ervin salianji
FIER- Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka reaguar nga burgu i Fierit lidhur me përplasjet dhe tensionet e krijuara në parlament.
Salianji përmes një letre dërguar avokatëve të tij ditën e sotme shprehet se sot mazhoranca po përpiqet të sillet si viktima, ashtu siç sipas tij "vjedhin dhe përgjegjësin e mbajnë denoncuesit".
Ai shprehet më tej se dhuna dhe brutateliteti më i madh është eleminimi i kundërshtarit politik duke asgjësuar dhe nënshtruar institucionet. Salianji thekson se opozita po mbrohet dhe po mbron demokracinë dhe interesin publik.
LETRA E PLOTË:
Shfaqja e agresorëve si viktima, e dhunuesve si të dhunuar, e abuzuesve si të prekur nga prekja e pronës publike është hipokrizi neveritëse.
Njësoj siç vjedhin dhe përgjegjësine e mbajnë denoncuesit, siç shkretojnë dhe shkatërrojnë, siç e ndajnë Shqipërinë si plaçkë lufte për bandat dhe mes bandave, siç përndjekin administratën, shkatërrojnë meritokracine, sot po përpiqen të sillen si viktima.
Dhuna dhe brutaliteti më i madh është eleminimi i kundërshtarit politik duke asgjësuar dhe nënshtruar institucionet. Duke përdorur institucionet, si komisionet e partisë, për të fshikulluar dhe hequr lirinë dhe asgjesuar të drejtat.
Krimi më i madh është shkatërrimi i demokracisë, shtetit të së drejtës dhe sundimit të ligjit. Pas vrasjes, burgosja politike është forma më e rëndë dhe më brutale e dhunës. Opozita po mbrohet dhe po mbron demokracinë dhe interesin publik.
Ashtu si në seancën e 30 shtatorit edhe seanca e sotme ka zgjatur jo më shumë se 30 minuta dhe është shoqëruar me tensione dhe kaos para nisjes. Deputetët e Opozitës të përjashtuar nga Sekretariati i Etikës kanë mbërritur ditën e sotme në Kuvend duke tentuar që të hyjnë në sallë. Por nuk janë lejuar nga garda, duke krijuar një skenë kaosi para parlamentit. Mes kaosit të krijuar ka pasur dhe përplasje fizike mes deputetëve opozitarë dhe atyre të maxhorancës, të cilët nuk janë lejuar në hyjnë në Kuvend. Ndërkohë socialistët vetëm me votat e tyre kanë miratuar projektligjet e projektuar për ditën e sotme.
tensionet ne kuvend ervin salianji
Artikuj te sugjeruar
r.ll
POLITIKE
3 Tetor15:52
Çështja "Ish-kompleksi Partizani"/ Gjykata e Lartë refuzon rekursin e Jamarbër Malltezit
jamarber malltezi
TIRANË- Gjykata e Lartë ka refuzuar rekursin e Jamarbër Malltezit për çështjen e privatizimit të is...
r.ll
POLITIKE
3 Tetor15:51
Gjykata e Lartë i bashkohet SPAK, ILD dhe Gjykatës Kushtetuese, nuk merr pjesë në Komisionin Antikorrupsion të PS
gjykata e larte
TIRANË- Pas Prokurorisë së Posaçme, Gjykatës Kushtetuese dhe Insitucionit të Lartë të Drejtë...
E.D
POLITIKE
3 Tetor13:43
Pas tensioneve në Kuvend/ Spiropali vizitë në Presidencë, ja çfarë u diskutua
TIRANË- Kryeparlamentarja Elisa Spiropali pas tensioneve në dy seancat e fundit në Kuvend ka shkuar në Presidencë. Gjithashtu Spiropa...
M.B.
POLITIKE
3 Tetor13:34
Dosja e Sterilizimit/ Shtyhet seanca, me kërkesë të Beqajt, prokurorët lexojnë çdo rresht në material
TIRANA- Është shtyrë pas 4 orësh për herë të tretë seanca paraprake për dosjen e sterilizimit. Bëhet me...
I.A
POLITIKE
3 Tetor12:43
Propagndë me të vdekur/ Niko Peleshi premton rritje pensioni. Ilir Vrenozi: Stavri ka vdekur
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Niko Peleshi dy ditë më parë, në Ditën Botërore e të Moshua...
I.A
POLITIKE
3 Tetor12:25
Jo vetëm SPAK dhe GJK-ja, ILD refuzon pjesëmarrjen në Komisionin Anti-Korrupsion
TIRANË- Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë ka refuzuar pjesëmarrjen në Komisionin Anti-Korrupsion të drejtuar nga...
M.B.
POLITIKE
3 Tetor11:42
Djegia e manekinëve me fotot e vëllezërve Rama e Xhafaj, ekspertët e kriminalistikës mbërrijnë para Kuvendit
TIRANA- Menjëherë pas përfundimit të aksionit opozitar para Kuvendit, ku pati kaos, specialistët kriminalistë së Polic...
I.A
POLITIKE
3 Tetor11:40
Pas Gjykatës Kushtetuese, SPAK nuk pranon të marrë pjesë në komisionin Anti-Korrupsion
TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka refuzuar ftesën për të marrë pjesë...
I.A
POLITIKE
3 Tetor11:25
Probleme me hernien/ Kryeministri Rama i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale
TIRANË- Kryeministri Edi Rama i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale ditën e sotme në Qendrën Spitalo...
M.B.
POLITIKE
3 Tetor11:06
Opozita u la jashtë Parlamentit, Balla: Kush mendon se kjo situatë është për një vendim gjykate e ka gabim
TIRANA- Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, u shpreh jashtë Parlamentit se opozita po krijon kaos me q...