Përgjimet telefonike dhe sms-të në aplikacione komunikimi pak ditë para zgjedhjeve, si dhe gjatë datës 14 maj, ditë kur qytetarët po votonin, kanë mjaftuar për SPAK-un për të arrestuar Klodian Kapedanin. Ndaj 39-vjeçarit nuk ka pasur asnjë kallëzim nga qytetarë apo subjekte politike, por ai ka dalë nga bisedat telefonike të disa personave të tjerë që janë nën hetim nga SPAK, por për vepra të tjera penale që nuk lidhen me shit-blerje votash.
Në këto biseda nuk janë përmendur shuma parash se sa Klodian Kapedani do u jepte qytetarëve që kontaktonte, por u linte vendin e takimit për t’u dhënë paratë.
Kapedani ka mbështetur kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Fisnik Qosja, i cili u shpall fitues përballë ish-kryebashkiakut dhe kandidatit socialist, Redjan Krali.
Rastet e personave nën hetim dhe të arrestuar për shit-blerje votash kanë qenë të shumta para zgjedhjeve lokale të 14 majit.
Më flagranti ishte arrestimi i Fredi Belerit dhe bashkëpunëtorit të tij të dyshuar, Pandeli Kokaveshi.
Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës u arrestua 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit, pas një hetimi të nisur nga Prokuroria e Vlorës në 8 maj, me dyshimet se shtabi elektoral i kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” po shpërndante para në këmbim të votave.
Beleri ka mohuar akuzat dhe e ka konsideruar hetimin ndaj tij sulm politik. Për arrestimin e tij ka reaguar disa herë Athina zyrtare, por Tirana ka reaguar, duke theksuar se në Shqipëri për raste të tilla vendos drejtësia e pavarur.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
10 Qershor11:16
Reagimi - Kurti tallet me Ramën: Kemi shumë ndërmjetësues, presim mbështetje
Qeveria e Kosovës i është përgjigjur propozimit të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për draft-statutin...
POLITIKE
10 Qershor09:15
Ambasadorët e emëruar marrin kritika për anësinë politike për mungesë të karrierës diplomatike
Komisioni i Politikës së Jashtme në Kuvend nisi të premten seancat dëgjimore me kandidatët për ambasadorë të prop...
POLITIKE
9 Qershor15:00
“S’ka vend në PD”,Alibeaj-Berishës:Të largohet i braktisur me atë fije dinjiteti nëse ka
Enkelejd Alibeaj ka reaguar ndaj deklaratave të Sali Berishës, i cili gjatë konferëncës me gazetarët ditën e sotme tha se d...
POLITIKE
9 Qershor13:58
Situata në PD, Berisha u hap derën deputetëve anti-Basha: I ftoj të diskutojmë!
Nga konferenca e përjavshme me gazetarët ku u shtruan për diskutim zhvillimet e fundit politike në kampin opozitar, ku militantët e L...
POLITIKE
9 Qershor11:05
Alqi Bllako ndan qelinë me Vangjush Dakon
Një ditë pas transferimit të tij në ambientet e paraburgimit të qytetit të Durrës, ish-kryebashkiaku Vangjush Dako do t&eum...
POLITIKE
9 Qershor10:21
Ironia e Lubonjës: Kryetarin e PD-së mund ta vendosë Rama
Shkrimtari dhe publicisti Fatos Lubonja ka komentuar situatën në Partinë Demokratike. Ai u shpreh se ndarja e partisë në 3 pjesë...
POLITIKE
9 Qershor10:18
Konferenca e shtypit / Pse manipuloi Rama me asocacionin
Kryeministri Rama ka mbajtur sot një konferencë për shtyp duke i dhënë vetes rolin e një lideri rajonal që i ka propozuar p...
POLITIKE
8 Qershor20:00
Shkeljet e ligjit nga Vangjush Dako janë të dukshme nga satelitët në hapësirë
Të emëruar nga ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako të përllogarisnin kostot për të bërë projektin e zbati...
POLITIKE
8 Qershor19:00
The Economist: Shqipëria nuk është më shakaja e keqe e Ballkanit
SHBA- Për një kohë të gjatë, pjesa më grindavece e Evropës, rajoni i Ballkanit Perëndimor mund të ketë nj&eu...
POLITIKE
8 Qershor13:37
Reagimi - Gazetari i njohur kosovar: Edi Rama të shpallet non-grata në Kosovë
Pas deklaratave të kreut të qeverisë shqiptare se ka bërë një propozim për asociacionin e komunave ku ka popullsi serbe n&e...