Dita e 14-të e protestave studentore, qytetarët dhe të rinjtë mblidhen masivisht para Ministrisë së Arsimit
Protestat studentore në Shqipëri kanë hyrë sot në ditën e 14-të radhazi, ndërsa një numër i madh të rinjs...
Protestat studentore në Shqipëri kanë hyrë sot në ditën e 14-të radhazi, ndërsa një numër i madh të rinjs...
Deputetja demokrate Ina Zhupa ka reaguar ndaj qëndrimit të Edi Ramës për rastin e Erjon Vishkullit, duke e akuzuar për degradimin e s...
Një i ri protestues, i sapodiplomuar në Fakultetin e Drejtësisë, i ka dërguar një mesazh të drejtpërdrejtë kryemi...
Momente tensioni janë regjistruar në Aeroportin Ndërkombëtar të Birminghamit, në Britaninë e Madhe, pasi një avion pasag...
Sali Berisha deklaron se Belinda Balluku duhet të ishte prapa hekurave dhe jo të ecte e lirë. Në një komunikim me gazetarët, kre...
Policia e Shtetit ka nxjerrë një shkresë urgjente drejtuar komisariateve të Tiranës, ku kërkon marrjen e një sërë...
Detaje të reja janë mësuar në lidhje me ngjarjen në Roskovec, ku Besmir Mustaj ka qëlluar me armë zjarri në portë...
Kreu i PD Sali Berisha nga selia blu ditën e sotme ka dënuar dhunën policore në protestat e studentëve, sidomos dy ditë më ...
Elisa Spiropali ka reaguar pas zgjedhjeve në Serbi, ku Lista e Studentëve fitoi përballë Alexandar Vuçiç. Deputetja sociali...
Gjykata Penale ka vendosur lirimin e tre protestuesve të ndaluar gjatë protestave studentore, të cilat vijojnë prej dy javësh në...

Besnik Dervishi, drejtues i departamentit të infrastruktur në PD, në një deklaratë për media u shpreh se çarjet dhe krisjet e shfaqura në Tunelin e Murrizit, vetëm pak muaj pas hapjes së tij me nxitim elektoral, janë prova alarmante të një vepre të ndërtuar jashtë çdo standardi teknik dhe sigurie.
Ai theksoi se ky tunel, i promovuar me propagandë dhe ceremoni festive përpara zgjedhjeve, sot përbën rrezik serioz për jetën e qytetarëve dhe simbolizon dështimin e rëndë të modelit qeverisës që sakrifikon sigurinë publike për interesa politike dhe financiare.
Sipas Dervishit, paralajmërimet profesionale të bëra prej kohësh nga inxhinierë dhe ekspertë të Partisë Demokratike janë injoruar në mënyrë të qëllimshme, ndërsa faktet tashmë janë të dukshme dhe të pakundërshtueshme.
Tuneli i Murrizit është hapur i papërfunduar, i pakolauduar dhe pa u dorëzuar zyrtarisht, duke ekspozuar qytetarët ndaj një rreziku të papranueshëm dhe duke nxjerrë në pah një skemë korruptive të ndërtimit të infrastrukturës publike në Shqipëri.
Deklarata e plotë
Tuneli i Murrizit, i cili u hap për qytetarët pak përpara zgjedhjeve të vitit 2025, me nxitim elektoral, propagandë dhe ceremoni festive, sot, pa kaluar as një vit nga hapja e tij, ka pësuar krisje dhe çarje, duke rikonfirmuar në mënyrën më kriminale se kemi të bëjmë me një vepër të realizuar jashtë standardeve teknike dhe atyre të sigurisë.
Kjo që ka ndodhur nuk ishte e paparashikueshme, pasi këmbanat e alarmit kanë rënë shumë më herët, si gjatë ndërtimit të tunelit ashtu edhe pas hapjes së tij, kur inxhinierët e Departamentit të Infrastrukturës në Partinë Demokratike kanë deklaruar se kjo rrugë, dhe ky tunel në veçanti, ishte jashtë standardit dhe përbënte rrezik serioz për jetën e qytetarëve.
Ky alarm profesional u injorua.
Sot, faktet janë mbi tokë: Tuneli rrezikon të shembet.
Deputetët e Partisë Demokratike i janë drejtuar zyrtarisht Autoritetit Rrugor Shqiptar për informacion mbi Rrugën e Arbërit dhe përgjigjja zyrtare ka qenë:
“Tuneli i Murrizit, pjesë e segmentit nr. 3 të territorit të Rrugës së Arbërit, është segment që nuk është dorëzuar ende pranë ARRSH për ndjekjen e procedurave të kolaudimit.”
Pra, Tuneli i Murrizit dhe Rruga e Arbërit janë hapur për përdoruesit e rrugës të papërfunduara, të pakolauduara dhe të pamarra në dorëzim.
Ndërtimi i Rrugës së Arbërit, me gjatësi prej 74 km, ka nisur në vitin 2005, me një studim fizibiliteti të kryer para vitit 2005, dhe deri në vitin 2013 kanë qenë të përfunduara plotësisht 25 km të saj, ndërsa 15 km të tjera ishin të përfunduara në masën 80%.
Projekti për përfundimin e saj parashikonte një kosto totale prej 170 milionë euro.
Pas vitit 2013, punimet u ndërprenë, pasi ndërtimi i rrugës duhej të jepej me PPP, ku përfituesi i PPP-së kishte detyrimin që:
të hartonte projektin përfundimtar;
të realizonte punimet e përmirësimit, ndërtimit, operimit dhe mirëmbajtjes sipas projektit të zbatimit;
të siguronte financimin për zbatimin e projektit.
Ndërtimi i kësaj rruge, kontrata e së cilës parashikonte përfundimin e saj “me çelësa në dorë” me një vlerë prej 267 milionë euro, me shtesat e realizuara ndër vite, u kushtoi qytetarëve shqiptarë 450 milionë euro.
Përfituesi i PPP-së është i njëjti subjekt që realizoi edhe tunelin e dështuar dhe famëkeq të Llogarasë.
Përse dy tunele strategjike, të ndërtuara nga i njëjti oligark i lidhur me qeverinë, çahen, dështojnë dhe rrezikojnë jetën e qytetarëve?
Kjo nuk është rastësi.
Kjo është një skemë e mirëorganizuar për vjedhje dhe e keqorganizuar për qytetarët.
Prandaj deklarojmë qartë:
Tuneli i Murrizit nuk është një incident teknik, por pasojë e:
procedurave korruptive;
PPP-ve të sajuara për oligarkë;
mungesës së kontrollit shtetëror mbi paratë e buxhetit të shtetit;
kapjes së shtetit nga interesa private.
Është pasqyra e një modeli qeverisjeje që ndërton për fushatë dhe shemb për qytetarët.
Për këtë model duhet përgjegjësi politike dhe penale, jo justifikime të ricikluara dhe fajësim i së shkuarës.
Ju faleminderit!
Ligjvënësi democrat Belind Këlliçi ka reaguar pas takimit që kryeministri Edi Rama pati me fermerët në Divjakë, pas ...
Ministri i Drejtësisë Besfort Lamallari, në një konferencë për shtyp, u pyet lidhur me imunitetin e zëvendëskryeminist...
Zëdhënësja e Antikorrupsionit në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli, në një deklaratë për mediat ka ngritur akuz...
Nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj, zhvilloi një takim me Clarisse Pasztory, Zëvendës Ambasadore e OSBE-së në Tiranë,...
Kryeministri Edi Rama, në një takim me fermerët në Divjakë, foli edhe për përmbytjet në Shqipëri të cilat sh...
Një qytetar ka ndërhyrë gjatë takimit të kryeministrit Rama në Divjakë. Ai ka theksuar se fermerët janë shtresa m...
“Të gjitha institucionet të mbështesin punën e SPAK”. Kështu u shpreh raportuesi i Parlamentit Europian për Shqipë...
Kryeministri Edi Rama në takimin me fermerët, tha se përveç buxhetit të shtetit si burim financimi, fermerët duhet të fil...
Raportuesi i Përhershëm i Parlamentit Evropian për Shqipërinë, Andreas Schieder, ka dhënë një mesazh të qartë...
Sali Berisha ka thirrur këtë të premte në seli aleatët e Partisë Demokratike. Mësohet se mbledhja do të zhvillo...