia, ndaj është larguar. Kanë humbur pensionistët, që janë 720.000 pensionistë, të cilët kanë pensione sot me fuqi reale blerëse më të ulët se 13 vite më parë. Është rritur pensioni me 30-40.000 ALL, por ndërkohë çmimet janë rritur shumë më tepër, gjë që bën që ata të blejnë më pak se ç’blenin 13 vite më parë. Dhe këto janë statistikat vetë zyrtare të qeverisë shqiptare.
Ka humbur sipërmarrja shqiptare, e cila vuan taksat më të larta në rajon prej 13 vitesh. Nuk kemi më atë primatin e taksave më të ulëta. Përkundrazi, nga 1 janari 2014, shteti shqiptar, qeveria shqiptare vendosi taksat më të larta në rajon dhe është krenare për këtë gjë.
Po korrupsioni? Ai taksidari që të vjen te dera. Doli para ca ditësh raporti i Transparency International, i cili flet për perceptimin e korrupsionit, sipas tyre. Po ne korrupsionin e shohim dhe e prekim përditë. Ke rastin Balluku. Ke rastin e ministrave të tjerë. Ke gjithë atë kupolë të qeverisë shqiptare dhe drejtorëve, të cilët janë të akuzuar apo të arrestuar. Ata flasin për perceptimin dhe bëjnë vlerësim perceptimi. Ndërsa shqiptarët e prekin dita-ditës se ç’do të thotë të kesh korrupsionin brenda shtëpisë tënde, pra ambientit, jetesës, komunitetit ku ti jeton.
Jo më kot mungojnë ilaçet nëpër spitale, jo më kot kemi ende qytete pa shkolla, pa kopshte e çerdhe. Jo më kot nuk ka më ambiente publike, sepse janë dhënë një grushti njerëzish për t’i betonizuar ato. Jo më kot sot kemi një ekonomi e cila nga ana statistikore mund të jetë plus 2, 3, 4%, por nga ana e prekshmërisë për qytetarët është hiç gjë.
E thënë ndryshe, nëse janë 10 veta dhe kemi 10 kokrra vezë, rritja ekonomike shqiptare e di cila është? Të 10 kokrrat i ka marrë një person i vetëm. Po nëntë të tjerët? Nëntë të tjerët kanë mbetur pa asgjë, as lëvozhgat, vetëm mbeturinat e lëvozhgave. Pra kjo është rritja ekonomike e Shqipërisë? Që ka përfituar një grusht i vogël njerëzish, ndërkohë që pjesa dërrmuese e shqiptarëve ka humbur dhe pjesa dërrmuese e bizneseve ka vuajtur apo ka falimentuar.
Mbani mend çfarë ndodhi vitin e parvjet: euro, narko-euro, e ka shkatërruar praktikisht sektorin e prodhimit. Ku janë ato fasonët që njëherë e një kohë ishin një farë zgjidhjeje e pjesshme e problematikës së varfërisë? Tre të katërtat prej tyre kanë falimentuar. Hapni statistikat e vetë INSTAT-it. Çfarë thotë? Dy sektorë prodhues ka Shqipëria: bujqësinë dhe industrinë përpunuese. Të dyja, prej vitit 2022, janë në recesion.
Diskutohen këto gjëra nga kryeministri, nga ministrat? Mund të mbahet në këmbë një ekonomi që nuk prodhon? Mund të mbahet në këmbë një ekonomi që nuk krijon vlerë të shtuar? Çfarë ekonomie kemi ne? Ekonominë e importit? Që e kemi thënë dhe stërthënë se sot, fatkeqësisht prej vitesh, konsumojmë qumësht nga Serbia, patate nga Kosova, djathë nga Greqia, perime nga Maqedonia e Veriut. Ndërkohë që të gjitha këto janë produkte që toka jonë, blegtoria jonë dhe bujku ynë mund t’i prodhojnë shumë mirë.
Fakti që i kemi braktisur dhe i kemi goditur me politika nga më të ndryshmet, na ka sjellë në këtë situatë: një rritje ekonomike statistikore që preket nga një grusht njerëzish. Duke iu ndalur raportit, ulen shpenzimet për veshje dhe mobilim. Po të shohësh strukturën e publikuar nga INSTAT për buxhetin e familjes, afërsisht 80% e buxhetit shkon për gjërat bazike: ushqim, veshëmbathje, pije, arsim, shëndetësi. 80%. Më thoni një vend të Europës ku 80% e buxhetit familjar shkon për produktet bazë të jetesës.
Si është e mundur që gjatë 13 viteve, struktura e buxhetit të familjes shqiptare nuk ka ndryshuar? A quhen këto 13 vite të humbura? Apo 13 vite mbrapa? Ndërkohë që vendet e rajonit kanë ecur përpara. Sepse ne nuk jemi ekonomi e mbyllur, jemi ekonomi e hapur. Nëse ne qëndrojmë në vend dhe të tjerët ecin, do të thotë që kemi bërë hapa mbrapa.
Problematika vjen në shtim e sipër. Nuk ka adresim të saj. Na flitet për çdo gjë, përveç halleve të njerëzve. Për humor, për tallava, për të mbrojtur ata që kanë shkaktuar këto problematika, po. Kur vjen puna te bukën në tavolinë, varfëria që është mbi 40%, arsimi që është i fundit në rajon, shëndetësia që kërkon mik apo para, aty heshtje.
Këto janë problematikat që duhet të diskutohen. Fatkeqësisht kemi një qeverisje që shikon vetëm interesat e saj dhe mbrojtjen e rrethit të ngushtë. Edhe kur prokuroria kërkon të kundërtën. Sa i përket Transparency International, makiazhi politik ekziston kudo, por ky nuk është makiazh, është suvatim. Shtresa të tëra për të fshehur një realitet të hidhur që e prekim çdo ditë. Të jesh mbrapa Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi, kur 10-12 vite më parë ishe para tyre, është e papranueshme.
Korrupsioni ka ekzistuar gjithmonë, por jo në këto nivele. Sot kemi nivele 100%, si rasti i dy urave pas tunelit të Llogarasë. 30-40% si rasti i tunelit të Llogarasë. Dhe korrupsione të tjera në nivele marramendëse, që u kushtojnë shqiptarëve jetën, shëndetin dhe të ardhmen e tyre.
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë për mediat foli për protestën e 10 shkurtit të organizuar ...
Kreu i PD Sali Berisha në konferencën e mbajtur këtë të premte për mediat, tha se refuzimi i kryeministrit Edi Rama në Konf...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha komenton shfaqen e parë publike të kryeministrit Edi Rama me Dashnor Sulën, ky i fundit i zgjedhur në ...
Në aktivitetin e përbashkët, ku ishte dhe kryeinspektori Dashnor Sula, në tone humore, Rama drejtuar Dashnor Sulës tha se “tani...
Kryeministri Edi Rama, Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj kanë marrë pjesë në aktivitetin me Kryeinspektor...
Menjëherë sapo doli nga një takim me krerë të institucioneve të sistemit të drejtësisë të enjten, kryeminist...
Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka folur për reformën e re territoriale, duke thënë se sot nuk bëhet fj...
Gazetarja Ola Xama foli për konfliktin mes aksionerëve të aeroportit të Vlorës, që po pengon vënien në punë të...
Analisti Fatos Lubonja, duke folur për protestën e 10 shkurtit u shpreh se protesta duhet të kishte tjetër dinamikë, referuar kauzave p...
Shqipëria emëroi atë që e quajti ministren e parë të inteligjencës artificiale në botë vitin e kaluar. Do...