VIDEO/ Protesta e dhunshme, policia shpërndahet në disa zona të Tiranës, shoqërohen disa persona
Policia është shpërndarë në disa zona të kryeqytetit dhe ka nisur shoqërimin e disa personave, pas tensioneve dhe incidente...
Policia është shpërndarë në disa zona të kryeqytetit dhe ka nisur shoqërimin e disa personave, pas tensioneve dhe incidente...
Një incident është regjistruar në zonën pas stadiumit "Dinamo" në Tiranë, gjatë një aksioni të forcave "Shqi...
Policia ka ndërhyrë në lulishten pranë stadiumit “Selman Stërmasi”, duke nisur shoqërimet e protestuesve. Gjat&...
Prej orës 14:30 të kësaj të shtune (24 tetor) vijon përleshja mes protestuesve dhe policisë në rrugët e Tiranës. S...
Një pedagoge universitare pretendon se është goditur me plumb gome nga policia gjatë protestës së sotme në Tiranë, tek...
Protestuesit i kanë vënë flakën një prej hyrjeve të godinës së Ministrisë së Bujqësisë në Tiran...
Protestuesit janë shpërndarë pas hedhjes së ujit te Bulevardi. Protestuesit janë ‘strehuar’ te Parku ‘Rinia’...
Situata e protestës në Tiranë është tensionuar sërish, teksa një grup të rinjsh kanë djegur disa kazanë mbet...
Studentët e mbledhur në protestën para Ministrisë së Arsimit kanë përcjellë mesazhe të forta, duke kërkuar l...
Ashtu siç pritej, me të mbërritur te kryeministria, ka nisur përplasja mes policisë dhe protestuesve. Kanë qenë kë...
Deputeti Belind Këlliçi tha para protestuese se ky aksion politik do të çojë në përgjegjësi ligjore kryeministrin Edi Rama dhe ministra të kabinetit të tij, duke parashikuar një fat të ngjashëm me atë të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
Këlliçi paralajmëroi se ajo që ai e quajti “media e regjimit” do të tentojë të helmojë opinionin publik mbi organizimin dhe mesazhet e protestës. Megjithatë, ai shprehu bindjen se kjo nismë do t'ia dalë, duke sjellë në vëmendje dy raste të mëparshme.
Belind Këlliçi: Të nderuar qytetarë, mirëmbrëma! Të rinj, të reja, qytetarë, demokratë, qëndrestarë që keni ardhur sot në këtë foltore të parë parlamentaro-qytetare, e cila për një minutë do të duhet të marrë një shpjegim për të gjithë ata që na ndjekin, që janë këtu, por ata që sonte në mbrëmje, duke filluar nga orët e vona të natës, do të helmohen në mënyrë permanente nga mediat e regjimit për organizimin, për pjesëmarrjen, për njerëzit, për mesazhet e shumë e shumë çështje të tjera. Arsyeja pse kjo foltore do t'ia dalë është se kemi dy precedentë.
Mos harroni, foltoren e parë në shtator të vitit 2021, kur Shqipëria kërcënohej të lihej pa opozitë. Ishte një foltore e parë e drejtuar nga doktor Berisha që riktheu shpresën në Partinë Demokratike dhe ia doli të shpëtojë opozitën vetëm brenda tre muajsh. Ishte një foltore që nisi me 1/100 e njerëzve që janë sot prezent këtu dhe përfundoi në Kuvendin Kombëtar të rithemelimit të Partisë Demokratike në stadiumin kombëtar Air Albania, të mbushur si kurrë më parë.
Dhe ia doli t'i rikthejë shpresën qytetarëve dhe të mbajë në këmbë Partinë Demokratike. Ka një precedent të dytë, të dashur miq. Në 14 maj të vitit 2023, u organizuan zgjedhjet më të pabarabarta që janë mbajtur ndonjëherë në Shqipëri, ku kandidatët e Partisë Demokratike garuan pa fonde, pa mbështetje, pa komisionerë, pa gjysmën e numëruesve, pa minutazh mediatik, pa emrin e kryetarit të tyre në fletën e votimit, dhe morën 500.000 vota. Dhe pak muaj më pas nisi seria e denoncimeve të asaj që ishte kthyer Bashkia e Tiranës të 5D-së. I nisën protestat para Bashkisë Tiranë në prill të vitit 2024.
Për 44 javë, në shi, në diell, më pak se 1/10 e atyre që jemi sonte këtu, kemi protestuar, jemi anatemuar, jemi përbaltur, jemi goditur, na kanë quajtur të shitur, nuk kanë lënë gjë pa shpikur dhe janë të njëjtat media që sulmuan PD-në dhe herën e parë në 2021-shin, e sulmuan prapë në 2023-shin dhe protesta jonë ia doli që për 11 muaj Erjon Veliajn, kreun e 5D-së dhe pronarin faktik të inceneratorit të Tiranës, ta përcillte në burgun e Durrësit.
Ndaj kujdo që ka sot një pikëpyetje, kujdo që mendon se kjo foltore nuk do t'ia arrijë qëllimit, i bëj me dije se përfundimi i këtij aksioni politik do të jetë po njëlloj. Belinda Balluku dhe Edi Rama do të shkojnë te miku i tyre Erjon Veliaj. Sepse ne këtë protestë nuk do ta ndalim, sepse në këtë foltore do të dalin të gjitha ato të vërteta të cilat në dy muaj me radhë në parlament na janë mohuar.
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha paralajmëroi rinisjen e foltores 2 në të gjithë Shqipërisë, kësaj here sipas ti...
Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha, duke folur mbrëmjen e sotme në protestën qytetare inauguroi at&eu...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në fjalën e tij para protestuesve para Kryeministrisë, akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe ministren ...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është nisur drejt Bulevardit Dëshmorët e Kombit, për t’iu bashkuar protestuesve t...
Kryetari i PD, Sali Berisha, pak minuta para nisjes së protestës së lajmëruar në orën 18:00, përmes një mesa...
Zv. presidentja e PL, Erisa Xhixho, u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës së opozitës ditën e ...
Kreu i opozitës, Sali Berisha, deklaroi se 21 janari ka qenë protesta më e dhunshme në historinë e vendit. Berisha theksoi se nuk &eu...
Kreu i opozitës Sali Berisha mbajti sot një konferencë me gazetarët ku foli dhe për protestën që do të mbahet ditë...
Në një konferencë për shtyp kreu i grupit parlamentar të PD-së ironizoi deklaratat e Ballës dhe i drejtoi deputetit sociali...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka kritikuar sot ashpër mazhorancën në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëv...