Goditi me grusht në bark qytetarin, Skender Hita pezullon nga detyra efektivin e “Shqiponjave”
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skender Hita, ka reaguar pas publikimit të një videoje ku shfaqet një punonj...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skender Hita, ka reaguar pas publikimit të një videoje ku shfaqet një punonj...
Një tjetër aksident është shënuar sot në lagjen “18 Shtatori” në Gjirokastër. Një automjet ka dal&eum...
Gazetari i News24, Osman Stafa, është kërcënuar me vdekje përmes një mesazhi të dërguar në llogarinë e tij n...
Kreu i partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar deklaratat bombë të ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj se qeveria Rama b&e...
Policia e Fierit ka vënë në pranga, dajën e deputetes së PS, Zegjine Çaushi, pasi Bledar Bakaj dyshohet se plagosi me drap&eum...
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti u ka bërë thirrje deputetëve dhe drejtuesve politikë që të përmbyllin procesin p&eu...
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Bradashesh, ku një 18-vjeçar ka përpla...
Protestat kundër Edi Ramës kanë vazhduar për 106 ditë me radhë. Ndërkohë protesta e të shtunës shënoi n...
Tensione në protestën që u mbajt mëngjesin e sotëm në disa pika të Tiranës, nga sheshi Skënderbej, rruga e Durr&e...
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka paralajmëruar qytetarët për protesta të mëdha q...

Deputetja e PL, Erisa Xhixho teksa ka uruar nxënësit dhe mësuesit për vitin e ri shkollor, u shoreh se ky vit nis sërish me problematika të vjetra,
Në deklaratën për media, Xhixho tha se Shqipëria humbi rreth 5,900 nxënës, ose rreth 4% të nxënësve.
Sipas saj, rënia progresive e numrit të nxënësve gjatë dekadës së fundit i ka boshatisur shkollat, sidomos ato të periferive dhe fshatrave, me një humbje të më shumë se 112 mijë nxënësve në 10 vjet.
‘Pas një dekade pushtet, shqiptarët nuk kanë më nevojë për slogane, inaugurime fasadash apo projekte të emërtuara në anglisht. Kanë nevojë për shkolla, mësues, kapacitete,kurrikula qe I afrohen tregut te punes, siguri dhe mbi të gjitha, për një arsim që u jep fëmijëve të tyre dijen dhe mundësinë për të ardhmen’, u shpreh ndër të tjera Xhixho.
Deklarata e deputetes së PL, Erisa Xhixho
Dua ta nis këtë komunikim me një urim për të gjithë nxënësit e sistemit parauniversitar që fillojnë vitin e ri shkollor. Një urim të veçantë për mijëra vogëlushë që ulen për herë të parë në bankat e shkollës dhe një vlerësim e mirënjohje për mijëra mësues që nisin një vit të ri sfidash.
Por ky vit i ri shkollor nis me problematikat e vjetra.
E re është vetëm propaganda e Ministrisë së Arsimit.
Një tjetër vit me tkurrje të numrit të nxënësve, me shkolla që mbyllen, klasa të bashkuara dhe mësim me 2 turne. Në krahasim me vitin e kaluar kemi humbur rreth 5,900 nxënës, ose rreth 4%.
Ndërsa në fshatra numri i pamjaftueshëm i nxënësve mbyll shkolla dhe lë pa punë mësues, në Tiranë nuk ka shkolla të mjaftueshme për fëmijët.
Janë 146 shkolla publike që nuk e përballojnë dot kapacitetin e nxënësve. Zona e Astirit me 70 mije banore vijon sërish pa një shkollë për fëmijët, të cilët edhe këtë vit janë të detyruar të shpërndahen nëpër shkollat e lagjeve të tjera të Tiranës. Për pasojë, prindërit e tyre humbasin orë të tëra në trafik dhe paguajnë më shumë për shkak të naftës që ka shkuar në 230 lekë për litër.
Vetëm dita e parë e shkollës për një fëmijë i kushton rreth 340 mije lek te vjetra që nga canta, veshmbathjet , librat,fletoret etj.. për një fëmijë, imagjononi për 2 fëmijë apo më shumë fëmijë se çfarë kosto e papërballueshme është arsimimi sot për familjet.
Në këtë krizë ekonomike qeveria nuk merr asnjë masë për ti ardhur në ndihmë familjeve me pagat më të ulta në rajon .
Rasti i shkollës “Edith Durham” në Tiranë është një tjetër shembull i premtimit të pambajtur. 4.9 milionë euro investim, por godina e re “Edith Durham” ka më pak klasa se shkolla e vjetër. Nga 45 klasa që kishte më parë, godina e re, pasi detyroi qindra fëmijë të mësonin me turne për dy vjet, sot ka vetëm 40 klasa.
Kjo do të thotë të prishësh një shkollë për të ndërtuar një më të vogël qe vetem ne shqiperi mund te ndodhe.
Si pasojë, një pjesë e nxënësve do të detyrohen të largohen në shkolla të tjera ose do rrisin numrin enxenesve nenklasat ekzistuse për shkak të mungesës së kapaciteteve.
Premtimit se do t’i jepej fund mësimit me turne është mashtrimi prej vitesh që vazhdon.
Një tjetër aferë me të cilën përballen nxënësit këtë vit shkollor janë kamerat inteligjente.
Në 20 ndër shkollat më të frekuentuara në Tiranë dhe Kamëz kanë nisur të instalohen rreth 600 kamera në kuadër të projektit “Smart City” një aferë tjetër korruptive. Pa asnjë konsultim paraprak me prindërit dhe pa një vlerësim specifik të ndikimit të këtij projekti në mbrojtjen e të dhënave personale.
Asnjë informacion i qartë për të dhënat që sistemi mund të mbledhë, mënyrën se si përpunohen dhe ruhen ato, kush mund të ketë akses në to dhe nëse ekzistojnë mekanizma të mjaftueshëm e të pavarur për mbikëqyrjen e kësaj teknologjie.
E gjitha kjo ndodh në një vend ku siguria e të dhënave nuk ka qenë kurrë e garantuar dhe ku, sa herë të dhënat e qytetarëve dalin në shesh, përgjigjja e qeverisë është e gatshme, fajin e kanë iranianët.
Edhe ky vit shkollor nis me më pak nxënës se viti i kaluar. Rënia progresive e numrit të nxënësve gjatë dekadës së fundit i ka boshatisur shkollat, sidomos ato të periferive dhe fshatrave. Kemi humbur më shumë se 112 mijë nxënës në 10 vjet.
Por bashkë me nxënësit kemi humbur edhe cilësinë në arsim.
Rezultatet e fundit të testeve PISA treguan se arsimi ka dështuar. E megjithatë, pavarësisht manupulimeve të qeverisë me shkollat që kanë marrë pjesë në testim dhe numrin e papërmbushur të tyre, Shqipëria mbetet sërish në klasë.
Analfabetizmi funksional mbetet në shifra rekord. Në lexim, 1 në 2 fëmijë nuk e kupton atë që lexon. 50% e nxenesve nuk arrijne dot nivelin baze ne matematike, hasin veshtiresi ne lexim dhe ne zbatimin e njohurive ne shkence.Ne matemtike dhe shkence Shqiperia eshte shume larg mesatares se OECD.
Ky është bilanci i një qeverie që ka prodhuar më shumë propagandë dhe jo arsim cilesor.
Pas një dekade pushtet, shqiptarët nuk kanë më nevojë për slogane, inaugurime fasadash apo projekte të emërtuara në anglisht. Kanë nevojë për shkolla, mësues, kapacitete,kurrikula qe I afrohen tregut te punes, siguri dhe mbi të gjitha, për një arsim që u jep fëmijëve të tyre dijen dhe mundësinë për të ardhmen.
Investimi real dhe jo mashtrimi nis nga buxheti. Aktualisht, buxheti I arsimit eshte vetëm 2.29% të PBB, kur mesatarja europiane është 5%. Meuesit kane pagat me ulta ne Europe sipas OECD.
Arsimi duhet të financohet me të paktën 5% të PBB-së dhe pagat e të gjithë arsimtarëve duhet të dyfishohen, për t’u dhënë atyre dinjitetin, sigurinë dhe vlerësimin që meritojnë. Kjo ka qenë dhe mbetet bindja e Partisë së Lirisë.
Arsimi është per ne, një nga 5 Prioritetet Kombëtare për një Shqipëri më të fortë, më të zhvilluar dhe me 4 milionë shqiptarë plus!
Protestat kundër Edi Ramës kanë vazhduar për 106 ditë me radhë. Ndërkohë protesta e të shtunës shënoi n...
Protestat kundër qeverisë vijojnë edhe këtë të hënë në Tiranë, ndërsa aksioni qytetar shënon dit&e...
Protesta kundër qeverisë vijon në rrugët e Tiranës, teksa qytetarët pjesëmarrës në ditën e 106-të t&eum...
Një qytetare që mori pjesë në protestë ka reaguar ashpër ndaj situatës në vend, duke ngritur shqetësime për ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar në rrjetet sociale një denoncim të ardhur nga një oficer i Policisë s...
Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka reaguar në rrjetet sociale për situatën e furnizimit me ujë në Tiran&e...
Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka ndarë pamje nga takimi i zhvilluar këtë të diele n&eu...
Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me takimi e kryeministrit Rama me qytetarët në Berat u shoqërua me tensione dhe përpl...
Kompania Mabco e Behgjet Pacollit ka akuzuar zyrtarisht qeverinë shqiptare në Gjykatën e Arbitrazhit se po ja merr aeroportin e Vlor&eu...
Takimi i Kryeministrit Edi Rama në Berat lidhur me Reformën Territoriale është shoqëruar me tensione dhe debate të ashpra mes tij ...